Veliaj dhe përfaqësuesja e BB shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë

DITA Online

Krahas progresit të jashtëzakonshëm në betejën kundër varfërisë, përmes programeve të ndryshme sociale dhe edukimit, Bashkia e Tiranës dhe Banka Botërore ndihmojnë edhe me shtimin e qendrave sociale për qytetarët në nevojë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, shërbyen një drekë për dhjetëra të njerëz në nevojë në qendrën sociale komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”.

Në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka hapur 7 qendra sociale, ku marrin shërbime njerëz në vështirësi ekonomike. Veliaj nënvizoi se shumë prej politikave që janë bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore janë përkthyer në nisma konkrete në dobi të njerëzve në nevojë.

“Disa herë nevoja është në formën e një vakti, prandaj kemi hapur 7 mensa sociale në Tiranë. Me Bankën Botërore kemi bërë disa ligje shumë të dobishme, si ato për ndihmën ekonomike që marrin grante, sistemi me pikëzim, pra që njerëzit marrin ndihmë ekonomike sipas nevojës që kanë. Shumë prej politikave tona që kemi bërë me Bankën Botërore përkthehen në qendra të tilla sociale”, tha ai, teksa listoi disa prej rasteve të shumta që trajtohen në qendrat sociale të hapura nga Bashkia.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, shprehu vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare për të punuar bashkërisht me qëllim uljen e varfërisë.

“Ne premtuam se do të ktheheshim sërish me kryebashkiakun dhe ja ku jemi të gjithë së bashku. Por, më emocionuese janë të gjithë aktivitetet që ju keni këtu në qendër që kanë të bëjnë me njerëz të të gjitha moshave. Ju keni edukimin për më vegjlit, pra ju keni mbështetje për fëmijët tuaj, keni mbështetje për edukimin, për asistencë sociale, këshillim, punë, të gjithë aktivitetet që ju nevojiten për të pasur sukses ju dhe familjet tuaja”, u shpreh Maryam Salim.

 

v.l/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo e madhe. Nje nisme qe aplikohet edhe ne vendet perendimore per shtresa te marginalizuara te shoqerise. Uroj ti vazhdoni keto nisma te mira Z. Kryetar

  • Ky eshte i madh fare, duket sikur luan ndonje film humoristik me titull “Mashtruesi”.
    Ketej ben keto shfaqje, nga ana tjeter merr vendime qe do ta varrose krejt qytetin e Tiranes me ndertime te tmerrshme.
    Dhe ne do te jetojme si ne nje fole grenxash, ku do te na merret fryma, vetem se ky tipi bashke me gjatoshin duan te ndertojne aty ku metri katror ka me teper leverdi, dmth brenda unazes dhe duke dendesuar tej mase qytetin kudo qe shohin pak hapesire, nuk duan ta hapin qytetin, por do te na rradhisin si sardele mes pallatesh..
    Pune e madhe se shkaterrohet niveli i jeteses se njerezve, rendesi ka qe jap ndonje dreke si keto ketu, qe te argetohen njerezia, se di une si i rregulloj punet mire nga prapa.
    O milet i gjore, kujt i besoni more aman?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *