Veliaj çel Samitin global të Rinisë, BB vlerëson Shqipërinë

redaktor

Banka Botërore vlerëson Shqipërinë si histori suksesi ne reformat strukturore dhe e ka celur sot me shembullin e Shqiperise Samitin global te Rinisë, ku mori pjese edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Tema e Samitit te Rinisë 2014 qe po mbahet në Uashington, SHBA, eshte nevoja per një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme dhe rritja e përfaqësimit të të rinjve në proceset e qeverisjes. Samitin e ndoqi nga afër edhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Në diskutimin hapës me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndoqën punimet e Samitit, Veliaj vuri në dukje disa nga reformat kryesore që ka ndërmarrë deri tani Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, veçanërisht ajo e pensioneve dhe e reduktimit të abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe PAK.

Duke u fokusuar në nevojën për të pasur një qeveri sa më transparente dhe të hapur ndaj publikut, Ministri Veliaj u tha të rinjve se është në të mirën e qeverive për të qenë sa më informuese dhe përfshirëse për publikun. “Detyra e politikës është që të votohet nga populli. Sa më transparent të jesh, aq më shumë mbështetje do të marrësh. Më mirë të të ‘akuzojnë’ se e informon më shumë se ç’duhet publikun, se sa për mungesë transparence”, tha Veliaj.

Ai tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në qeverisje, sepse vetëm kështu do të kenë mundësinë që të ndryshojnë axhendën e politikës dhe të ndikojnë në proceset vendimmarrëse. Ndërsa qeveritë, sipas tij, duhet t’I përfshijnë të rinjtë për të njëjtën arsye sepse çdo vendim që refuzohet nga shoqëria në tërësi, fillimisht refuzohet nga të rinjtë.

“Duke përfshirë të rinjtë në proceset vendimmarrëse, qeveria rrit mundësitë e saj që vendimet të pranohen edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ai. Sipas Veliajt, qytetarët duhet ta trajtojnë qeverinë si shtëpinë e tyre të përbashkët, ndërsa qeveria nuk duhet të ketë frikë nga transparenca për publikun.

Ky është viti i dytë që Banka Botërore, në bashkëpunim edhe me Zyrën e  të Ngarkuarit me Punë për Rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, mirëpret Samitin e Rinisë, me temë mbi rritjen e përfshirjes së të rinjve në qeverisje dhe nevoja për qeveri transparente dhe llogaridhënëse kundrejt publikut.

Share This Article
1 Comment
  • Veliaj e meriton katerciperisht kete nder qe i eshte bere, per mua eshte ministri me i mire i qeverise Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *