Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot administratorin e Petrelës, Sokol Kupi. Gjatë prezantimit, kryebashkiaku Veliaj e vuri theksin në promovimin dhe zhvillimin e ideve kreative për zonën për të sjellë më shumë vëmendje në Petrelë.
Por, nga ana tjetër, ai tha se për Bashkinë e Tiranës është shumë e rëndësishme që të ketë nën kontroll asetet e saj publike, turistike dhe kulturore. “Ne Petrelë do të fillojmë me lirimin e territorit të Kalasë. Nuk mund të kemi privatizim dhe kafeneizim të aseteve publike dhe monumenteve të kulturës. Kalaja e Petrelës është monument kulture dhe nuk mund të vazhdojë të jetë përjetësisht kafja e ish – kryetarit të Komunës”, u shpreh sot Veliaj.
Ai shtoi se Bashkia do duhet t’í kthejë komunitetit mbrapsht pronat publike. “Nëse nuk lirojmë dot Kalanë e Petrelës, është e kotë të përpiqemi të lirojmë trotuaret e Tiranës. Petrela dhe zonat përreth saj kane një potencial fantastik për turizmin”, deklaroi ai. Veliaj shtoi se për promovimin e zonës bashkia do të organizojë festën e fshatit, panaire për produktet bujqësore, merkatot e fermerëve, për të promovuar më shumë agroturizmin, për t’u lidhur me zyrën tonë turistike dhe për ta futur Petrelën si një ndër itineraret e shumë turistëve që vijnë në Tiranë.
“Nuk shoh asnjë arsye se pse në Petrelë apo në fshatra të tjerë, ne do të rikthejmë traditat që kthehen në sebepe, pse njerëzit duhet të vijnë, pse njerëzit duhet të kalojnë kohën në fshat”, tha kryebashkiaku i Tiranës. Një prej porosive të tij për administratorin e ri të Petrelës është bërja e një inventari për të gjithë nevojat që kjo zonë ka për investime dhe më pas do të pyetet komuniteti për nevojat prioritare.

Po kalane e Tiranes tek Kinema Millenium kur do ta liroje Erioni?
Po kete kalane e Milleniumit ne mes te Tiranes pse nuk e liron ky?
MOS U MEREZISNI STEP BAJ STEP KA RADHE CDO GJ E DHE MILENIUMIT DO TI VIJE RADHA SHUM SHPEJT
Aq sa i erdhi radha pallatit te vellait te Kocos. Ja ketu do te jemi dhe do te shohim a do t’i jete i zoti te cliroje edhe ate vend tek MIllenium. E meqe jemi ne teme ndertimesh ne shkelje, po ato punimet rreth e qark Kryeministrise, ministrive ne qender te Tiranes si edhe rreth selise se PS-se a kane leje nga Bashkia?
Ooh, kjo eshte politik e madhe apo jo?
Nuk krijohen Vendet e mines vetem me pris cka te tjere Kane bâ! Nje late duhet per turistet ,deshtet s’deshtet …vetem per me pshurr dikund kur je njitur déri atje! Edhe ne qofte se kafja pris pamjen,vendosni kushtet qe duhet te respektohen nga pamja madhesia etj ,edhe shtetezoni kafet neper monumentet e jeni ne shfrytesim me qira!
Potentiel fantastik!? Stop smoking hard!
Ateher sic eshte ajo fjala te rime shtrembet dhe flasim drejt…kalaja ka qene nje pocaqie….qe gjitgmone rinte kycur dhe kur shkonim ne ekskursion do prisnim sa te vinte ky tipi qe mbante celssat e hyrjes..kalaja vinte era shure dhe ishte mbushur plot me jashteqitje….keto vitet e fundit qe kam shkuar si i ritur kesaj here….te pakten kishte pasterti..kishte ku mund te shkrpeje 2 foto..prandaj kjo gje eshte gabim…perderisa shteti nuk mund ta mbaje le ta mbaje privati..
Kalaja e Petreles, kjo keshtjelle historike dhe simbolike, sepse aty vuri kunoren e shenjte te marteses Gjergji i madh i shqiptareve, ne radhe te pare duhet te pastrohet nga simbolet turko-mongole, kunder te cilave u ngrit dhe qendroi derisa Shqiperine e “pushtuan” neo-otomanet…..