Kur Helen Thomas filloi të punonte si korrespondente në Shtëpinë e Bardhë, President i Shteteve të Bashkuara ishte Dëight Eisenhoëer. Për gati 6 dekada, ajo shkroi për gjithshka në Washington DC duke u bërë po aq e famshme sa politikanët më të njohur të kryeqytetit amerikan.
Në fund të fundit, presidentët ndërroheshin, ajo mbetej po aty. 57 vite punoi për United Press International (agjensia e lajmeve UPI), ndërsa në vitet e fundit për gazetat Hearst.
Kushdo që ka ndjekur rregullisht konferencat për median të presidentëve amerikanë e ka vënë re se Helen Thomas ulej gjithmonë në rreshtin e parë, një vend që nuk guxonte t’ia zinte më njeri dhe në shumicën e rasteve, korrespondentët e tjerë ia linin asaj pyetjen e parë. Në fund të fundit, sa 80 e ca vjeçare punonin ende si gazetare dhe e kishin filluar mbulimin në Shtëpinë e Bardhë përpara se të gjithë kolegët përreth të kishin ardhur në këtë jetë?
Një nga femrat e para që filloi të mbulonte politikën në SHBA, ajo frymëzoi qindra vajza që të hyjnë në gazetari. E para femër që u bë anëtare e Gridiron Club, klubit më prestigjioz të gazetarëve në SHBA dhe e para Presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ndoshta mund të kishte dalë më herët në pension qetësisht, po këmbëngulja për të vijua edhe në moshë të shkuar pati pasojat e saj. Në moshën 90-vjeçare, dikush e pyeti për çështjen e Palestinës dhe ajo tha se Izraelitët duhet të qërohen jashtë e të kthehen nga kanë ardhur, të shkojnë në shtëpinë e tyre. Kjo përgjigje ishte shokuese. E pyetur se ku duhet të shkojnë, ajo tha, “në Evropë, apo në Amerikë e kudo tjetër”. Pas kësaj dha dorëheqen.
Në fakt, Helen Thomas ishte arabo-amerikane por e krishterë nga feja. Historia e jetës së saj është përshkruar në një libër interesant me anektoda personale e që përshkruan karrierën e saj në gazetari. “Front Roë at the White House: My Life and Times” (Rreshti i parë në Shtëpinë e Bardhë: Jeta dhe kohai me)/illyria
Leave a Comment
