Në hapjen e zyrës së re të punës në Kavajë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se vetëm në një muaj, nga tre zyrat e punës që janë hapur deri tani në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, janë punësuar 1055 vetë në sipërmarrjen private.
Veliaj tha se Kavaja e meriton hapjen e zyrës së punës dhe është qyteti i katërt që i bashkohet nismës për të hapur zyra të ngjashme në të 36 rrethet e Shqipërisë. Ai theksoi u shpreh se në muajin janar, 3 zyrat e para të punës kanë ndërmjetësuar 1055 vende pune, ndërkohë që ende nuk ka kaluar paketa fiskale për fasonët dhe nuk kanë filluar investimet kryesore që janë kontaktuar.
“Zyrat e punës po na ndihmojnë të nismojmë politika të mençura për punësim. Në 7 mars ishim në njërën nga qendrat e formimit profesional në Tiranë, ku falë trajnimeve falas, për një javë u regjistruan 397 kursantë”, tha Veliaj.
Mandej, ai vuri theksin se zyrat e reja të punës po hapen me ndihmën e madhe të “Biznes Albania” dhe nuk kanë kushtuar asnjë qindarkë për xhepat e taksapaguesve.
Deri në fund të muajit mars janë planifikuar të hapen zyra të reja pune edhe në qytete si Elbasani, Korça dhe Shkodra. Ndërkohë që brenda vitit, synohet që zyrat e reja të punës të hapen në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Rrena me bisht.Papunsia eshte rritur me 4% e ky na prrallise dokrra.Pse nuk ke thene 1075 meqen se e ke pasur nje dhoj.Duket se e keni pasur fjalen per militantet ajo dihet. Per tu bere i besueshem duhet ti jepje me emer sipas rretheve.