Veliaj fton krerët e bashkive të djathta: Të bashkohemi në një shoqatë

Saimir Lleshi
Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, gjate nje takimi me mediat, ku ka treguar masat qe bashkia do te nderrmare ne kuader te javes pa makina, ne Tirane./r/n/r/nMayor of Tirana Erion Veliaj during a meeting with reporters to talk about the week without cars in Tirane.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton kryetarët e bashkive të djathta që të bashkëpunojnë. Ai thotë se kryebashkiakët duhet të bashkohen në një front në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, Veliaj duke përfituar edhe nga prezenca të zgjedhurve të djathtë, ka dalë me një propozim konkret, për të unifikuar shoqatat e pushtetit vendor në një të vetme.

“Unë e di që ne ndryshojmë nga bindjet politike, fjala vjen unë jam socialist dhe jam shumë krenar për këtë, besoj se do të ngelem socialist gjithë jetën time, siç jam i bindur që Voltana do të mbetet demokrate dhe shumë prej të zgjedhurve të tjerë do të ruajnë bindjet e tyre politike. Por di t’u them se ka më shumë gjëra që na bashkojnë si drejtues vendorë sesa gjërat që na ndajnë. Ndaj dhe propozimi im sot është konkret, ka ardhur momenti që të konsiderojmë seriozisht bashkimin e dy shoqatave”, tha ai.

Sipas tij problematika dhe hallet e përditshme të qytetarëve me të cilat duhet të përballet sot pushteti vendor, duhet të jenë parësore në përcaktimin e qëndrimit dhe të sjelljes së çdo drejtuesi vendor, qoftë ky i majtë apo i djathtë.

“Besoj se ky është një moment ideal, kjo konferencë është një kontekst ideal që ne të fillojmë një diskutim konkret se si të bashkojmë forcat. Në fund të ditës nëse lobojmë bashkë për qeverinë qendrore, për përqindjen që marrim nga taksat që kontribuojmë në buxhetin e shtetit, për mënyrën se si konkurrojmë për grandet e fondeve të rajoneve, për mënyrën se si përfaqësohemi në Strasburg apo në institucione të tjera ku ne duhet të lobojmë”, theksoi kryebashkiaku.

Ndërkohë që në fjalën e tij ai u përqendrua edhe tek efektet reale që ka sjellë reforma territoriale, jo vetëm s ai përket mënyrës së organizimit të qeverisjes vendore, por më së shumti edhe në aspektin ekonomik dhe financiar.

“Është vetëm fillimi dhe ndoshta historia apo koha do të tregojë se sa mirë do të funksionojë kjo reformë por di t’ju them se të paktën në Tiranë shumë gjëra kanë ndryshuar. Kemi më shumë para për të bërë investime dhe më pak para për të mbuluar administratë dhe rroga zyrtarësh. Sot kemi një hapësirë më të madhe për të diskutuar se ku do të jetë zona e re ekonomike, zona bujqësore e Tiranës, ku do të jetë zhvillimi rural për Tiranën, se ku do të kemi hapësira rekreative”, tha Veliaj.

 

Share This Article
7 Comments
  • Hahaha, Veliaj fton kreret e bashkive te djathta te bashkohen per interesat e popullit.
    Histori kreresh.
    Hajdute

  • Hidhni gure ju debila mbi djalin e zgjuar e punetor, me vizion perendimor, Veliaj, se, siç thote populli, arra qe ka kokrra gjuhet me gure, ajo qe nuk ka, siç ishte Basha, pritet dhe behet derrasa.

  • Mamaja e Veliajt ishte ne mbledhje ,Veliaj hodhi inisiativen “adopto nje hajdut apo shurrtore”,me kete parrulle te ecim bashke drejt Rilindjes se Rames .

  • Nuk eshte koha e nihilisteve ,zVeliaj eshte nen nje prove te forte,fillimi nuk po duket i keq.NUK BEJME MIRE TE PARA GJYKOJME .Kushdo vleresohet e gjykohet nga puna ,produkti kyc per vleresim .Bindjet politike ne kete rast nuk hyjne fare ne pune.Detyra e krybashkiakut per mua eshte jo politike.Shpresoj te mos mbetemi te zhgenjyer,si me te meparshmin.,,,,,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *