Veliaj: 40% e listës së PS janë zonja dhe zonjusha, ata kanë helmin, ne ilaçin

time

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.

“Sot lista e Tiranës ka 40% zonja dhe zonjusha. Unë them që është një lajm fantastik. Tani mënyra se si funksionon lista është shumë e thjeshtë, listat në partitë e tjera janë proporcionale, listat brenda nesh janë maxhoritare. Kjo do të thotë që nuk ka fare rëndësi ku është renditja në listë në qoftë se ne kemi mbështetje publike për të mbështetur njëra-tjetrën, për të promovuar njëra-tjetrën si komunitet zonjash dhe zonjushash në forumin e gruas, atëherë është absolutisht e mundur që secili të vlerësohet mbi kontributet, energjinë që ka mbledhur dhe çfarë ka sjellë në Partinë Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Për listat, duke bërë një krahasim të prurjeve të Partisë Socialiste me kandidaturat e partive të tjera, Veliaj tha se duket që janë dy botë dhe dy mentalitete totalisht të ndryshme.

“Kur krahasoj që në listën tonë drejton Luljeta Bozo profesoresha jonë kurse në listën e tyre profesor Sali Berisha, është vërtetë e tmerrshme. Çfarë kontrasti masiv i dikujt që të ndihmon të ruash mend e kokës, që të këshillon, që është profesionist, që ishte aty të të qetësoj krahasuar me dikë që vetëm vjell helm, vetëm vjell përçarje. Dy mentalitete krejt ndryshe dikush që është ilaç dhe dikush që është helm dhe toksinë për shoqërinë, diferencë shumë e madhe”, nënvizoi kryebashkiaku.

h.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • O Lali Eri.
    Po na mbush mendjen qe zonjat dhe zonjushat jane te imunizuara nga “kusarlliku” ?
    Per juve, fakti i mungeses se koqeve qenka pasaporte ndershmerie apo pergjegjshmerie ?, se nuk te kuptoj…
    Po qe se eshte e vertete, une do votoj per Monen.
    As ajo nuk ka koqe…

  • Hahahaha –Lali hajduti qe per te vjedhur shkateroi edhe Teatrin Kombetar,

    Ky sharlatan krahason ate pensionisten qe di vetem llac e tulla.,
    dhe eshte nje inxhinjere e rendomte ,
    me Salen qe e ka mare titullin Doktor ne France

  • Perse policia nuk i ve nje gjobe ketij lali Dhjerit sepse eshte pa maske dhnuk ka ruajtur distancen?Njelloj vlen dhe per ate tjetren .

  • Nuk thuhet ”zonja” dhe ”zonjusha”‘,por gra dhe vajza;Le qe mire edhe kaq se shpesh here ju e beni lemsh “gjuhen Shqipe”; sidomos kur perdorni ate “zysh”‘qe nuk e di kush e ka futur edhe ne “perdorim zyrtar”(Ndonjeri edhe mund ta mallkonte ”ju thafte gjuha”)!Flisni Shqip more ”analfabet funksionale”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *