Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj kërkon shtimin e gjobave për ndotjen

Dita

Këshilli Bashkiak është mbledhur pasditen e sotme dhe pritet të miratohen disa vendime të rëndësishme, mes tyre edhe mbështetja sociale për personat me aftësi të kufizuar.

Kryetari Erion Veliaj tha se pika e 4-­t e rendit të ditës është ai i shtimit të gjobave brenda kufirit të ligjit per ndotjen e kryeqytetit.

Sipas Veliajt, “gjobat për efekt kontrolli, pasi çdokush që ndot dëmton pronën publike. E kemi parë të arsyeshme që kundravajtësit të mësojnë parimet e qytetarisë. Prandaj kërkojmë të rrisim gjobat brenda kufijve të ligjit”.

Mbledhja vijoi me debate mes anëtarëve të majtë dhe atyre të djathtë.

Të djathtët thone se nuk e kanë parë piken 4 te rendit te ditës, pikërisht atë të shtimit të gjobave. “Ju keni nevojë për show, nuk e keni mendjen tek ndotja”, – u shprehën këshilltarët e PD.

 

Share This Article
9 Comments
  • I nderuar Kryetar,
    Nuk është e nevojshme të rritet vlera e gjobës por mjafton që të zbatohet ligji dhe organet kompetente të jenë në krye të detyrës dhe ta vendosin atë në çdo moment që e konstatojnë.
    Shembulli më i mirë është vendosja e rripit të sigurimit. Deri në një farë kohe shprehja ka qenë: “Nuk lidhet burri për 200 lekë”, kjo pasi çdokush me këtë shumë mund të korruptonte policin kur ky i fundit ndonjëherë mund të guxonte ta ndalonte për këtë shkelje. Por tashmë që asnjë polic, në asnjë moment nuk ta përton dhe e zbaton ligjin siç duhet ata burrat lidhen që çke me të.
    Me respekt.

  • Si i merr punet Zoti veliaj,! Mbrapsht:gjoben po ta vendosni po vetem kur te keni mundesuar popullit menyren per me e heq berlogun ne menyre ‘qytetaret’ . per shembull meremetoj nje shtepi thej mur,ne boten normal thirr komunen edhe i tregon se ke berlog te jashtzakonshme edhe komuna te vé ne disposition nje kontener te madh aty afer ,qe mos te ndotish vendin perreth,apo komuna vend os si ne svicer qe cdo muaj a cdo tre muaj mbledh ‘monstrat’ berlogun e madh,edhe nuk boten vendi duhet tjera!
    Po veliaj i ka punet nga gjishti,sepse deshte ma kollaj me gjobit njerezet pa mjete,dmth pa fuqi,se sa me vu mjetet ne disposition!

  • Gjobat Jane ligjerisht ne taxe mbi qytetaret,edhe vendimi per taxa nuk i takon komunes po Shteti,kjo kur shteti i thot vêtit shtet,perndryshe kalojme ne kohen e mesjetese ku cdo bajraktar vendoste ‘taxen’e vete sipas qefit ne bajraku e tij! Edhe qe nje taxe te behet e ligjshme duhet te jeté e votuar nga Par la menti…

  • Ky paska lajthit fare. Deri ne sa e lejon ligji ngritjen e vleres se gjobes. Pse nuk bejne ligj per minimumin e jeteses kta zorrat qe kemi per politikane? Te ardhurat mesatare jane rreth 25 mije ne muaj, ndersa gjobat nga 20 mije dhe kerkojne ti ngrene. Pse nuk ngrene minimumin e rrogave me ligj? Vetem taksat ngrihen. Jane bere si ujqer Ku e ku te te kapin e te vene gjoba. Dhe mos te me shkruj njeri ktu qe keshtu bohet shteti se ja kam qr shtetit. Ky nuk eshte shtet por dhune sociale dhe psikollogjike.

  • A e ka idene Veliaj se cfare do te thote te respektosh ligjin? A e njeh ai ligjin? Ndoshta i duhet te beje nje kurs te pershpejtuar per tu informuar qe here tjeter te mos kepuse brockulla si kjo apo ajo e rruges se hipotekuar te Bamkes. Gjobat nuk shumefishohen nga vullneti I kryebashkiakut.
    Te jesh kryebashkiak nuk te jep te drejten te ngrihesh mbi ligjin perndryshe ne nje shtet normal te presin prangat.

  • ju lumte,
    po ndotja helm e karburanteve dhe makinave,kush do i ver gjoba, kualidatoreve,shofereve,apo konpanive te karburanteve,qe leshojne tym si oxhak me qymyr guri dikur

  • Ndalohet shurosja ne natyre,ose beje ne breke.Adopto nje nevojtore ose cerdhe hajdutesh,Bregasi eshte specialisti me i mire per te adoptuar cerdhe hajdutesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *