Socialistët janë shumë të vendosur që të bëjnë një reformë të thellë të sistemit arsimor. Hapat konkretë të kësaj reforme të domosdoshme janë parashikuar tashmë në Programin për një Rilindje Shqiptare dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka prezantuar ato sot paradite gjatë një takimi të zgjeruar me studentë. Takimi është hapur nga Sekretari për Rininë në PS, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se punësimi për Shqipërinë është një problem, por është dy herë problem për vetë të rinjtë. “Nëqoftëse ne themi se ka 1 milion të papunë në Shqipëri, 60% e të papunëve janë të rinjtë. Kjo do të thotë që një nga njerëzit që është ulur afër jush është i vetmi që do të ketë punë. Dhe nga të tre ju vetëm njëri do të punësohet dhe dy të tjerët nuk kanë punë dhe nuk kanë perspektivë për punë në qoftë se gjërat vazhdojnë kështu siç janë. Ndaj një nga arsyet pse po e bëjmë këtë takim sot është për të thënë se gjërat s’kanë nevojë të jenë kështu siç janë”, është shprehur Veliaj. “Në qoftë se ne themi se ka 1 milion të papunë në Shqipëri, 60% e të papunëve janë të rinjtë. Kjo do të thotë që një nga njerëzit që është ulur afër jush është i vetmi që do të ketë punë. Dhe nga të tre ju vetëm njëri do të punësohet dhe dy të tjerët nuk kanë punë dhe nuk kanë perspektivë për punë në qoftë se gjërat vazhdojnë kështu siç janë. Ndaj një nga arsyet pse po e bëjmë këtë takim sot është për të thënë se gjërat s’kanë nevojë të jenë kështu siç janë”, ka specifikuar ai. Sipas Veliajt, papunësia dhe mungesa e perspektivës është një lajm i keq për të rinjtë shqiptarë, por ka edhe një lajm të mirë. Jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë ata që besojnë te alternativa e majtë. Dhe ky është lajmi i fitores së Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Me tipa si Erjon Veliaj PS nuk vjen as per 100 vjet ne qeveri. Erjonka eshte aty vetem per shuar epshin e Edi Rames dhe kete e di dhe bufi… Go Erjon ne Martanesh nga Baba Faja te ta kercase nje here me Dervishllaret e tjere te kthehesh tek G99
Doli prap Vilajeti?!!! Ky rob me shume vota i heq se sa i shton Rames dhe PS-se, personazh tej mase negative, cinik, dhe shume fallso.