Një dhëndër dhe 12 anëtarë të familjes së tij që shkonin krushq kanë mbetur të vdekur në një aksident me autobus në ditën e tij të dasmës.
Ndërkohë katër persona të tjerë mbetën të plagosur në aksidentin ku autobusi me 16 pasagjerë u përplas me një kamion të madh enësh në Quang Nam, Vietnami qendror.
Dhjetë vetë vdiqën në vendin e rrëzimit në Vietnam, ndërsa tre të tjerë duke përfshirë edhe dhëndrin vdiqën rrugës për në spital.
Sky News raporton se grupi po udhëtonte nga provinca Quang Tri drejt shtëpisë së nuses në provincën Binh Dinh gjatë orëve të para në ditën e dasmës së çiftit. Përplasja ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit të së hënës.
Dhjetë prej viktimave mbetën të vdekur menjëherë në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë, duke përfshirë edhe dhëndrin vdiqën rrugës për në spital.
“Të gjitha trupat e viktimave u transportuan në shtëpinë e tyre për varrim. Ne po i trajtojmë disa të lënduar në një spital lokal”, tha policia.
Shoferi i kamionit thuhet se ka pësuar lëndime të lehta në aksident, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë shkakun e përplasjes.
Aksidentet rrugore janë shkaku më i madh i vdekjeve në Vietnam, pasi ligjet e trafikut nuk respektohen dhe infrastruktura rrugore është e prishur, pavarësisht nga përpjekjet për t’i bërë rrugët më të sigurta.
l.h/ dita
