Veç për dashurinë koha nuk mjafton!

Ornela

Si tymi i cigares,
gjithë jeta m’u tret,
dhe kurrë s’kam qenë,
si peshku në det.

Si tymi i cigares,
m’u tret e m’u tret,
me një zë putane,
vdekja më thërret.

Me një zë putane,
me zë prostitute,
futur pas një rrëze,
fshehur pas një skute.

Me një zë putane,
që nga errësira,
po më ka mbërthyer,
jeta me zinxhira.

Dhe s’ka djall në botë,
qirinjtë të m’i fiki,
keq më ka mbërthyer,
dhe s’më lë të iki.

Keq më ka mbërthyer,
dhe kurrë s’u dorëzua,
dikur dhe unë desha,
po tani nuk dua.

Dikur dhe unë desha,
të ikja këtej,
po jeta-si zjarri,
m’u ndez nëpër dej.

Më foli ngadalë,
me zë të pafikur:
“Ka kohë-poet,
ka kohë për të ikur!”

Ka kohë për të ikur,
në varrin e heshtur,
jeto dhe këndo,
dhe gjëmo pareshtur.

Gjëmo si një det,
ty s’të lodh përpjekja,
se ti je poet,
më i fortë se vdekja.

Ndaj gjëmo pareshtur,
me gjithë zemrën tënde,
dhe putanën vdekje,
trembe edhe trembe.

Trembe edhe trembe,
të marrë arratinë,
se kohë nuk ka,
veç për dashurinë.

Nga era s’t’u fikën,
qirinjtë në jetë,
dashuria ikën,
ndërsa vdekja pret.

Veç për dashurinë,
kohë s’ka vërtet,
ndaj këndo pareshtur,
këndo-o poet.

Ndaj këndo pareshtur,
këngë nga më të mirat,
të dua kaq shumë,
ndaj s’t’i heq zinxhirat.

A.DUKA

Share This Article
9 Comments
  • BEJTEXHIU KA NDEZUR MOTORIN
    HIDHET ZGUPTHI SI QEN OBORRI
    NGA DASHNIA PER SAJE QORRIN
    TEK DASHNIA PER EDVIN HORRIN
    O SA MIR ME KEN SI SHQYPETAR
    ME KET BEJTEXHI TAN HOKATAR!

  • Shkruani shkruani
    Per intelektualin
    Ai stundet nga istikami.
    Kalindur drangua
    nga bira e shures
    Dhe nuk perkulet
    Vec para bushtres
    Me kete ka sevdan
    Me kete ndan davan.

  • Në këtëe BOTË e në këtë JETË, njeriu -nuk ka kohë tamam -bash për asgjë…, ngase, nga njeriu kërkohen aq shumë gjëra dhe njëkohësisht, njeriu kërkon aq shumë gjëra, sa njeriu në më të shumtën e herave nuk di ku t’ia filloj së pari as nuk di çka të bëjë më parë; …prandaj dhe NJERINGRATI -aq shpeshherë “E humb rrugën edhe n’oborr”.

  • Nje tjeter perle! I nderuar dhe i adhuruar je, Arben Duka. Poezite e tua jane kompozime melodish, tinguj te padegjuar, magjepses dhe ne se ka ndonje perseritje apo refren midis rreshtave, gjithmone e ben poezine tende nje melodi terheqese, clodhese, argetuese, me te fuqishme, inkurajuese dhe frymesuese me se pari.
    Te te thone per ju vetem ”FALEMINDERIT”, eshte shume pak. Kush i kupton, i ndjen dhe i perhap keto poezi melodike, e ndjen veten borxhli dhe te drejton vetem mirenjohje dhe nderim, i nderuar dhe i pakrahasueshemi Arben Duka.
    Te njejten gje do te bejne edhe brezat, qe vijne gjenerate pas gjenerate: do te nderojne me mirenjohje sigurisht.
    Jete te gjate dhe te shendetshme te urojne te gjithe admiruesit shqiptare anembane botes, midis tyre edhe une nga Mallakastra!
    Falenderime per Gazeten DITA, gazete e rralle atdhetare

  • Kush di te dashuroje di dhe te urreje ate qe eshte per tu urryer me forcen e shpirtit dhe mendjen e ndricuar. Po’. cfare nene madheshtore Ka lindur nje poet te tille!

  • Kush di te dashuroje ate qe eshte per tu dashuruar, di dhe te urreje ate qe eshte per tu urryer me fuqine e shpirti dhe mendjen e ndricuar. Hallall qumeshti i benedetti dhe burrimet e flora te Lunxherise. Qumeshti i benedetti. Burimet e fresketa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *