“Arsimi profesional, zgjidhje për punësimin e të rinjve”

redaktor

Modernizimi i arsimit profesional është prioritet i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – është shprehur sot Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, në Konferencën Kombëtare me temë “Zhvillimi Ekonomik – Arsimi Profesional – Mirëqenia në Shqipëri” e organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe GIZ.

“Sot jemi në prag të një ngjarjeje të madhe dhe të rëndësishme për Shqipërinë; pra, afër marrjes së statusit të vendit kandidat. Por, ky është një çast i mirë për të reflektuar dhe për t’i bërë një pyetje vetes: Shumë mirë që jemi më afër Europës, por çfarë dimë të bëjmë ne? Arsimi profesional është mjeti që i mëson njerëzit të bëjnë një punë, prandaj ne do të përkushtohemi që të bëjmë më shumë për këtë”, – tha Veliaj.

Ai theksoi se Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të modernizohet: “Kjo është arsyeja pse ne po partnerizohemi me Agjencinë e Punësimit të Gjermanisë, për të qenë inovatorë në mënyrën se si do të lidhim kërkesën dhe ofertën në tregun e punës”, shpjegoi Veliaj.

Konferenca Kombëtare kishte në fokus zhvillimin dhe potencialet ekonomike të Shqipërisë në sektorë kyç të saj.

Share This Article
1 Comment
  • Shume dakor me strategjine e ministrit Veliaj. Ky vend I shkaterruar ka nevoje per njerez te kualifikuar ne profesione te ndryshme qe nga bojaxhiu deri tek elektricisti apo specialistet IT apo njohesit e kompiuterave e thene me shqip…kemi nevoje per ndertues, specialiste rrugesh apo hekurudhash nuk na duhet jurist me shumice apo mjeke me shumice. ne duhet te marrim Zvicren si shembull…vend qe I ben te gjitha vete nuk ka nevoje per firma te huaja per nddertim rrugesh apo hekurudhash, cdo pune eshte e automatizuar dhe e kompiuterizuar, dhe keto mrekulli I ka arritur tek arsimi professional ku cdo I ri zghedh nje profesion dhe perfeksionohet ne te per tre vjet e pastaj fillon me kompetence tepunoje ne fushen qe ka zgjedhur. suksesi ityre nuk bazohet ne universitete kioska e ne dege juridik apo mjeksi. sic behet ne meyre qesharake ketu ku edhe cilesia u shkelmua nga qevera barbare qe hodhem ne kosh te plerave.
    Une besoj fort qe kjo rruge qe keni zgjedhur eshte rruga e vertete dhe me efikase drejt suksesit per Shqiperine. Jurste e mjeke le te behen ata qe me te vertete I dashurojne keto profesione dhe qe kane talent dhe vullnet per shkolle e per rezultate te shkelqyera akademike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *