Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka ulur në një tryezë 16 kryebashkiakë për të diskutuar mbi reformën për zhvillimin rajonal.
Në tryezë ishin dhe kryebashkiakët demokratë. Ajo që ra në sy ishte lënia e “konfliktit” midis së majtës dhe së djathtës për disa momente ku Veliaj ka shtrënguar duart me kreun e bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Kjo reformë synon efikasitetin e politikave të investimeve publike, krijimin e rajoneve konkurruese me zhvillim të qëndrueshëm social, ekonomik e mjedisor, në zbatim të politikës së kohezionit territorial.
Në funksion të kësaj reforme, me vendim të Këshillimit të Ministrave u miratuan katër zona (rajone) të Zhvillimit Rajonal.
