Premtohet përfundimi i shpejtë i vend-strehimit të ri të romëve

redaktor

Dy ministra të qeverisë ‘Rama’ dhe Avokati i Popullit kanë inspektuar sot godinën e ish-repartit ushtarak në Shishtufinë ku pritet të strehohen pjesëtarë të komunitetit rom, aktualisht të pastrehë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Punës e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj së bashku me Igli Totozanin, Avokat i Popullit kanë inspektuar punimet që po bëhen në repartin e Tufinës ku do të strehohet disa familje rome.

“Banesat sociale nuk janë kompetencë e qeverisë qendrore, por është e rëndësishme për ne që këtë vend e ka caktuar vetë komuniteti rom dhe këtu ky komunitet ka pranë shkollën, spitalin, autobusin. Punimet që po realizohen në ish-repartin ushtarak nuk janë pa para; ato po bëhen me dhurime nga fondacioni “Besa”. Për këtë i jam shumë mirënjohës Bajram Muça, po ashtu, i jam mirënjohës Avokatit të Popullit” – tha Veliaj, sipas te cilit kjo fazë aktualisht është e fundit për punimet dhe së shpejti nis strehimi.

Share This Article
3 Comments
  • Bravo QEVERIA E RILINDJES!!!
    Tregojeni me VEPRA se jeni qeveri per te gjithe popullin,vecanerisht per SHTRESAT NE NEVOJE!!!
    Lereni Bashen te qaje HALLET ME Berishen,se ata nuk e kane mendjen tek populli,por si do mbrohen ne GJYQET E ARDHESHME PER KRIMET E TYRE!!!

  • Mirenjoje per kujdesin qe po tregoni per ate shtrese te shumevuajtur,te cilet i flaku ne rruge qeveria “demokratike” e nje kryeministri komunisto -ballisto -legalist ,qe nje dreq e di se c’eshte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *