Veliaj: Kampe verore në të gjitha shkollat komunitare, ambiente të sigurta

Bora Basholli

E kthyer në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe këtë vit kampe verore për fëmijët, duke u mundësuar të gjithë vogëlushëve që pavarësisht nëse prindërit e tyre kanë ose jo mundësi financiare, një alternativë për të kaluar ditët e nxehta në mënyrë sa më aktive dhe argëtuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë të vegjlit që këtë verë të regjistrohen në kampet verore të hapura në të gjitha shkollat komunitare në kryeqytet.

“Janë hapur kampet verore në të gjitha shkollat komunitare që vogëlushët tanë ta kalojnë verën në ambiente të sigurta e me aktivitet fizik të shëndetshëm”, shkruan Veliaj.

Përveç argëtimit përmes lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve festive, fëmijët kanë mundësi që të trajtojnë dhe të diskutojnë në grup çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë grupmoshë në jetën e përditshme, shkollë, familje dhe në komunitet.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kampe verore ? Po sikur ishin të këqija e i shkatërruan se i kishte ndërtuar komunizmi ? Tani do vazhdojnë prapë me kampe pionerësh ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *