Veliaj: Fëmijët e Lulit e Monikës jetojnë jashtë shtetit, qytetarët i nxjerrin në protestë me molotov

Bora Basholli

Nga takimi me banorët e Zall-Bastarit, ku prezantoi disa nga projektet dhe nismat që do t’i vijnë në ndihmë fshatit në mandatin e dytë, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i opozitës është të mbajë peng Shqipërinë për interesat personale të drejtuesve të saj.

Ai tha se drejtuesit e opozitës po përdorin fëmijët e qytetarëve të thjeshtë për të goditur institucionet dhe policinë, ndërkohë që fëmijët e tyre i kanë jashtë shtetit, duke krijuar kështu dy kasta fëmijësh: një që përdoret si mish për top në protesta dhe një tjetër që jeton jashtë shtetit.

“I keni parë kur marrin disa fëmijë të vegjël, se tani nuk i shkojnë më të rritur, dhe hedhin molotov. Këta që bëjnë deklarata se si kryetari i bashkisë ka dalë në foto me një fëmijë në një kopesht, e para e punës të gjitha me lejen nga prindërit, e dyta po shkojmë për një gjë të mirë, pra po shkojmë të shohim a po kënaqen këta fëmijë në kopsht, në kënde lodrash, kurse këta fëmijët i marrin, i veshin me kapuç që të gjuajnë policinë. Pyetja është: kalamajtë e kujt janë këta?

Pse nuk nxjerr Luli kalamajtë e vet, pse nuk nxjerr dhëndri kalamajtë e vet, pse nuk i nxjerr kunati kalamajtë e vet të gjuajnë ashtu, pse nuk nxjerr Saliu nipat dhe mbesat e vet, pse nuk nxjerr Monika kalamajtë e vet, pse nuk nxjerr Voltana kalamajt e vet? E di pse? Se ata besojnë që në Shqipëri janë dy kasta: një kastë është kasta e tyre që kalamajtë të shkojnë jashtë, të marrin pasaporta jashtë dhe Shqipërinë ta kenë vetëm si një bankomat për të çuar paratë jashtë.

Ndërkohë ka edhe një kastë tjetër, sipas tyre, që janë mish për top, veja përpara policisë, mbushja xhepat me molotov, mbushja duart me fishekzjarrë. Unë besoj që ka vetëm një Shqipëri dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë meritojnë të kenë të njëjtin respekt, të kenë të njëjtin dinjitet dhe nëse PD-ja dhe LSI-ja nuk nxjerrin kalamajtë e tyre, atëherë nuk mund të nxjerrin kalamajtë e shqiptarëve. Po të besonin realisht që Shqipëria i ka ato probleme do të nxirrnin në radhë të parë fëmijët e tyre”, tha Veliaj.

Ndaj, u shpreh ai, opozita tregohet hipokrite kur deklaron se gjithë këtë betejë po e bën për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë. Për këtë arsye kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se të gjithë shqiptarët duhet të dalin në zgjedhje në 30 qershor për t’u ndarë një herë e mirë nga politikanët e të shkuarës që e kanë mbajtur peng vendin dhe të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Të thuash këtë e bëjmë për fëmijët tanë, dhe fëmijët e tu janë jashtë, me pasaporta të huaja, ndërkohë që ti nxjerr fëmijët e fukarenjve, të atyre militantëve të verbër që e çojnë edhe fëmijën e tyre mish për top. Ndaj kemi dy mundësi: ose ne bëjmë një pazar me ta për 30 vitet që ikën, ose ne bëjmë një pakt, një besëlidhje me njëri-tjetrin për 30 vitet që vijnë. Ose qajmë hallet e familjeve të tyre që i kanë zgjidhur, ose fillojmë dhe shohim hallet tona dhe merremi me zgjidhjen e tyre”, deklaroi Veliaj.

 

b.b/dita

 

Share This Article
11 Comments
  • “Populli opozitar” eshte pakez deficent apo debil.
    Po si ore asnjeri nuk e pyet Ilir Floririn:

    -Perse nuk i dergon femijet femijet e saje fallxhorja ti bllokojne rrugen Edi Rames?

    Tere diten ulerasin kunder Edi Rames dhe meazallah se e luajne bythen nga kolltuqet!?

    • Po ne Yzberisht (KMY) pse nuk vjen te shohesh se ku i cojne 5 mije femijet prinderit se ti nuk ke ndertuar asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lojrash opo asnje peme nuk ke mbjelle o mashtrues!?

  • Ore ti pusht mashtrues gebelsian

    PO KUR DO TE NDALOSH ME KETE POPULIZEM TE NDYRE O FIQESHITES I PACIPE?

    Po ti nuk ishe nga ata te perkedhelur qe jetove per disa vite jashte, ne SHBA dhe nuk mbarove dot asnje shkolle dhe nuk fitove dot asnje dipllome dhe nga qe ishe injorant zgjodhe rrugen e mashtrimeve me G99 hajdute dhe enveriste, ja shikoje veten me ze dhe figure perpara se te mashtrosh miletin me populizem gebelsian:

    https://www.youtube.com/watch?v=oKfAAOUXTns

  • Sa per statistike :
    ( nga paund te kthyera ne euro )
    465.000 euro ne sezon, jane shpenzimet e femijve te likes dhe mones.
    Do keni edhe faturat.

  • Po Erjoni vete ka nxjerre diploma nga Anglia..ku i gjeti leket, apo me fiqte?
    Po dasmen fiqte e mamase ja paguan?

  • Erion eshte si luli: filloj karrieren e vjedhesit ne Kosove e prej asaj kohe nuk eshte ndalur as me vjedhje as me rrena!

  • Dy shkerdhata politikane ka shqiperia ..

    1..Sali Berisha ish sekretar partie i PPSH ,dhe per nje sekonde u ngjiz ne ” DEMOKRAT ” .

    2 .Tjeter shkerdhate eshte dhe Veliaj ,nga kapo i MJAFT u ngjiz ne ” SOCIALIST ”

    Ik o Veliaj , bej cicin ,kur ben edhe ti propogande derr derr.??!!?? Hapu dhe e futu.

  • O erjon mos u bej si Ed Rama , mos pergojo dhe sha te tjeret , kur ta akuzosh dike akuzoje me fakte dhe vetem per te miren e punes , nese do te behesh politikan qe shkon larg , po vazhdove siç e ke nis ne kto zgjedhje , nuk do shkosh gjekundi , do behesh antipatik dhe ordiner , kemi shpres tek ty , mos kopjo vesin me te keq te saliut rames lulit dhe mones , mjaft si grat esht e pa moralshme , edhe nese te pergojon noj llapazan lere e gjykojm ne publiku , po fillove dhe ti duke shar neper mitingje me mir lere politiken , nuk kemi nevoj per nje ram nje sali nje lul monik e mul tjeter , duam njerez me dinjitet dhe statur ne te ardhmen , se na eshte shpifur me gjuhen e shpifjes dhe rrugaçeris , rrespekte erjon vota esht per ty , po vazhdove me von me stilin e rames do maresh ate qe do mari rama ne zgjedhjet e ardhshme nga ne socialistet , pra ate qe mori mitra atij vlonjatit ne provim . Rrespekte nga nje socialist qe ka rrespekt per ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *