Javën tjetër nis shqyrtimi i ligjit për hapjen e dosjeve

Bledar Lumani

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se javën tjetër do të nisë shqyrtimi i ligjit për hapjen e dosjeve.

Deklarata e Veliajt është bërë nga Shkodra, ku bashkë me zv.kryeministrin Niko Peleshi, është takuar me një grup ish- të përndjekurish.

Veliaj tha se për hapjen e dosjeve po ndiqet modeli gjerman, si një nga modelet më të mira.

“Javën tjetër nis shqyrtimi i ligjit për hapjen e dosjesve  të regjimit komunist dhe për këtë po ndjekim modelin gjerman.

Kur shoqëria ka vullnet e bën edhe pa ligj lustracioni”, tha Veliaj.

Veliaj ndërkohë shpërndau këstin e radhës për kategorinë e ish-të përndjekurve.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *