Kandidati i mazhorancës për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj shprehet se brenda radhëve të Partisë Socialiste nuk ka asnjë lloj hezitimi për ta pranuar atë si kandidaturë për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend.
Madje sipas tij, të gjitha strukturat partiake janë angazhuar në një kohë rekord dhe kanë filluar fushatën për fitoren e zgjedhjeve. “Në një kohë rekord kemi ngritur strukturat tona, ku në çdo njësi po zhvillohet fushatë paralelisht.
“Ne kemi krijuar një koalicion shumë të madh me 40 parti, por koalicioni i vërtetë është ai me qytetarët”, – tha Veliaj duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.
Gjatë kësaj interviste Veliaj ka folur edhe për raportet që ka me deputetët e PS-së, duke veçuar ata që e kanë mbështetur atë në të gjitha takimet që ka patur në Tiranë, ndërsa Majkon dhe Ramën nuk nguron t’i konsiderojë edhe si mentorët e tij politikë.
“Majko e Rama janë shokët e mi e janë mentorët e mi, ndaj një batutë e thënë mes miqsh s’mund të përdoret në këtë formë. Kam mbështetjen e të gjithëve që po e tregojnë dita-ditës, kam bërë fushatë me Qefalinë, me Tahirin e me çdo deputet tjetër të Tiranës që i njeh mirë problematikat e qytetit dhe të banorëve”, – shtoi Veliaj.
Më tej, pyetjes nëse do të mirëpriste në fushatë deputetin Ben Blushi, Veliaj iu përgjigj se do ishte i mirëpritur kushdo që do kontribuonte në kthimin e Tiranës në rrugën e duhur.
“Blushin dhe këdo që do të japë kontributin e tij në qeverisjen e Tiranës unë e mirëpres”, – tha Veliaj.
Ndërkohë që i pyetur për kritikat që ka patur Blushi ndaj qeverisjes së majtë, Veliaj do të shprehej se “nuk i kam dëgjuar, por di t’ju them se askush nuk mund të thotë sot se ne jemi në destinacionin final. Reforma e pensioneve ka sjellë një sërë përmirësimesh, po ashtu edhe në arsim jemi në drejtimin e duhur. Shih legalizimet. Janë 10-fish më shumë në një vit sesa në 8 vite”.

Shko shit prap fiq po deshe se ajo do te jete gjeja me e mire per te gjithe!
veliaj e di mire punen e vet por saliu me shpifje dhe luli me mashtrime do vazhdojne ta sulmojne. fitorja e vekiajt eshte drejtimi i duhur
nuk qeke mire plako…”drejtimi i duhur”…patetizmi militant ka arrit kulmin…jeni qesharake..
te gjithe ne nje vend hane barin! Njeri m… e tjetri k… jane si Veliaj e te gjithe ata qe permend ti sepse asnjeri deri tani nuk ka punuar per ate poull e pse duhet ta besojme qe ky do punoj per popullin kur deri tani nuk ka bere asgje per te!
Shikoni cfare politike moderne, cfare rilindje, cfare demokracie ka sjelle Edi Rama ne PS. Per cdo lajm te Erjon Velise jepet urdher nga lart qe blogerat e Rames te komentojne dhe thurrin lavde si ne kohen e Enverit Hoxhes. Shyqyr o Rama o lider i madh, o demokrat, o ti qe luftove per fraksionet ne PS. Shyqyr qe erdhi dita qe pame kete demokraci me blogerat qe bejne furce me porosi tende. Fotot i bene me porosi, deklartatat me porosi, komentet me porosi, votat me porosi, drejtorat me porosi, kandidatet me porosi, ti Rama je nje demokrat i vertete. Ja ke marre edhe Sali Berishes per demokraci.
veliaj kto jan vetem pak nga gjerat qe jan bere sic duhet kto dy vjet. sot te gjithe paguajne drita, ska me vjedhje, ska me semafor me te kuqe, ska me te dehur ne makin etj etj.
Veliaj ka punuar dhe seshte marr me llafet e Saliut apo me premtimet boshe te Lulit. tirana e di drejtimin e duhur qe duhet te marri dhe te arrij kohen qe duhet te ishte se 4 vjet nuk ka ndodhur qofte dhe nje gje ose me sakte ka paur gjera qe kan degraduar
Kjo eshte politika e re.. Te pergezoj veliaj.. djale pozitiv , me energji dhe ide.. Plot vullnet per pune..
sa per blushin, te lumte per shtrirjen e dores se bashkepunimit
I PAPAM.. ME PELQEN QE ME NE FUDN DO KEMI NJE KRYETAR POZITIV DHE ME GJERA KONKRETE.. ERIONI KA TREGUAR SE JU SHKON GJERAVE NE FUND DH EMBAN FJALEN E DHENE. KETE E DIME TE GJITHE, E PAME NE MINISTRI
Ja pra sa larg eshte gjuha e saliut me gjuhen e erionit. vite drite.. nje lul takmak, nje sali vrastar, nje halim i marum dhe nje erion pozitiv qe i permbys te gjtihe
o ta lumsha.. hajde bej naj pune se e ka lon ai hajvoni per faqe te zeze tironen,.. mbeturina, qen, gropa, pa kanalizime.. kjo eshte tirana
Ore, se kuptoj pse PD nuk shkrihet fare.. Te marre ca leksione politike nga Veliaj te pakten.. Te mesojne te flasin e mendojne se lane nam
veliaj ka shit fiq, po luli qe ka vjedh 230 milion euro te durres kukes dhe ku prokuria e gjeti fajtor. ca boni me kto komente? erjoni ka pune jo vjedhje
Nje person qe ndryshe nga te tjeret e ka per nder te pranoje qe ka punuar qe i vogel, mendoj se eshte per tu vleresuar jo per tu tallur. Njerez si Erioni jane te vetmit qe mund te bejne veprime konkrete e mund ta ndryshojne Tiranen.
Blushi te var leshte jo te vjen
Erioni nuk e duan as te vetet dhe kjo dihet, nje njeri qe nga hici dhe pa asnje lloj backround-i u be minister dhe tani po kandidon per Kryetar Bashkie duke lene shume eksponent te tjere brenda se majtes mbrapa me nje kontribut shume me te madh se Erioni!
o alisa ku e di ti qe se duan te vetet?? ku e ke degjuar apo lexuar? boll moret kot rrogat e bashkise po shkoni ne pune dhe lereni komentet. boll eshte sala me rrenat e veta gjithe diten
Domsodo do te ndryshoje planin rregullies te Bashes se parate tani do te shkojne nga xhepat e kunatit te Lulit tek xhepat e vellait te Erionit.
..mendoj se Basha ,nuk e ka fituar akoma “pavaresine” ,prandaj referencat e tij jane negative,diziformuese gje qe ndihmon figuren e kundershtarit te shkelqeje..dhe te besohet.
zoti velia!
dua te te sygjeroje, se nuk eshte ndonje merit te ndryshosh per te ndryshuar. po pres te degjoj nga ju qe do te ndertoje, p.sh. nje stacion treni apo nje linje tranvaje.
po pres qe te instalohet fryma e punes, fryma e biznesit te konfiguruar ne zbatim te ligjit.
pres nje fryme te re nga ju. me respekt, armiri
Ku shkruhet (përveç titullit) për ato që ka thënë për Studimin e Tiranës?!
A ç’ja q..të nënën këtij populli, duke i ndërruar rregullat çdo vit, e duke i bërë njerzit të vuajnë e të mos planifikojnë dot asgjë në këtë vend. E kisha menduart që me politikë merren njerëz që s’gjejnë dot karar prej talentit që jep natyra, dhe duan tu rrinë sipër të tjerëve; por qenka e dhimbshme ti shohësh e ti vuash këto qënie.
Ke shume te drejte, por keshtu ndodh kur cdo gje lihet ne dore te nje njeriu, qofte edhe ky kryetari i bashkise. Ne rast se plani pasi te hartohej, do te kalonte edhe per votim e miratim ne popull, muhabeti do te ishte ndryshe. 50 + 1 % te popullsise nuk i jep dot rryshfet sic mund ti japesh kryetarit te bashkise , qe ta jep direkt lejen ne lulishte.
Dhe pastaj katandishes si Tirana, qe te merr te qaret kur e shikon………..
O Erion. Po ke dale si kampion i rinise rri si i tille, sepse, Blushi nuk te jep me shume se sa ke, si i ri qe ti vet je. Dhe vetem rinia e ben Tiranen. Mblidhi te rinjte, jepu shprese atyre, punesoi, mos i genje pas fitores, qe fitoren te gjalle ta mbash me rinine rreth teje, dhe gjithe Shqiperine. Sa per Blushet me shoke, ata, kane llogarite e perjetshme bankare neper bote, dhe si Ahmet Zogu, nga jashte, do te te sulmojne ne te ardhmen. Behu trim nese nuk je, por jo i cartur. Dhe per keshilltare mer edhe te vjetrit, por jo ata si Bashkim Sala, qe ka turp nga thinjat, me shoke te qylit, pas Clirimit.