Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të prezantojë aplikacionin “Tirana ime” e cila do të vijë në ndihmë të qytetarëve si për të raportuar problemet me infrastrukturën, por edhe për të kontrolluar një sërë shërbimesh siç mund të jetë trafiku i makinave në rrugët, pastrimi apo ujësjellësi.
Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës që mbajti në “Forumin ndërkombëtar për promovimin e qyteteve inteligjente – sfidat dhe mundësitë”, i zhvilluar në Durrës ku merrnin pjesë krerë të pushtetit vendor, arkitekt, dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme.
Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se teknologjia dhe gjithë risitë që ajo sjellë duhet parë edhe si mjet në shërbim të shoqërisë për një shërbim më të mirë dhe që kursen më shumë kohë qytetarëve.
“Shumë shpejt ne do të lëshojmë një aplikacion që quhet “Tirana ime” të cilin çdo qytetar i Tiranës do të ketë mundësi ta shkarkojë dhe është i bazuar në një eksperiencë shumë të ngjashme që ne kemi përdorur në fushatë. Atëherë quhej “Unë për Tiranën”, kjo quhet “Tirana Ime”, ku u kërkonim qytetarëve që të fotografonin dhe të ngarkojë në një template gjithë problematikën e Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Më tej, duke shpjeguar risitë dhe të mirat e këtij projekti, ai bëri të ditur se me anë të aplikacionit çdo qytetar nga telefoni i tij vetëm duke klikuar në të mund të marrë informacionin e duhur se si është gjendja e trafikut në çdo rrugë të Tiranës.
“Platforma është e tillë që çdo njeri nëse është në kategorinë e ndotjes apo trafikut, të bëjë diçka për trafikun për shembull. Kemi hartën e trafikut në Tiranë, për shembull, në çdo moment me një kod ngjyrash do të shfaqet se si duket ekzaktësisht trafiku”,sqaroi kryebashkiaku.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se me anë të këtij aplikacioni nuk bëhet gjë tjetër veçse informacionin që deri më sot e merrnin vetëm disa zyrtarë që kishin akses në të dhënat që vinin për trafikun, tashmë mund ta marri çdo qytetarë dhe kjo falë teknologjisë.
“Ne kishim një teknologji bazike në bashki, por ishte e aksesueshme për burokratët, pa pikë aksesi për publikun. Kjo do të thotë se mund të kesh investime në kamerat e qytetit por për sa kohë kjo teknologji nuk është në dobi të qytetarëve, një qytetar nuk mund të aksesojë kur të dojë segmentet jeshile, segmentet apo segmentet e kuqe që tregojnë trafik. Nëse nuk është e dobishme për qytetarët atëherë çfarë na duhet ne nëse vetëm 5 policët e bashkisë kanë akses në këtë informacion?”, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu në kuadër edhe të modelit “Smart City”, kreu bashkisë ka paralajmëruar edhe një sërë iniciativash të tjera që do lehtësojnë shumë më tepër angazhimin e qytetarëve në marrjen e shërbimeve burokratike.
Për këtë ai theksoi se pretendohet se 75 për qind të shërbimeve që merren aktualisht në zyrat e administratës lokale, të mund të merren duke përdorur teknologjinë, pa qenë nevoja mbajtja e radhës.
“Por ama se si mundet që ne gjithë këto burokraci ne të kemi disa vendime që janë voluminoze si 75 % e shërbimeve që mund fare mirë të automatizohen. Për sa kohë një njeri me ID e vet të gjitha këto mund t’i printojë nga një automat nuk ka pse ne të vazhdojmë një sistem shërbimi komplet në nivelin mesjetar”, tha Veliaj.

Te gjithe derrat nje turi kane
Po ku ka bythë shteti shqiptar për teknologji, o Erion dajliiiii! Shteti shqiptar nuk mban dot tre zyra të qelbta në rregull, do mbajë edhe teknologjinë tani. Ik ore shiko ato shërbime që medemek janë online. As nuk funksionojnë ashtu siç duhet.
Paçavure.
Të lumtë, të gjithë kanë telefon, dhe nga më të shtrenjtët. Përderisa kemi kartë identiteti që mund të konfirmojë qënien kur do të printosh dicka, pse duhet të pritet në rradhë tek bashkia, pse duhet punësuar një burokrate që edhe shërbimin e bën sikur e ka pronë të vetën? kalo në dixhitalizim, sa rrinë gjithë ditën në FB, gazeta dhe komentojnë cdo artikull, të kërkojnë punë dhe të kryejnë veprimet me telefon sic e ka bota. sigurisht që teknologjia ka nevojë të prefeksionohet, jo me 7 operatorë por maksimumi 3, që të mos ndërhyjnë tek njëri-tjeteri. Të lumtë Erion dhe stafit që po përpiqet të bëjë ndryshimet që nevojiten për një kryeqytet që do të futet në Europë. ju komentues shkoni punoni dhe mos fyeni, fundja ai nuk fyu njeri, zyrat në rregull i bëjnë njerëzit e rregullt e me edukatë, jo ata si ju që fjalën e parë e kanë me sharje.
u be shume show,u haapen hapsirat publike per show.
vur ca stola te parku rinia, tajvani se esht turp kalojne turista dhe duken si qeni te egra me nje dhembe,pa ristela e hekur i keputur dhe shko ne sherbimin e mermeritne tufine shiko faturat qe bejne ata hajnat e bashkise ose e kane bere me pare turp qe nuk e kontrollon ose ua ke lene atyre ne dore te pasurojne, shefat e kontrollit te kuponit tatimor.
Aman derman sa te shoh ty me vjen per te vjelle,ndoshta fajin e ka mamaja jote,adopto nje shurtore apo hale apo hajdut apo nje Rame.Veliaj shko gje gjuaj me veze ,kte profesion ti e njeh mire,leri mbrockullat e Dash pezes dhe Bregasit.Merr Kocon ose Fevzon si keshilltare.dhe adopto nje kopil po deshe.
Kuban o derman……a mund te na e pershtatesh,ose perkthesh ne gjuhen shqipe ate cfare ke dashur te shkruash? He pac uraten e zotit!