Një shtetas u arrestua nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për marrjen e pasurisë së babait të tij. Në pranga përfundoi shtetasit Abdyl Bahiti, 56-vjeç.
Denoncimi është bërë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, sipas të cilës ky shtetasi në vitin 2012, ka aplikuar pranë ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit me nr.0381014 datë 12.02.2013, ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B, i cili bazuar në certifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur më 22.09.1998”.
Sipas të dhënave të policisë, ky shtetas është ndihmuar edhe nga një ish-hartograf dhe një tipograf privat për të kryer falsifikimin.
Policia arrestoi edhe shtetasit Sali Terziu, 55-vjeç , banues në Librazhd, me detyrë, ish-hatograf pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe Jonuz Bardhoshi, vjeç 63, banues në Prrenjas, me detyrë, topograf privat u arrestuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Bahiti akuzohet për falsifikim dokumentesh. /Dita/

Kta jan trimat e Balles.
Mark……mind te jene edhe te Sales……ku I dihet,se mos kan ndonje dallim.