Vdiq dallëndyshja

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci

 

Noli e shpjegonte ndryshe: Kur vdes një plak, digjet një bibliotekë. Po Niko Tyto që vdiq ditën e 29 Nëntorit nuk ishte plak, ishte flutur e dallëndyshe. Prandaj unë si nxënës i tij lajmëroj gazetën Dita, ku Nikua ishte i pranishëm me shkrimet e tij. Por ishte dhe më tepër se kaq, dhe a e dini pse? Ai shpërndante gazetën Dita së bashku të përqafuar me gazetën Malëshova si drejtues i saj.

Kur e pyeta pse e bën këtë veprim, më tha: Më pëlqen shumë stafi i saj dhe përmbajtja, ajo është Dita që prisnim. Nuk dua të përmend gradat që mbante si i dekoruar nga Kuvendi Popullor me urdhrin “Naim Frashëri”, klasi III, po me këtë urdhër si “Mësues i Popullit”, klasi I. Por ai ka bërë dhe monografinë e Sejfulla Malëshovës. Nuk është e paktë dhe puna si folklorist.

Pse themi që vdiq dallëndyshja? Në Durrës vjen një grup xhirimi norvegjez i cili kërkonte ta ndihmoja të xhironte vilën e Zogut tashmë të shkatërruar. Kisha planimetrinë e vilës, kisha pamje dhe i dija përmendësh kthesat. Kur hap çantën për të nxjerrë projektin më rrëshqasin 6-7 libra të Niko Tytos. Proverba të moçme shqiptare. Habiten norvegjezët dhe e lanë projektin. Shikonin librat dhe fjalën Tyto. S’kuptoja çfarë belbëzonin se nuk ua dija gjuhën. U morëm vesh anglisht. Fjala “Tyto” në norvegjisht do të thotë dallëndyshe. I morën të gjitha tekstet në Norvegji pa e njohur Nikon. Prandaj lëçita hyrjen e shkrimit se më vdiq dallëndyshja Niko Tyto. Po di që dallëndyshet nuk kanë varr, ato jetojnë në qiell.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *