Veç ushqimit çfarë na e ndikon formën seksuale

Nela
Couple in bed laughing and cuddling

Eksperienca mjekësore shumë vjeçare, më ka bindur, se që të kemi shëndet të mirë, duhet të kombinojmë mirë këto elementë: detoksifikimin e trupit, ushqyerjen me lëndë ushqimore të pastra e të plota, masazhin e trupitushtrimet që ngucin rritjen e aktivitetit të sistemit imun dhe në fund përdorimi i psikoterapisë për të larguar pengesat mendore që na pengojnë të ndjehemi mirë.

 gjithë këto elementë të marrë së bashku, janë shumë të vlefshme dhe efektive për shërimin nga sëmundjet dhe lëngatat. Por, ato janë të domosdoshme edhe për të rigjeneruar vitalitetin tonë seksual dhe për të gëzuar kënaqësinë e madhe seksuale dhe jetën e gjatë.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm. Duhet të dini se, gjithnjë ka patur një marrëdhënie të ngushtë midis ushqimit dhe seksit. Çdo doktor mund t’u tregojë me përpikmëri se cilat minerale, vitamina, proteina dhe acide yndyrore kërkon trupi ynë për të zhvilluar qelizat dhe strukturat e ndryshme trupore. Shumë nga këto lëndë ushqimore, pa dyshim, ushqejnë edhe aktivitetin seksual. Ato janë esenciale për të prodhuar hormonet dhe qelizat e gjakut, që na ndihmojnë të realizojmë intimitetin seksual. Pa rrjedhën e mirë të gjakut nëpër arteriet dhe venat e zonës gjenitale dhe pa prodhimin e përshtatshëm të hormoneve seksuale, vitaliteti ynë seksual nuk do të jetë ai që dëshirojmë, veçanërisht, kur bëhet fjalë për persona të moshuar.                                           

Veç këtyre që thamë më lart, për të patur jetë seksuale të shëndetshme, rëndësi të madhe kanë edhe këto faktorë:

1. Vështirësitë e fertilizimit në kohët që jetojmë, janë një problem i madh në rritje. Kudo, 12 deri 33 përqind e çifteve, sipas vlerësimit të ekspertëve, janë të paaftë të ngjizin një fëmijë.  Toksinat luajnë rol me rëndësi në prishjen e fertilitetit, ndërkohë, që dieta e pasur dhe e shëndetshme ndihmon të rigjenerohet fertiliteti. Ka shumë raste, kur njerëz që kanë patur probleme me fertilitetin, i kanë kapërcyer këto vështirësi vetëm duke u kthyer në një stil jete të ri e të shëndetshëm.

2. Ka njerëz që sëmuren me kancer nga që janë të frustruar seksualisht. Siç dihet, shkenca ka vërtetuar se rreziku i kancerit të prostatës tek burrat dhe kancerit të ovareve tek gratë pakësohen, kur njerëzit bëjnë jetë seksuale të rregullt. Por, ka edhe më shumë. Çrregullimet psikologjike që janë pasojë e frustrimit dhe represioni seksual, influencojnë ndjeshëm në biologjinë e të gjitha sëmundjeve dhe lëngimeve fizike. Tani, shkenca e ka vërtetuar se sistemi ynë imun vuan kur hormonet  seksuale nuk çlirohen rregullisht.

3. Për të patur funksion seksual të shëndetshëm, ne duhet të kemi një trup që funksionon normalisht. Pesha trupore duhet të jetë e shëndetshme. Lidhur me peshën, nuk ka një standard të përcaktuar. Ajo lëviz në një diapazon të gjerë, që shkon nga  njerëz obezë deri tek njerëz shumë të dobët. Është vërtetuar se dobësimi i trupit deri në ekstrem, për arsye të modës, ose për çdo arsye tjetër, saboton dëshirën dhe na bën të paaftë për seks. Kjo tregon se kërkesat tona ushqimore dhe plotësimi i tyre, janë të domosdoshme për të siguruar një jetë seksuale të shëndetshme e të kënaqshme.

Dr. Adem Harxhi

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *