Veliaj: 70% e ujit të pijshëm vidhet, do të ndalim abuzimet

Saimir Lleshi

Në javën kombëtare të ujit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi të gjithë qytetarët të paguajnë faturat e ujit të pijshëm dhe të denoncojnë çdo abuzim për të ndaluar vjedhjet. Kryebashkiaku deklaroi se 70% e ujit vidhet.

“Të gjithë kemi jetuar në Tiranë këto 4 vitet e fundit dhe se si janë hapur lavazhet që punojnë me ujë të pijshëm. Sot nuk besoj se ka ndërmarrje që është menaxhuar më keq se sa UKT. 2/3 e ujit që prodhohet humbet. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë me denoncime ku abuzohet me ujin”, deklaroi Veliaj.

Ai shprehu shqetësimin për keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeve që me ardhjen e tij në krye të bashkisë kishte 1.5 miliardë lekë minus në arkë dhe sot 1.5 miliard lekë më shumë në arkë vetëm në një muaj. Për të shmangur abuzimet Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa për menaxhimin e ri të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

“Kemi organizuar disa grupe task forcë për të shmangur abuzimet. Kemi bllokuar 15 autobote uji. Kemi arrestuar 10 punonjës të UKT. Tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që vjedh. Kemi bllokuar 60 lavazhe që përdornin ujin e pijshëm”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku bëri të ditur se Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka sot 65 milionë dollarë borxhe dhe detyrime. “Nga tani e tutje ne nuk kontraktojmë asnjë kompani, por këtë punë ta bëjnë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës. Ndërmarrjet tona do të bëjnë punë për Ujësjellësin për të shmangur abuzimet”, theksoi Veliaj, ndërsa njoftoi se kjo ndërmarrje është në proces binjakëzimi me UKT në Puglia.

Nga ana tjetër Veliaj shprehu angazhimin për të nxjerrë kompaninë me fitime. “Do të sigurohem që në datën 31 dhjetor të dalë qoftë me 1 lekë fitim dhe kur të dalë me fitim do të shpërndahet si divident të gjithë atyre që paguajnë. Do të sigurohemi që hapim një kapitull të ri se si bëhen punët publike”, njoftoi Veliaj.

 

Share This Article
13 Comments
  • E para ne Puglia nuk quhet UKT por AQT, e dyta ata e kane te privatizuar shpendarjen ne shtepi dhe AQT merret vetem me rrjetin..Veliaj nuk ka as idene sesi mund te behet nje ndermarrje efektive…fasade thjesht fasade..

    • Ky fluturon me presh o cuna. Flet per vjedhje te ujit te pijshem. Cfare quan uje te pijshem ate lengun e qelbur qe na vjen tek cezmat. Por ja e vodhe po cfare ta besh ate leng mor zoteri. Ai po e pive te con ne te semes. Ka lloj-lloj mikrobesh. Ore zoteri a e di ti qe nje person konsumon rreth 2 litra uje ne dite per te pire. Nje familje prej 4 anetaresh harxhon cdo dite 120 leke te reja ne dite te pakten. Ne muaj harxhon gati 4000 leke te reja po qe se nuk pret njerez ne shtepi. Kesaj fature shtoji edhe faturen e UKT per ate lengun qe e quan te pijshem dhe fatura e plote shkon diku tek 6000 leke te reja. Edhe ky thote qe qytetaret vjedhin uje. Ore jeton ketu ti apo jo. Or zoteri ti nuk e ke haberin fare se cfare sherbimi mizerabel ofron ndermarrja jote. Nuk ka asnje parameter persa i perket sasise se klorit te hedhur ne uje. Ka raste qe uji ka aq shume klor sa mund te helmohesh po e pive per te mos thene ate shijen e qelbur. Permireso sherbimin te te respektojne qytetaret. Nuk ka me si energjia qe populli i dha parate dhe ju i vidhni me Jaguare e me trajnime miliona euro per klientet tuaj pa i lene asgje mangut Sali qoftelargut e like kokelopes.

  • Vidh, vidh vidh dhe rrofte demokracia. Ja ne çfare gjendje arritem. Vidh energjine elektrike, vidh ujin, shperdoro, mos paguaj dhe ankohu dite e nate kunder shtetit qe po ngrihet. Keta jane shqiptaret; Prandaj kane lene nam aq te mire edhe jashte vendit. Mire kane thene te huajt qe para nje shekulli:- Shqiptaret jane nje popull qe nuk di te beje shtet. Ne fakt shtet kemi pasur vetem dy here ne historine tone. Atehere kur valonte dajaku dhe litari. Pra ne kohen e Zgut dhe Enverit. Ndofta shqiptaret nuk meritojne me mire. Te eger, gjaknxehte, te paqyteteruar, gjakmarres, vrases prapa gardhit, shkeles te ligjit, bandita nga ata qe koke lejne dhe koke sjellin apo nga ata qe po te mos vidhnin nuk u jepte fshati nuse. Keta jemi ne Prandaj mos u habisni fare dhe mos pyesni si te çuditur se perse nuk behet ky vend….
    P.s. Prite tani kur te dale Partia Demokratike me nje deklarate ku te denoncoje PS-ne se po u merr shpirtin te vobekteve me keto rregulla dhe ligje per te paguar driten dhe ujin…

  • kurse 100% e ujit eshte i papijshem. Me nje fjale, ne 40% qe paguajme hedhim para veresie se uji i (pa)pijshem na ka lene shendene.

  • Elio. Meqenese Veliaj nuk merr vesh nga ndermarrjet,dergoini ju nje leksion qe dini ,e Veliaj do t’u ket per nder! Mbase eshte bere nje gabim qe nuk u zgjodhet ju ne krye te bashkise,po ndihmo tani qe te te zgjedhim heren tjeter. Mos i co kot diet tuaja se si ndertohet nje ndermarrje……

    • nuk ka problem plako, kur ti kerkoje, une jam ketu per t’ja hedhur turinjve…sa per ne krye te bashkise, shume e meritonin, por vetem nje ishte “filizi” i Rames tend…

  • Filloni me bizneset si restorante,fabrika birre,spitalet,lavazhet eetj dhe pastaj kur te coni uje tek familjaret per mosses a coni gjobat.

  • KY ESHTE PROBLEMI ME I MADH I BASHKIVE DHE VJEN NGA TE PATURIT E UJESJELLESEVE SI BASTION PUNESIMI PER MILITANTET E PAAFTE

    • CA PO THUA OR TI ER TI.

      AI PO HEQ MILITANTET E PD-SE QE VURI LULI E PO I ZEVENDESON ME MILITANTET KOKEPALARE TE RILINDJES.

      ATO MILIONA EURO NE VIT QE SHPERNDAHEN SI “PAGA PARTIAKE” PER MILITANTET INJORANTE, DUHET TE INVESTOHEN DHE ZGJERIM TE KAPACITETEVE TE RRJETIT, DHE JA U ZGJIDH PROBLEMI I UJESJELLESVE.

      AS NUK KA SHANCE TE BEHET DICKA PA U HEQUR DORE NGA KJO PRAKTIKE, THJESHT VAZHDOJME TE NDERTOJME KAPITALIZMIN, PO ME FORCAT TONA.

      HAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAH

  • 65 milione dollare grope qe me shume te ngjare jane abuzimet e paraardhesve tuaj. Tani duhet qe parate qe kane vjedhur ata te na i faturosh ne. Sa djale i zgjuar. E pastaj te blesh edhe ti Jaguar te papuli per vete dhe per drejtoret e tu. Cfare mendje. Nuk i late gje Saliut jeni te papare.

  • Po fajtor per kete gropen 65 milione dollare ka. Pa gjetur dhe ndeshkuar fajtorin mos kerko para nga populli se ndyshe populli te kap per bythe dhe ta ben faqen shuall opinge. E hoqi populli nje Sali nuk do tjeter tani mos e harro se eshte me mire pe ty.

    • PER SA KOHE GROPA VAZHDON TE THELLOHET, AS NUK KA PER TE DALE FAJTOR. (JO PER GJE, POR HAJDUTI NUK E DENON HAJDUTIN.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *