Qeveria sapo ka nisur një nga reformat më të rëndësishme, në fushën e përfitimeve, e cila ka lidhje me të sotmen dhe brezat në vijim. Kjo është një reformë e gjerë, sa sociale po aq edhe financiare, e cila evidenton disa dukuri dhe shtron nevojën e marrjes së shumë masave paraprake për të bërë mundur realizimin e saj me sukses. Qeveria i ka venë vetes objektiva të qarta, por për t’i mundësuar ato, duhet që së pari opinioni publik të ndërgjegjësohet dhe të bëhet pjesë e saj. Për të sqaruar këtë reformë e cila një ditë i prek të gjithë njerëzit kemi ftuar në një bisedë ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Nëpërmjet intervistës së mëposhtme, ministri tregon disa nga hapat kryesore në të cilat do të eci kjo reformë…
Zoti ministër, cila nga dy opsionet e paraqitura përshtatet më mirë me realitetin shqiptar?
Të dyja opsionet, kur janë zgjedhur për t’u përfshirë në dokumentin e politikave, janë zgjedhur sepse janë më të përshtatshmet për kushtet ekonomike, sociale e administrative të Shqipërisë. Të dyja funksionojnë sipas parimit “Pay As You Go”, ku kontributet aktuale shërbejnë për të paguar pensionet aktuale. Ajo që është me rëndësi për t’u përmendur këtu është se dy opsionet nuk e përjashtojnë njëri tjetrin. Opsioni i parë parashikon ndryshimin e disa parametrave të sistemit, të cilat i parashikon edhe Opsioni i dytë. Sipas Opsionit të dytë, të gjithë ata individë që kanë filluar punë për herë të parë para vitit 1994 do të vazhdojnë të jenë pjesë e skemës aktuale, por të reformuar sipas Opsionit të parë. Në këtë mënyrë, të gjitha ndryshimet që propozon Opsioni 1 do të ndodhin pavarësisht se cili nga dy opsionet do të zgjidhet. Nga ana tjetër, Opsioni 2, nëse zgjidhet, do të përfshijë vetëm ata që kanë hyrë në tregun e punës pas vitit 1994, e si rrjedhim do të japë pensionet e para rreth vitit 2030. Prandaj, Opsioni 1 do të hyjë në fuqi menjëherë, ndërsa lëvizja drejt llogarive nocionale mund të bëhet edhe më vonë sepse, qoftë nëse do të zbatoheshin tani, qoftë nëse do të zbatohen në vitin 2029, nuk do të përbënte asnjë ndryshim përderisa pensionet e para sipas llogarive nocionale do të jepen vetëm në vitin 2030.
Zbatimi i skemës së re, si pritet të ndikojë tek personat që i janë shtuar skemës së kontributeve shoqërore së fundmi, po flasim për brezin e të rinjve?
Në fakt, reforma u drejtohet pikërisht të rinjve. Skema që ne kemi sot është shumë dekurajuese sepse, për shkak të pensionit tavan, jep përfitime shumë të ulëta. Prandaj, shumë qytetarë dhe sidomos të rinjtë, fshehin pagën reale duke derdhur kontribute vetëm për pagën minimale. Reforma që ne kemi propozuar është moderne dhe i përshtatet më mirë realitetit aktual. Ajo bazohet mbi parimin kontributiv, ku pensioni përcaktohet vetëm nga kontributet e derdhura në skemë. Më shumë kontribute nënkuptojnë një pension më të lartë në pleqëri. Për këtë arsye, pritshmëritë janë që të rinjtë të hyjnë masivisht në skemën e pensioneve, e madje të derdhin kontribute me pagën e tyre reale, sepse kjo nënkupton një pension më të lartë. Të rinjtë shqiptarë janë të mirëinformuar e ata dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë për të ardhmen.
Cilat do të jenë ndikimet e këtyre propozimeve tek personat që janë në prag të daljes në pension, duke u ndalur konkretisht tek ata persona që janë në 3 apo 4 vitet e fundit të daljes në pension?
Për personat që janë në prag të daljes në pension ne mbajmë premtimin duke mos e rritur moshën e pensionit. Rritja me dy muaj në vit për gratë e prek shumë pak këtë kategori. Ndërsa, përsa u përket përfitimeve, efektet e reformës do të jenë më të ndjeshme. Për personat që kanë derdhur kontribute në bazë të pagës minimale, ne jemi treguar të kujdesshëm që pensioni mujor të jetë po aq i lartë sa në skemën aktuale. Ndërsa, për individët që kanë derdhur kontribute në bazë të pagës maksimale, heqja e pensionit tavan do të bëjë që ata të përfitojnë një pension më të lartë krahasuar me atë që jep skema aktuale.
Një ditë më parë sqaruat se në skemë nuk do të ketë më pensione të pjesshme. Si do t’i prekë kjo skemë ata persona, të cilët dita e nesërme i gjen me një periudhë kontributeve 16 apo 17 vjeçare. Konkretisht cilat do të jenë alternativat që duhet të përzgjedhë kjo kategori që të mos ndihet e përjashtuar nga e drejta e përfitimit, kur të përmbushë kriteret e përcaktuara?
Në skemën aktuale, periudha minimale e sigurimit për të përfituar një pension është 15 vjet dhe nëse një individ ka më pak vite të siguruara nuk përfiton fare pension. Periudha maksimale e sigurimit aktualisht është 35 vjet dhe ata që i kanë kaq vite të siguruar përfitojnë pension të plotë, ndërsa ata që kanë më pak, pra mes 15 dhe 35 viteve të siguruara, përfitojnë pensione të pjesshme. Skema që në kemi propozuar e llogarit pensionin mujor si pensioni social plus 1% për çdo vit të siguruar, duke e hequr dallimin mes pensionit të plotë dhe pensionit të pjesshëm. Çdo qytetar që e plotëson kushtin minimal të 15 viteve të siguruara do të përfitojë pensionin social plus 1% për çdo vit të siguruar. Nëse ka 17 vite të siguruara do të përfitojë pensionin social plus 17% të pagës së tij mesatare dhe nëse ka 38 vite të siguruara do të përfitojë pensionin social dhe 38% të pagës së tij mesatare. Pra, skema është dizenjuar në mënyrë të tillë që t’i nxisë individët që të punojnë sa më shumë, pasi sa më i madh të jetë numri i viteve të siguruara aq më i lartë del pensioni.
Me këtë rast dua të sqaroj edhe një keqkuptim, të cilin e kam hasur në disa gazeta ku flitet se ekziston një kusht maksimal sipas të cilit duhen 40 vite punë për të përfituar pension. Kjo është absolutisht e pavërtetë! Për të përfituar një pension duhen 15 vite të siguruara, njësoj si me skemën aktuale. Ndërsa, periudha maksimale e sigurimit është hequr, siç e shpjegova edhe më sipër, pasi çdo qytetar do të përfitojë pensionin social plus 1% për çdo vit të siguruar. Periudha e sigurimit prej 40 vjetësh që shfaqet në dokumentin e politikave e që është kuptuar gabim, nuk është për efekt të llogaritjes së pensionit, por ekziston si dispozitë vetëm për efekt të marrëveshjeve dypalëshe me shtetet e tjera për transferimin e kontributeve të pensionit të emigrantëve.
Deri më sot është vepruar me dy skema, pensionet urbane dhe ato rurale, të cilat janë shoqëruar me dallime të dukshme jo vetëm sa i takon përfitimeve të marra në fund, por edhe derdhjes kontributeve që kërkohej. U tha që do të synohet krijimi i një skeme të vetme, Si do të realizohet kjo gjë dhe çfarë ndryshimesh pritet të sjellë në skemën kontributeve?
Sistemi aktual i pensioneve trashëgoi nga komunizmi një diferencë mes skemës urbane dhe rurale të cilën nuk qe në gjendje që ta zhbënte. Deri më sot, të vetëpunësuarit në bujqësi kanë derdhur shumë më pak kontribute se të vetëpunësuarit në qytet, ndërkohë që marrin një pension thuajse të barabartë me ta. Rreth 60% të kontributeve për fermerët i derdh shteti për ta, ndërkohë që me kontributet direkte të fermerëve përballohen vetëm 19% të shpenzimeve për përfitime që ka skema e fshatit. Në dy vitet e ardhshme, kontributet e fshatit do të barazohen me kontributet e të vetëpunësuarve në qytet. Nëse të vetëpunësuarit në bujqësi do dëshirojnë të kenë një pension aq sa të vetëpunësuarit në qytet duhet që edhe të kontribuojnë po aq sa ata. Në rast se nuk kanë dëshirë të kontribuojnë, atëherë do të marrin pensionin social.
Pak ditë më parë, gazeta ”Dita”, por dhe media të tjera ngritën shqetësimin se ka një diferencë të madhe mes privilegjeve të një kategorie njerëzish dhe qytetarëve. Në çfarë moshe do të dalin në pension deputetët dhe drejtuesit kryesor të institucioneve?
Është e vërtetë, vit pas viti skema suplementare për funksionarët e lartë shtetërorë është fryrë së tepërmi duke dhënë pensione shumë të larta në moshë shumë të re për këtë kategori. Reformimi i kësaj skeme është një domosdoshmëri. Për qeverinë tonë është anormale që 7000 ofiqarë të përfitojnë privilegje, ndërkohë që qytetarëve të ndershëm të këtij vendi u kërkohet të bëhet sakrifica. Mosha e pensionit për deputetët dhe ministrat, nga 55 që është sot, do të rritet me 5 apo 10 vite. Gjithashtu, do të preken edhe përfitimet, pasi nuk mund të vazhdojë më që të përfitohet 40-fishi i asaj që kontribuon.
Lidhur me ndryshimet që do të pësojë paga minimale kontributeve ç’mund të themi, si dhe si do të jetë ajo në raport me pagën minimale zyrtare?
Deri më sot ne kemi pasur një pagë minimale kontributive dhe një pagë minimale zyrtare. E kemi parë të arsyeshme që paga minimale për kontributet në sigurimet shoqërore të rritet e të barazohet me pagën minimale zyrtare. Kjo do të bëjë që të gjithë ata individë që marrin pagë minimale të kenë mundësinë e një pensioni më të lartë pleqërie, krahasuar me pensionin që jepte skema aktuale.
Çfarë do të ndodhë me të ashtuquajturat profesione të vështira sa i takon kritereve përfituese dhe madhësisë së pensionit?
E kemi bërë publike tanimë, që do të mbahet premtimi për uljen e moshës së minatorëve në 55 vjeç. Por, nuk do të mjaftohemi me kaq. Për profesionet e vështira, si edhe profesionet e tjera që kërkojnë dalje me herët në pension, si artistët, do të hartohet kuadri ligjor për skemat profesionale. Në këto skema do të derdhet një kontribut shtesë prej 5% të pagës (3% nga punëdhënësi dhe 2% nga punëmarrësi). Pjesëmarrja në këto skema do të bëhet me anë të kontratave kolektive dhe fondet do të investohen në kompani private e menaxhohen nga AMF. Në këtë mënyrë, këta individë do kenë mundësinë e të ardhurave më të larta në një moshë më të hershme.

Bravo. eshte nevoje imediate kjo reforme pasi kjo skeme qe kemi sot eshte e padrejte
Kemi besim tek ju sepse po ndiqni politikat me te mira boterore qe kane rezultuar te suksesshme
Vijoni si e keni nisur me reforma te shendosha sepse populli ju beson ndaj dhe ju ka votuar masivisht 🙂
Ju lumte
Me vjen mire qe me ne fund po behen ca reforma afatgjata qe ne historine boterore kane treguar qe funsksionojne dhe jo vetem eksperimente sic bene paraardhesit
Ligji per pensionet duhet te kishte nje pike te tille ku te thuhej : ATO QE BEJNE 40 VJET PUNE MUND TE DALIN NE PENSION, PAVARESISHT MOSHES. Doli nje aferm imi ne pension 65 vjec dhe kishte 45 vjet pune. Kjo eshte e pa drejte. Te tille njerez jane pak qe kane vite pune shume prandaj duhet bere ky favor.
Sa kohe do e durojme akoma ket Veliajn…? Po na lind nje shprese e vogel qe ne PS po riorganizohen figurat themeluese te Partise dhe ndoshta se shpejti i tregojne vendin disa sharlataneve mashtrues si Erion Veliaj. Ky mor miq qe kur ka lindur ka lindur hajdutce e i tille do mbetet deri ne vdekje,Hajdut e bir hajduti. Sa poshte kemi rene ne socialistet qe perfaqesohemi nga figura te tilla qe per me keq nuk kane kontribuar asnje dite ne ate qe eshte PS sot.
Erion Veliaj eshte nje Minister i afte .Besoj se pas 8 vjetesh te Edi Rames si Kryeminister Z Veliaj vazhdon si kreu i qeverise tjeter.Me kete rast zhduken dhe mbeturinat dhe llumi me ngjyre blu.
Kokrra e legenit, rritjen e moshes se pensionit e quan “reforme”
Leroja temen ketij mileti o Rama se kete meriton. Meta te lutem meru dhe breket se nuk kane perse ti duan. Mero Bazes atij gelbazes se Tepelenes raheni 3 here ne dite qe mos ju a dredhesic e ka zakon, mos haroni ti jepni vetem buke thate me uje se ashtu ka ngrene ne Peshtan, vec kesaj behet me i degjuar