Bashkia e Tiranës do të rindërtojë të gjithë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i sotëm. Premtimi është dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave ku deklaroi se sikurse në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, edhe në këtë rast, do të nisë menjëherë rindërtimi.
“Jam i sigurt që siç menaxhuam tërmetin e datës 21, ku në fakt këtë fundjavë bëhemi gati për të hapur shtëpitë e para të reja, me të njëjtin vullnet dhe me të njëjtin njerëzillëk dhe dashuri, do punojmë edhe për shtëpitë e tjera që të sigurohemi që mbaruam ato të tërmetit të parë, të rifillojmë ndërtimet e këtij të dytit , pa humbur fare kohë dhe të sigurohemi që Viti i Ri na gjen në këmbë. Ky qytet që tani po mbush 100 vjet i ka parë të gjitha, ka parë edhe si rrëzohemi dhe rrënohemi, kemi parë edhe si ngrihemi dhe rikuperohemi. U rrëzuam në orën 4 të mëngjesit, ka rëndësi të rikuperohemi sot gjatë ditës dhe në vazhdim”, deklaroi Veliaj.
Veliaj nënvizoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të jepet shpërblimi edhe për 500 familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit.
“Dua që të njoftoj se do kemi një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku kemi planifikuar kalimin e 500 pagesave për 500 familje të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Me shumë gjasë janë familje ose janë ato shtëpi që janë ridëmtuar, ndaj ndihma sot në kesh, në para vjen në momentin e duhur për t’iu gjendur pranë këtyre familjeve, 500 familjeve të Tiranës”, tha Veliaj.
o.j/dita

ME PARATE E KUJT DO TI NDERTOSH MORE MASHTRUES
Nderto Teatrin o Velo, pa lerini njerezit ne rruge. Nuk kane nevoje per banesa dhe per buke e uje. Vetem beni ate atle Teatrin me ngjyra dhe “dizajn” sic e do Ramuti, me kullen persiper si te Stadiumit, dhe jemi te lumtur.
Meqe ra fjala, mund ti akomodoni njerezit te stadiumi? Eshte i bukur, dhe do gezojne kur ta shikojne..
Mbaroni dhe PPPte e rrugeve njehere e mire, dhe cte ngelet festoni Festat e ministreshave me balerina gjysem lakuriq.
Mos pagoni as pensionistet, nuk kane nevoje per leke, c’i duan. Ai qe ska nuk prish, ai qe prish ka nevoje per shume
Ka nevoje Ulaj, Fusha, Ahmetaj, Gjikuria e Gjiknuri. Dhe per ndonje “gje” me shume nga shqipot Ramuti..
Se me cilet shqipo e krahasoi veten kjo ngelet per tu kuptuar sot, me ata qe humben jeten dhe shtepite, apo me Fushat e Ulajt e Berishajt bashke te gjithe.
O murrel K@ri si nuk te vjen turp o kurve qe dhe sot ne nje dit fatkeqesi per shqipetatet ben politik,ik o kurve e berishes,jeni vetem kafshe ik kurve