Veliaj inspekton punimet në pistën Olimpike të atletikës te Parku i Liqenit

Ornela

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e pistës Olimpike të atletikës, e cila do të jetë 400 metra e gjatë dhe do u shërbejë profesionistëve të atletikës në nivel kombëtar. Kryebashkiaku tha se pista e re do të jetë më e veçanta në Ballkan.

“Përpara se të shkonim në Lojërat Olimpike, i premtuam Luizës se do ta kemi gati shumë shpejt pistën, edhe si një shpërblim për të dhe të gjithë atletët e rinj shqiptar premtues, që punojnë fort. Pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht ku i punojnë prindërit, pavarësisht nga cili cep i Shqipërisë vijnë, duhet të kenë shansin, si çdo i ngjashëm mes tyre në Europë, dhe në botë, për të ecur përpara. Është në dinjitetin e punës që bëjmë të mbajmë fjalën dhe fjala që kam dhënë është: Që së bashku me APR-në do përgatisim pistën më unike, në Ballkan po e po, por edhe në Europë”, pohoi ai.

Veliaj nënvizoi faktin se Bashkia Tiranë ka bërë revolucionin më të madh në palestra dhe në fusha.

“Çdo investim që kemi bërë për sportin ka pasur rezultat. Dhamë një premium për Tiranën, që doli kampion në futboll. Jemi të parët në volejboll dhe në basketboll. Fituam kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ndaj, duam ta vazhdojmë këtë histori suksesi. Ne jemi investitorët numër një, ne kemi bërë revolucionin më të madh në palestra dhe në fusha”, theksoi Veliaj.

Pista Olimpike e Vrapimit do të jetë një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin. Po krijohen kushtet dhe infrastruktura e nevojshme për kushte të përshtatshme stërvitje, që i jep një mundësi më shumë atletikës shqiptare. Pista Olimpike e Vrapimit do të jetë një zonë dedikuar totalisht atletikës e cila do të ‘shkrihet’ me natyrën.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Per kete,Veliaj,ke nje Falenderim te madh,sepse IDJOTI e ndertoi Stadiumin pa piste Olimpike,sikur ky vend i vogel.eshte Anglia ne futboll.
    Po garat atletike,spartakiadat,si u beshin perpara,,ku do te zhvillohen,,Ke Shallvaret?

  • O matrapaz!
    Ti investon vetem per reklame e jo qe t’u sherbesh qytetareve te tu qe te kane votuar!
    I ke kthyer lagjet e Tiranes ne GETO te verteta si te Kalkutes,ku mijra femije dhe te rinj nuk kane asnje fushe sportive,asnje kend lojrash,asnje park,asnje lulishte,pensionistet nuk kane stola dhe tavolina ku te pushopjne,qytetaret e Tiranes nuk kane shetitore,nuk kane biblioteka,femijet nuk kane qendra kulturore,bile edhe lulishtet midis pallateve dhe trotuaret ua ke marre banoreve dhe ua kle dhene kafeneve me qera!
    Ti je kryebashkiaku qe i URREN banoret e bashkise se Tiranes!
    MALLKUAR QOFSHIN VOTAT TONA QE TE KEMI DHENE!

  • Me keto lajme propagande mund te genjesh ata qe banojne ne qytete te tjera por jo ne qe banojme ne Tirane… Kush ka hyr ne park *nga ana e Juveniljes) e ka pare se cpo behet me ndertimet e hotel Hyatt… ose te sofra e Ariut ose te Garda qe do ndertohet hotel… kshu qe mos na jep biberonin sikur te ishim foshnje zoti Veliaj…ate futeni ne b

  • Duhet te krijohen hapesira te tjera per parqe.
    Parku I liqenit shume I renduar rruge nenrruge kend lojrash,kafene.Nje rremuje dhe zhurme e papare
    Se kuptoj nuk ka sy dhe vesh e ky Veliaj
    Bie era vjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *