Erion Veliaj i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Nga sot nuk jam më anëtar i qeverisë. Sapo i kam dorëzuar kryeministrit dorëheqjen time. Me shpresën se do të zgjidhem në krye të Bashkisë së Tiranës ju premtoj se do të vijojmë bashkëpunimin në çdo gjë që është në interes të qytetarëve. Jo më leje ndërtimi në këmbim të parave. Do ketë panaire punë edhe nga Bashkia Tiranë. Tirana e meriton pjesën e vet të “rilindjes””, tha Veliaj
Në ikje nga ministria që drejtoi për 18 muaj. Veliaj ka mbajtur një takim lamtumire me stafin tij. Ai falenderoi bashkëpunëtorët e ngushtë për punë e bërë ku tha se ekipi i tij ka funksionuar si Formula 1.
“Edhe unë jam një çik i trazuar edhe pse fizikisht do të jem me shpresë, sepse falë votës suaj do jem vetëm 100 metra larg.
Ju jam shumë mirënjohës për këtë punë të bukur që kam pasur. Në fakt skena duhet të ishte ndryshe, sepse ju duhet të ishit në skenë dhe unë i vetmi spektator, sepse jeni ju që e keni bërë punën. Aq shumë ndjesë iu kërkoj familjeve tuaja sepse keni punuar jashtë orarit në ministri. Para se ta mbyll dua që secili që është në skenë t’i bëj një falenderim të veçantë dhe një premtim të veçantë, të gjithë e thatë që kjo është një punë në ekip dhe u tregua një histori se si funskionojnë ekipet e formula 1-isht. Besoj se nga paketimi i gjërave që kemi bërë ne jemi një ekip i formula 1-ishit ne qeverinë dhe ju falenderoj për të gjithë punën që kemi bërë”, tha Veliaj.


personalisht me vjen keq qe dha doreheqjen…ishte person shume i zoti ne krye te ministrise! beri pune qe ishte vertet per tu vleresuar.
por nga ana tjeter eshte pikerisht personi qe duhet ne krye te bashkise andaj Suksese zoti Veliaj !
shume thjeshte dhe qarte, punen e tij si minister ai do e vazhdoje si kryetar bashkie, dhe jam i sigurt qe do i riktheje tiranes buzeqeshjen e munguar keto 4 vite, qe do largoje dembelizmin nga dyert e bashkise
personi i duhur per ta rikthyer tiranen ne rrugen e punes, se na ka marre malli kemi 4 vite qe nuk shohim te behet asgje per kryeqytetin, po normal, ca mund te presesh nga dembelat
erioni duhet te drejtoj bashkine e tiranes sepse eshte i vetmi kandidat qe e meriton te jet ne krye te bashkis. edhe ne bashki do bej akoma pune me te mira
Tirana duhet te shkoj ne drejtimin e duhur dhe erioni ka treguar qe dicka qe merr di ta kthej ne binar edhe per kte gje jam i sigurt qe tirana me te kryetar bashkie do do shkoj drejt drejtimit te duhur!
Epo, nje ministri qe eci kaq mire sdi sa do i gjendet zevendesuesi.. por gjithesesi Tirana fitoi nje punetor te hekurt
Hajde se meritojne 1 milione qytetare nje pune te mire per qytetin.. po vazhdove me ritmin qe ishe te MMSR, une thm qe tirana lulezon
veliaj te mbaro pune o shoke.. kaq, ska llafe derr derr
ne jemi te kenaqur qe kemi erion veliaj si kandidat ne tirane. tashme te gjith qytetaret e tiranes shpresojn se bashkia do i rikthehet punes 24 ore ne 7 dite.
tashme kemi nje betej perpara dhe duhet ta fitojm kete sfid. fitore per erion veliaj
ky eshte ministri me i mire i qeverise rama. reformat qe ka ndermarr tregojn aftesine e tije manaxheriale. edhe tiranes do i kthej humorin e duhur>
Kur thue kete,kujdes,se spaki gje ne dore demek ne qofte se ky eshte ma i miri!
je i madh perfundimisht erion.Jo më lejë ndërtimi në këmbim të parave. Do ketë panaire punë edhe nga Bashkia Tiranë. Tirana e meriton pjesën e vet të “rilindjes””kjo eshte fryma qe i duhet tiranes per ti kthyer shkelqimin e munguar
Mirenjohje per punen e bere si minister!Urojme fitore dhe suksese ne drejtimin e Tiranes,gjysmes se shtetit tone.Jam shume optimist per ate qe do te beni per te miren e te gjitheve.
VELIAJ I DUHURI PER TIRANEN!!
jemi te bindur se eshte pikerisht personi qe na duhet ne krye te bashkise
Eshte djale i edukuar dhe zbaton cdo norme shtetrore e shoqerore.Me vjen keq kur e fyejn dhe shajne pa shkaqe te arsyeshme.
Ne rast se do e fitoje garen do lere gjurme ne Tirane pasi do e perkrahi Kryeministri dhe te gjitha strukturat shtetrore.
Eshte organizatore dhe drejtues me norma, kjo ne aparence.Rama dikur merrte sepaten ne dore ky do ja hipi fadromes kur te jete nevoja.
Perfundimisht iku dhe nga ministria. Tashme ne 21 Qershor do iki dhe nga rruget e Tiranes se cuditerisht tani po qarkullon me shpesh se kurdohere,sepse si gjithmone per interesa te ngushta personale Zymbyl Veliaj arrin te bej cdo gje.Por nuk e kupton qe ky show nuk besohet nga askush sepse ngelet nje papagall ordiner!
Aurela moj, ishalla nuk te shkon ndermend qe te dalesh ne media dhe te thuash qe kete femi e kam me Erjonin, se soji juaj per para, sleni gje pa bere.
Eh sa per Erjonin, mos ki merak, nja tre apo kater mandate e ke ne krye te bashkise Tirane, per sojin tuaj, do tju mbjelle bar, qe te shtriheni si dikur, kur vijshit ne Tiron, neper lulishte, ku ja fusnit gjumit, per shtat pal qejfe, natyrisht pa patur friken, se ju dilshin breket, se ne ate kohe, vijshit me dymi tpalame.
A ka dhane doreheqje nga 8 board et ,qe nuk i ka deklaruar zyrtarisht ne deklarimin fiskal!?
Kjo tregon se sa respekton ky Shtetin e vete:nuk do me paguar taxat mbi te ardhurat per shtet,edhe pse jeton nga ky shtet!
OH, SA KEQ PO NA ARDHKA??!!
O Horro!! Per Tironen do punoj(po fitoj)nga mesi e lart. Kurse nga mesi e poshte do punoj per Gjatoshin. Te jesh i sigurt………..ahahahahah.
Bobobo,cka na njeri!njeri ma i qofte i qeverise po largohet!medet per ne,me et per ne si do ia bejme tash pa te!oZot pak meshire,te na shpetojsh tash se mbetem pa ministrin tone !
Ku ku per ne cka ka me na gjetur pa te!