Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ishte sot i pranishëm në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës dhe atë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë për të uruar ditën e Pashkëve. Në një prononcim për mediat pas vizitës së selinë e Arqipeshkvisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se fabula e Pashkëve është që puna e mund dhunën.
“Duam t’u urojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë të Tiranës por edhe të gjithë Shqipërisë, ata që janë katolikë, protestantë apo që kanë fqinjët e krishterë, gëzuar Pashkët. Fabula e Pashkëve është një fabul shumë e bukur dhe kumti i ringjalljes së Krishtit është kumti që drita e mund errësirën, puna e mund dhunën edhe që jeta e mund vdekjen. Ndaj dhe shpresoj dhe punoj për një qytet ku të gjithë bashkë të kemi më shumë jetë, më shumë dritë dhe më shumë punë. Mbarësi të gjithëve në familje dhe atyre që e festojnë sot, gëzuar dhe bekime”, u shpreh Veliaj.

Gezuar per shume vjet Pashken, vellezer katolike shqiptare!
Nje korigjim eshte nevojshem.
Duhet thene e shkruar “Pashka” e jo “Pashket”, si dhe ne te gjitha gjuhet e tjera te botes (edhe Krishtlindja nuk duhet quajtur Krishtlindjet per po ekte arsye.).
Falemnderit.
O pike e zeze ky edhe Pashket do t’i ktheje sipas midese se vet. Po keshtu eshte kur kerkon te perfitosh te besh reklame per vete edhe me simbolin e Pashkeve, kthehesh ne nje lolo te peshtire. Sa per dhune Erionka po tregon se eshte edhe me i keq se Berisha me ish -shoket e tij te protestave. Nje njeri cinik, genjeshtar, hipokrit qe kujton se kolltuku qe ka i jep te drejte te ngrihet permbi rregulla e ligje e te sillet si satrap.