Në rininë time të hershme edhe unë kam shkruar. Por … Jo si këta specialistët e ditëve të sotme që mbushin ekranin dhe faqet e gazetave.
Sot më erdhën në mëndje vargjet e luftëtarit patriot vjershëtorit Sali Butka: “Në moshën e pleqërisë / Më zunë halle të rënda / Për shkakun e Shqipërisë / Që s’u bë si ma desh ënda… Dhe ja: Unë në këtë moshë po them e mendoj si i madhi Sali Butka: “Axheba, a do të kemi ndonjëherë ditë të bardha ne qytetarët e thjeshtë”?
Të çmendurin nuk po e përmend sepse ҫdo njeri me mund e di se kush është. Që të mos e lodh lexuesin po i bie shkurt: “Ështe Ai që bëri thakmën e 1997-së, Ai që bëri Gërdecin, Ai që vrau katër veta të pafajshëm në bulevard, ai që ra nga karrikja më 23 Qërshor. Ai dje sajoi vrasjen e Bashës, sot sajoi vrasjen e Tomës. Ai që me arkivole të vrarësh do të marrë prapë kryeministrinë…
Të gjithë e njohin atë. Vrau e preu, në ‘97-së vit në të cilin edhe unë u rrezikova por u largova, larg, në Egjipt.
Ky ka një emër e një mbiemër, që ja dinë të gjithë, por unë nga që e neveris po them: Ai shpellari. Si lum ai që i shpëton mllefit të atij shpellari!
Sa për Tomën, ai shyqyr është gjallë si kokrra e moallës. Veҫse nuk ka një kuvend burrash e një gjyqsor me tamam që të ҫmëndurit t’i venë byzylykë hekuri në ato duat të lyera me gjak deri tek bryli.
Letër e shkruar
Fatmir Luarasi
