Identifikohet shqiptari 43 vjeçar shqiptar qe gjeti vdekjen ne Itali, teksa ishte duke punuar me traktor.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari qe humbi jetën është Deli Mertini, i cili vdiq duke punuar me një traktor ne malin Zuccone.
Burri, me origjinë shqiptare dhe banor në Tarsogno, u shtyp nga traktori dhe vdiq nga lëndimet që mori.
Traktori u kthye, duke përfunduar në një kanal ku kishte një pjerrësi të lartë si vend.
Ka qenë gruaja e tij që ka njoftuar policinë, pasi i shoqi nuk kishte shkuar në shtëpi.Më të marrë njoftimin policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Më pas kanë mbërritur dhe njësitë speciale karabinieri.
Trupi i viktimës u transportua me barelë në morg.

