Gjyqi i Kadri Hazbiut. Seanca 26
Shefi i Shtatmadhorisë: ’Planëzonin stërvitje të mëdha, neglizhonin stërvitjen e vogël. Sabotuan fortifikimin duke i krijuar hapësira të lira armikut’
(Vijon nga numri i kaluar)
Në fillim të seancës së 26-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve të tij në ‘Grupin agjenturor të vënë në shërbim të agjencive të huaja’, dëshmon Veli Llakaj, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në dëshminë e tij ai akuzon Mehmet Shehun(i vetëvrarë) dhe Kadri Hazbiun, si bashkëpunëtor të grupit puçist në ushtri, i cili kryesohej nga Beqir Balluku. Njëkohësisht, Llakaj akuzon urdhrat dhe veprimet konkrete të Kadri Hazbiut në fushën e Mbrojtjes, duke anashkaluar me qëllim Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë…
Seanca e 26
Kryetari(Aranit Çela): -Tani, për veprimtarinë armiqësore të të pandehurve Kadri Hazbiu e bashkëpunëtorëve, lidhur me bashkëpunimin me grupin puçist në ushtri… Dëshmitari Veli Llakaj… Veli Llakaj, në vazhdim të asaj dëshmisë, na intereson tani të na sqaroni këtu për këto çështje: Lidhur me stërvitjet e mëdha që bëheshin në kohën kur ka qenë ministër Kadri Hazbiu, lidhur me një urdhër që është dhënë nga ana e ministrisë për fortifikimin nga lart poshtë, tjetër, me një lidhje shifrare që ai, Mehmet Shehu, ka pasur direkt me njësitë e ushtrisë pa dijeninë e Shtabit të përgjithshëm…?
Veli Llakaj(Ish-Shefi i Shtatmadhorisë): -Shpesh flitej përstërvitje të vogla, por nuk bëhej aq sa flitej, për arsye se bëheshin edhe stërvitje të mëdha në kurriz të stërvitjeve të vogla. Armiku Mehmet Shehu, gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes Popullore, gjatë 5 viteve, pothuajse i kaloi të gjitha njësitë e ushtrisë në stërvitje të mëdha taktiko-komplekse. Kurse më vonë, me ardhjen e armikut Kadri Hazbiu në postin e ministrit të Mbrojtjes Popullore, në vitin 1979, nuk ka qenë aspak koincidencë ose rastësi që në këtë vit, me marrjen e detyrës nga poliagjenti Mehmet Shehu, planifikoi stërvitje të mëdha me trupa për t’u zhvilluar në vitin 1980, me grupe brigadash, stërvitje të cilat nuk ishin zhvilluar asnjëherë deri në këtë kohë.
Kështu është stërvitja ‘Shebeniku-80’. Kjo stërvitje u zhvillua direkt në terren nga armiqtë Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu në tremujorin e parë të vitit 1980. Në këtë stërvitje, unë mendoj se Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, kishin për qëllim t’u tregonin kuadrove dy aspekte. Së pari se ata ishin ushtarakë “të zotë” për të treguar dhe udhëhequr stërvitje të tilla të mëdha me trupa dhe më kryesorja, ishte për të sabotuar stërvitjen e vogël që të tregonin se edhe në të ardhmen, pavarësisht se flitej për stërvitjen e vogël në kuadër të shkollës së lirë ushtarake, pra, tehu i stërvitjeve, edhe në të ardhmen do të ishin stërvitjet e mëdha. Po të vazhdohej të zhvilloheshin këto stërvitje në këtë mënyrë, do të dobësohej stërvitja e vogël në kuadër të shkollës së lirë ushtarake që është e programuar me ligj dhe do të mbetej pa u përvetësuar programi për kompaktësimin e nënreparteve, reparteve e njësisë. Pra, jo vetëm në vitin 1981, por dhe në vitin 1982. Pavarësisht se armiku Kadri Hazbiu fliste me pasion për ‘stërvitjen e vogël’, në urdhrat, udhëzimet instruktivo-metodike dhe në planin e kalendarit vjetor që u dërgonte njësive të ushtrisë, caktonte sasinë e njësive që do të merrnin pjesë në stërvitje të mëdha me trupa. Dhe këtë e argumentonte se për një përqindje të stërvitjeve të tilla të mëdha, ishte konsultuar me udhëheqjen. Thjesht, këtë e ka pasur mashtrim për të dobësuar dhe sabotuar stërvitjen luftarake në këtë drejtim…
Kryetari: -Problemi i dytë, është ai për fortifikimin…
Veli Llakaj: -Fortifikimi, dihet që është vepër e Partisë dhe filloi nga hiçi. Sigurisht, fillimisht pati jo vetëm vështirësi, por edhe ndonjë pengesë pasi kuadrot nuk kishin përvojën e nevojshme. Gjithashtu, përvojë në fillim nuk kishte edhe gjithë personeli që merrej me fortifikimin. Por ata, aparati i ministrisë së Mbrojtjes Popullore, bënë një punë të kujdesshme, e me një kërkesë të fortë llogarie, këto mangësi mundën të riparoheshin shumë mirë. Ky fortifikim, gjatë viteve nuk u realizua sipas planifikimit dhe ajo pjesë që mbetej, mbartej në kurriz të vitit pasardhës. Kur kuadrot fituan eksperiencën e domosdoshme dhe fortifikimi filloi të realizohej në afate. Por në këtë kohë, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu filluan të trumbetojnë se në fortifikim po bëhen të ashtuquajtura gabime të rënda, se po fortifikohen zona dhe rajone më të lehta, kurse po mbeten pa fortifikuar zonat malore dhe kodrinore që gjoja janë më të vështira. Prandaj dhe për këtë qëllim, dolën urdhra të prera që fortifikimi të mos vazhdonte më si deri në atë kohë, nga vija e parë në thellësi, nga zonat kodrinore e fushore në zonat malore, por në të kundërtën, nga thellësia në vijën e parë, nga maja e kodrës në fund të kodrës. Kjo donte të thoshte që në rast agresioni të mundshëm, të ngelej sistemi fushor dhe sistemi i kalueshëm i pa fortifikuar dhe të fortifikoheshin vetëm kodrat dhe malet. Kështu, që i liheshin hapësirë armikut, tokë e lirë armikut, tokë e lirë që ai ta pushtonte, e ngjashme kjo pikërisht me teorinë e rrëshqitjes së armikut Beqir Balluku…
Kryetari(Aranit Çela): -Me atë çështjen e lidhjes që kishte Mehmet Shehu?
Veli Llakaj: -Në vitin 1977, kur armiku Kadri Hazbiu ka qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe në mos gaboj, me sa di unë, ka pasur në vartësi edhe shifrën Feçor Shehu, u ka vajtur pa dijeninë e Shtabit të Përgjithshëm një kod shifrar i armikut Mehmet Shehu të gjithë njësive të ushtrisë. Këtë ne e kemi marrë vesh nga shefi i degës së shifrës pasi vrau veten Mehmet Shehu. Për këtë, unë kam ndërhyrë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pranë Rexhep Kollit dhe Mehmet Çakës që në atë kohë ishin zëvendësministra të Punëve të Brendshme që kodi shifror të hiqej. Edhe kështu u bë. Në të njëjtën kohë, unë kam vajtur dhe i kam raportuar armikut Kadri Hazbiu për masat e marra dhe në të njëjtën kohë i kam kërkuar edhe sqarime lidhur me këtë veprim që është bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pra, pse u ka vajtur kodi shifror pa dijeninë e Shtabit të Përgjithshëm.
Kadri Hazbiu më thotë që keni vepruar drejt që keni vepruar në atë mënyrë, por ‘mos u shqetëso aspak se për atë ka dijeni dhe armiku Mehmet Shehu, ish-Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes”. Më tej ai shtoi:’ Pastaj, për këtë çështje, për shifrën, përgjigjet Ministria e Punëve të Brendshme. Ajo e përpunon, e shpërndan atje ku duhet dhe e kontrollon këtë çështje. Për këtë ka grup drejtimi më vete, ka dhe shifrant, prandaj i ka vajtur shifra”. Unë gjykoj se ky kod shifrar, i ka vajtur armikut Mehmet Shehu nga armiku Kadri Hazbiu dhe armikut Feçor Shehu, thjesht për qëllime puçiste se ai nuk ka pse të kishte kod shifrar më vete, përveç atij që ka Ministria e Mbrojtjes Popullore të komanduar nëpërmjet shifrës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Kryetari: -Keni ndonjë gjë?
Ndihmësgjyqtar: -Kam unë. Del këtu nga raportet që armiku Mehmet Shehu ka pasur një kasafortë të vogël në Durrës dhe e ruante shumë. Dini gjë çfarë ka pasur në të?
Veli Llakaj: -Në të ka pasur një dokument të rëndësishëm të përpunuar nga Shtabi i Përgjithshëm me një grup oficerësh. I ka vajtur udhëheqjes. Nuk është aprovuar ky. Mehmet Shehu, unë e kam shpjeguar dhe në procesin e mëparshëm, na tha ne që ky nuk është aprovuar dhe e ka grisur në shtëpinë e tij në prezencë të 3-4 zëvendësministrash. Po se çfarë dogji, se çfarë grisi, e çfarë futi në kasafortën e vogël, s’u pa. ‘Kjo do të ngelet me çelësin tim personal dhe do të më ngelet mua” -tha Mehmet Shehu. Dhe kështu u bë. Ai e ka mbajtur këtë kasafortë të vogël në një kasafortë të madhe në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Kur ja ka dorëzuar armiku Mehmet Shehu detyrën armikut Kadri Hazbiu, unë di që ja ka dorëzuar dhe këtë kasafortë. Pasi ka vrarë veten armiku Mehmet Shehu, i kam thënë armikut Kadri Hazbiu edhe për këtë çështje. Dhe ai më tha: ’Po, ja kam marrë!’. Pas një dite ose pas dy ditësh, nuk më kujtohet mirë kjo, nuk mund ta saktësoj dot, më thotë Kadriu: ”Pse s’vajtëm ta provojmë një herë atë, ku është ai dokumenti!’. “Hajde ta provojmë, se çelësat i keni ju, unë nuk kam çelësa” -i them. Ai më zgjat disa çelësa dhe unë i them: ‘Këta çelësa i njoh mirë unë, nuk është asnjeri nga këta që keni ju”. Kërkoi pastaj dhe i gjeti tek çelësat e armikut Mehmet Shehu.
Ndihmësgjyqtar: -Në Durrës, kur u bë mbledhja mësimore me kuadrot kryesore të ushtrisë, me çfarë teme ishte?
Veli Lalkaj: -U zgjidh operacioni i kalimit të Brigadës nga shkalla e parë e luftimit në shkallën e dytë…
Ndihmësgjyqtar: -I Brigadës, apo kalimi i pjesshëm i korpusit në shkallën e dytë?
Veliu: -Jo, i brigadës.
Kryetari(Aranit çela): -Keni ndonjë gjë shoku prokuror? Xhavit Pëllumbi ke ndonjë pyetje për këtë ti? Mihallaq Ziçishti, Ali Çenua, Feçor Shehu, keni?
Feçor Shehu: -Veliu tha që Feçor Shehu ka pasur shifrën, ja ka dhënë Mehmet Shehut shifrën… Ju lutem shumë, kush e ka në vartësi Drejtorinë e Organizimit në Ministrinë e Mbrojtjes?
Veli Llakaj: -E kisha unë.
Feçori: -E kishit ju. Atëherë, pyetja e dytë: Pse ja keni dhënë shifrantin dhe radistin në organikë nga Ministria e Mbrojtjes, Mehmet Shehut?
Kryetari: -Pse i është dhënë?
Veliu: -Radistët i ka marrë në organikë të firmosur nga ai vetë si ministër. Kurse shifrantin ja ka dhënë Ministria e Brendshme.
Feçori: -Në organikë, edhe shifranti, edhe radisti janë në organikë të Ministrisë së Mbrojtjes, pse është vënë?
Veliu: -Ai është krijuar si grup i Ministrisë së Mbrojtjes.
Feçori: -Atëherë, mund të punojnë shifranti dhe radisti pa kod shifrar?
Veliu: -Mund të punojnë me kodin shifrar që ka në Ministrinë e Mbrojtjes dhe jo me kodin e vet personal…
Feçori: -Ajo është e gabuar, është në kundërshtim me rregulloren. Nuk mundet që një shifër të një institucioni tjetër ta përdorë një sektor tjetër…
Kryetari: -Çfarë kishe ti Ali Çeno?
Ali Çeno: -Unë kisha këtë, që tradhtari Mehmet Shehu e ka përdorur atë shifrantin si për Ministrinë e Brendshme, ashtu dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Kryetari: -I pandehur Kadri Hazbiu, ke ndonjë pyetje?
Kadriu: -Kam.
Kryetari: -Hajde…
Kadriu: -Ky thotë që ajo stërvitja e madhe ‘Shebeniku-‘80’ është punuar që në vitin 1979 dhe është punuar nga armiku Mehmet Shehu. Në vitin 1979 unë nuk kam qenë në Ministrinë e Mbrojtjes. Unë kam vajtur në dhjetor të vitit 1979, kurse stërvitja kishte një vit që përgatitej….
Kryetari: -S’kam qenë, thotë unë në atë kohë…
Veliu: -Nuk është kështu. Stërvitja është planifikuar në dhjetor të vitit 1979 dhe plani metodik i saj ka filluar në janar të vitit 1980, pikërisht, me marrjen e detyrës në dorëzim nga Kadri Hazbiu prej Mehmet Shehut…
Kryetari: -Tjetër pyetje ka?
Kadri Hazbiu: -Kush i përgatiste programet e stërvitjes në Ministrinë e Mbrojtjes?
Veliu: -Drejtoria e stërvitjes.
Kadriu: -Tjetër?
Veliu: -Tjetër, nuk i përgatiste njeri…
Kasdriu: -Me drejtoritë respektive…
Veliu: -Me të gjitha drejtoritë respektive…
Kadriu: -Dhe para se të shikoheshin nga zëvendësministrat?
Veliu: -Po. Shikoheshin nga zëvendësministrat, por orientimet jepeshin nga ministri…
Kadriu: -Për fortifikimin desha të them, a i kujtohet Veliut, a kemi bërë konsultime ne për këtë dhe është fjala, për të filluar nga më e vështira tek ajo për rajonet e batalioneve në fushë?
Veliu: -Urdhri është dhënë fillimisht i prerë nga Mehmet Shehu dhe është pasuar nga ju kategorikisht të gjithë komandave të njësive të ushtrisë: ‘Fortifikimi të fillojë nga thellësia në vijën e parë, e nëqoftëse ndodh në të kundërtën, do të merren masat më të rrepta…”.
Kadriu: -Kur, në ç’kohë?
Veli Llakaj: -Kur ishit ju Ministër i Mbrojtjes.
Kadriu: -Kur isha unë Ministër i Mbrojtjes, e kam lënë për rajonin e mbrojtjes së batalionit. Dhe ti e di mirë kështu se ç’ka thënë Mehmet Shehu, ju nuk i keni ekspozuar, as ti, në hiç njeri… Tani thua…
Veliu: -Për rajonin e mbrojtjes së batalionit bëhet fjalë këtu…
Kadriu: -Le të shikohen dokumentet për këtë, ju lutem shumë. Se tani Veli Llakaj vjen këtu me një vrull dhe pa asnjë farë përgjegjësie…
Prokurori(Rrapi Mino): -E lexuam që parë…
Kadriu: -E lexuat ju i nderuar prokuror, por duhet shikuar se si është interpretuar dhe si është zbatuar ky urdhër…
Kryetari(Aranit Çela: -Mund të largoheni. Seancën e mbyllim dhe e çelim nesën në orën 08:00. (Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
SOM 1
Por në këtë kohë, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu filluan të trumbetojnë se në fortifikim po bëhen gabime të rënda, se po fortifikohen zona dhe rajone më të lehta, kurse po mbeten pa fortifikuar zonat malore dhe kodrinore. Prandaj dolën urdhra të prera që fortifikimi të mos vazhdonte më si deri në atë kohë, nga vija e parë në thellësi, nga zonat kodrinore e fushore në zonat malore, por në të kundërtën, nga thellësia në vijën e parë. Kjo donte të thoshte që në rast agresioni të mundshëm, të ngelej sistemi fushor dhe sistemi i kalueshëm i pa fortifikuar dhe të fortifikoheshin vetëm kodrat dhe malet. Kështu, që i liheshin hapësirë armikut, tokë e lirë armikut, tokë e lirë që ai ta pushtonte, e ngjashme kjo pikërisht me teorinë e rrëshqitjes të armikut Beqir Balluku”
SOM 2
“Kadri Hazbiu më thotë që keni vepruar drejt që keni vepruar në atë mënyrë, por ‘mos u shqetëso aspak se për atë ka dijeni dhe armiku Mehmet Shehu, ish-Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes’. Më tej ai shtoi:’ Pastaj, për këtë çështje, për shifrën, përgjigjet Ministria e Punëve të Brendshme. Ajo e përpunon, e shpërndan atje ku duhet dhe e kontrollon këtë çështje. Për këtë ka grup drejtimi më vete, ka dhe shifrant, prandaj i ka vajtur shifra’. Unë gjykoj se ky kod shifrar, i ka vajtur armikut Mehmet Shehu nga armiku Kadri Hazbiu dhe armiku Feçor Shehu, thjeshtë për qëllime puçiste se ai nuk ka pse të kishte kod shifrar më vete, përveç atij që ka Ministria e Mbrojtjes Popullore të komanduar nëpërmjet shifrës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”
NESËR DO TË LEXONI:
-Dëshmia e hetuesit Kristofor Mërtiro: Çfarë deponoi armiku Beqir Balluku për lidhjet me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun dhe si u shmangën këto deponime nga procesverbalet e hetuesisë.
-Çfarë u bisedua në takimet e fshehta të Kadri Hzabiut e Feçor Shehut me Beqir Ballukun gjatë kohës që ky i fundit ishte në hetuesi.
-Urdhëri i Kadri Hazbiut në janar të vitit 1983 për mos arrestimin e Fiqret Shehut e djalit të saj gjatë kohës që ata ishin në internim në Belsh të Elbasanit.
CFAREV UJI I KE DHENE GOMARIT ,TE FTOHET ,E PASKE FTOHUR.JO MO JO I KAME DHE NE TE NGROHET ,PTU JEZIT KE KRYER VEPRIMTARI ARMIQSORE KE NGROHUR GOMARIN DHE TANI SESHTE NE GJENDJE PER TRANSPORT LUFTARAK.TE GJITHE I KANE DETYRUAR PER TE FOLUR SE DO MBIJETONIN VETE ,NE TE KUNDERT DO SHKONIN DHE ATA ME ARMIQTE,NDERSA KADRIUN FECORRIN PAMVARSISHTE NUK RANE NE GRACKEN E PRANIMIT TE ASNJE VEPRIMI ME QELLIM ARMIQESOR,PAMVARSISHTE INTERPRETIMIT ME UJE TE NGROHTE APO TE FTOHTE.