Vejusha e bardhë, terroristja famëkeqe e Al Shabaab

redaktor

Britanikja Samanta Lewthwaite, më pseudonimin “vejusha e bardhë”, konsiderohet një nga terroristet islamike më të kërkuara të botës.

Vrasësja është gjallë dhe mendohet se gjendet pas një sërë sulmesh terroriste në Somali dhe Kenia, ashtu si dhe “truri” i masakrës në universitetin kenian të përgatitur muajin e shkuar, që i mori jetën 148 personave.

E përditshmja britanike “The Mirror” publikoi duke cituar burimin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë së Somalisë që “vejusha e bardhë” është një nga figurat më të rëndësishme të grupit terrorist Al Shabaab, që la lidhje të ngushta me Al Kaedan.

Disa funksionarë të lartë pohojnë që Lewthwaite tani është krahu i djathtë i liderit të Al Shabaab, Ahmad Umar, që drejton sulmet terroriste dhe e dyshuar kryesore për vdekjen e më shumë se 400 personave të pafajshëm. Për më tepër besohet se gruaja ka nisur një fushatë rekrutimi të adoleshenteve dhe femrave si kamikazë pasi u ka dhënë ryshfet familjeve të tyre të varfra.

“Nuk i bën sulmet personalisht, pasi është shumë e rëndësishme për organizatën, por është përgjegjëse për qindra vdekje. Ajo përdor fëmijët që të vrasin për të pasi u jep para familjeve të tyre”, tha për gazetën një përfaqësuesi agjencisë.

Lewthwaite, 32 vjeç, vjen nga qarku britanik i Buckinghamshire dhe ishte gruaja e terroristit kamikaz Germaine Lindsay, që hodhi veten në erë në metronë e Londrës më 7 korrik të 2005-ës duke vrarë 52 persona.

Britanikja gjithashtu konsiderohet si nxitëse e masakrës të kryer në shtator të 2013-ës nga grupi islamik Al Shabab në qendrën tregtare të Westgate të Nairobi, Kenia, ku u vranë të paktën 67 persona. Mendohej se Samanta ishte vrarë dhe sipas medieve ruse, vrasja është kryer nga një prorus që luftonte në lindje të Ukrainës. / DITA

Share This Article
2 Comments
    • Po pra, ngaqe nuk e prekte kush me dore ne Britani, ajo vendosi te hidhet andej nga hajdaret somaleze. Ajo eshte shume e kenaqur pasi ata po e mbajne ne ajer 20 ore ne dite!
      Hahaha … 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *