Veliaj: Burg kush ka vjedhur kontributet për sigurimet shoqërore

Dita

Të gjithë abuzuesit me kontributet e punonjësve në vite, do të shkojnë për ndjekje penale duke filluar nga viti 2015. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, sqaron se janë konstatuar disa institucione si Bashki e Komuna, që kanë vjedhur kontributet e punonjësve ndër vite.

“Janë 100 ml dollarë borxhe nga sipërmarrjet publike dhe private. Por do e fillojmë betejën nga bashkitë, komunat dhe entet publike, që kanë vite që s”kanë paguar sigurimet shoqërore. Dhe betejën e parë me institucionet publike do e fillojmë, që kanë vite s’i kanë paguar. Ju janë mbajtur leket punonjësve dhe s”janë paguar ndër vite sigurimet dhe kjo do të jetë beteja jonë kryesore. Madje ka edhe media që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe ky është problem i madh. Fillimisht kjo fushatë e rikuperimit të kontributeve për pensionet të fillojë në organet publike dhe më pas në ato private. Sepse kjo është vjedhje dhe shkon në burg, sepse i ke mbajtur 11 % të rrogës, dikujt dhe nuk e ke derdhur te sigurimet”, shprehet Veliaj për A1 Report.

I pyetur për zgjedhjet lokale të 2015-s, Veliaj shprehet optimist duke theksuar se me këtë frymë koalicioni i majtë PS-LSI do të fitojë 50 bashki.

Share This Article
10 Comments
  • Po ata qe nuk u kane dhene ish ushtarakeve pensionet e parakoheshme sipas ligjit,A DO TE SHPERBLEHEN,zoti minister???
    A di gje ti minister i PENSIONISTEVE,qe deri tani e ke jashte kontrollit ISSH-ne??
    Apo ia keni lene ne mirebesim CAMEVE te vjedhin sa te jene aty???
    TURPI TE MBULOFTE,o MINISTER I PENSIONEVE,qe nuk di se cfare behet ne ISSH!!!

    • O pallosh shpellari, ministri sqaroi rastin kur nje pronar ja mban 11% te rroges nje puntori me sebepin se do ti paguaje sigurimet shoqerore, por keto sigurime nuk i paguan, duke i futur parate ne xhepin e tij dhe duke e lene puntorin te pasiguruar.
      Apo mos je edhe ti ndonje nga ata qe ja vjedh kete perqindje puntoreve dhe tani te ka hyre lepuri ne bark.
      Te paktesh shpresoj te jesh i majmur, se do ta kalosh mire atje ne burk.

  • pensoinisteve legena duhet ti heqin edhe te drejten me komentuar sidomos atyre qe kane qene spiuna edhe duan edhe pension te parakohshem ,,,,,,ik edhe kerkoja janulles pensionin ushtarak ordiner,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!

  • Gjueti shtrigash,dhe thjesht propagand mediatike.Jane te rralle ata nenpunes shteteror,pas viteve 90 qe skane blere shtepi me vlere mbi 60 mije euro,dhe rrogat e tyre varionin nga 100 deri 200 euro ne muaj.

  • Vjedjes qe bertasin japin vjedheset!
    Kriminelet qe bertasin japin kriminelet,
    Same old stalinian trick than their fathers yersterday!

  • Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare. Kastriot Myftaraj – Gazeta SOT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *