Kryeministri Rama e ka lënë pas humbjen 1:4 të Zonjës së Vjetër.
Rama i është rikthyer gjatë paradites së sotme pasionit të tij të vjetër basketbollit.
Së bashku me kryebashkiakun Veliaj përuruan Parkun Olimpik të Tiranës.
Rama dhe Veliaj të veshur me uniformat e basketbollit iu drejtuan fushës ku zhvilluan një ndeshje miqësore basketbolli mes Old Star të Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama kishte preferuar në bluzën e tij numrin që mban edhe PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, numrin 2.
Ndërsa Veliaj mbante numrin 1 të LSI-së.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një koincidencë, apo një veprim i qëllimshëm, por ka më shumë mundësi që të jetë varianti i dytë.


Më pas fusha e basketbollit iu la dy skuadrave kombëtare të të rinjve.
