Bashkëbisedimi i djeshëm i kandidatit të koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj, me banorët e Njësisë nr. 8 u fokusua te shqetësimet e tyre për trafikun e rënduar dhe mungesën e hapësirave rekreative.
Veliaj u shpreh se Kryetari aktual i Bashkisë nuk mbajti asnjë premtim, çka ia bënë prezent edhe vetë banorët e zonës në takimet që ai zhvilloi para degjesës.
“Gjatë rrugës takova pafund të rinj që më thanë se kur nuk vë dot as një pusetë dhe nuk suvaton muret e pallateve, për cfarë na duhet Luli!? Ky premtoi 3 shkolla dhe 2 çerdhe të reja. U bënë apo vazhdojnë me dy turne? Po parkun e ri që do bëhej, e keni parë apo jo? Po ndonjë të ri me kartë studenti, a ka? As unë nuk shoh njeri. Prandaj, kemi dy mundësi: ose të ankohemi për këtë rrenacak ose të mobilizohemi që 21 qershor ta çojmë në shtëpi”, u shpreh Veliaj.
Ai tha se në 2013, bashkia kishte parashikuar 170 milion lek për të ndërtuar kopshte e shkolla të reja.
“A e dini se sa ka shpenzuar? Zero, as edhe një qindarkë. Pse? Sepse Lulzim Basha është i paaftë. Po këtë vit ka parashikuar 580 milion lek për rikonstruksione çerdhesh dhe kopshtesh dhe ka shpenzuar vetëm 210 milion lek ose 37%. Pse? Sepse është i paaftë”, deklaroi Veliaj.
Pyetjes se çfarë do të bëjë me hapësirat për të rinjtë, duke qenë se Bashkia e Tiranës nuk ndërtoi asnjë qendër rinore, Veliaj tha:
“Jo vetëm që nuk bëri një qendër rinore, por premtoi qendra rinore dhe sportive në çdo lagje. Unë e kuptoj se është i paaftë për t’i bërë gjërat vetë, por pse pengon të tjerët? Madje, mua më çuan për dekriminalizim pse bëra një qendër rinore. Por, një klub i skeduar për prostitucion ia kthyem të rinjve. Këta që bëjnë ndërtime ‘me leje’ shikoni ç’i kanë bërë Tiranës”, tha Veliaj.
Ai shtoi se Tirana ka nevojë të ecë në drejtimin e duhur, edhe për faktin se bashkia në 4 vjet nuk bëri asgjë për turizmin. “Sot ka më shumë turistë që shkojnë në Korçë, se vijnë në Tiranë. Çuni i lagjes që jeton në Hollandë, ankohet se nuk e lë Edi Rama. Po kur kishte Saliun në kokë si i shpenzonte paratë për Tiranën? Fondi për turizmin ishte 450 milion lek. E dini sa harxhonte? Vetëm 4.5%. Ky është i paaftë të shpenzojë edhe ato që ka, jo më të marrë të tjera, për të promovuar turizmin në Tiranë”.
Sipas Veliajt, është e rëndësishme që edhe fshatit t’i jepet akses në Tiranë sepse edhe ai që jeton në Vaqarr, Ndroq apo Kashar, është qytetar i Tiranës. Të largohemi nga mentaliteti që kishin snobët hollandezë në bashki. Ai kritikoi edhe punën e bashkisë me çështjen e trafikut, duke nënvizuar se Tirana ka pritur 4 vjet për vijat e bardha, semaforë, sinjalistikën, ndriçimin e rrugëve etj.
“Kemi pasur një buxhet që nuk është shpenzuar, pra për 4 vjet bashkia është keqadministruar. Si ka mundësi që njerëzit paguajnë taksa dhe ti nuk i investon? Arritja më e madhe e bashkisë në këto 4 vjet është vendosja e tabelave “Mirë se vini në Tiranë”, por në qytet nuk ka tabela orientuese. Prandaj në bashkinë e re do të afroj njerëz me eksperiencë, që kanë pasion sepse besojnë se një trafik më i mirë shpëton jetë”, tha ai.
Veliaj ftoi sërish kandidatin e PD në një debat publik.

….duke ju drejtuar te rinjeve…hahahaha sa e re qenka kjo plaka…..
Me vjen keq per pseudonimin qe ke ven ” E verteta” ,kur me sa kam lexuar je nje person qe shtrenberon te verteten. Ne takimin me banoret e lagjes 8, e ne takim ka patur te rinje. Ka patur te rinje qe kane punuar e punijne si dikur ERioni ,i cili na ka shitur fiq.apo banane per te jetuar ne ate shtet qe na krijoj saliu,ne ate shtet qe ropi popullin edhe duke vrare ne gerdec, e djali i tij i ofendon keta te rinje qe jane rritur me pune te ndershme. Ja kete ka dashur Erioni te thote. Pse te ka shqetesuar ka shume fotografia?
Sokrat…..lexoi mendimet e me poshteme dhe aty do te gjesh repliken time…….
Te gjithe ne socialistet e dime qe Rama e mban Veliajn per MANAR. te perkedhelur
por te gjithe socialistet kete G – 69 e kane inat , por nuk jane xheloz.
Partia Socialiste kishte plot figura te medha per Bashkine e Tiranes.
Rama zgjodhi Erijonin sepse eshte i dashuruar marrezisht pas tij.
Per kete dreq dashuri qe ka Rama ka per Veliaj u diskreditua e gjithe PS ja.
Edhe vete LSI veline e ka alergji.
Veliaj eshte zgjidhja personale e Rames jo e Partise Socialiste.
Gabimi ma i madh i Rames eshte ky…po Rama Halla nuk e ka kuptuar!
kryetari rama beri gabimin me te madh qe kandidoi veliajn per tiranen, ne radhet e ps ka shume figura qe mund te fitonin tiranen, por me veliaj nuk behet fjale me gjitha ato mashtrime qe ka bere.
O zot sa i shtirur, sa falso, sa mashtrues e sa negativ je. Nuk je aspak europian. Ben fushate negative, merresh me te shkuaren, jeten private, detaje personale te kundershtareve te tu e thua gjera qe nuk i verteton dot. Te ishe ti ne SHBA, me keto qe thua do i kishe ngrene nja 20 padi, per fyerje, per mashtrim, per hedhje balte, etj., etj., por problemi eshte se si ti jane te gjithe politikanet shqiptare, nga te dyja krahet. Nukjane ne gjendje te vertetojne apo mbeshtesin ate qe thone. Politikanet ne shqiperi jane pjese e kultures se pergjithshme shoqerore, tregojne nivelin e ulet te zhvillimit arsimor, kulturor. Deri tani vetem Halim Kosova nuk eshte marre me sharje e fushate negative.
‘ Prandaj në bashkinë e re do të afroj njerëz me eksperiencë, që kanë pasion sepse besojnë se një trafik më i mirë shpëton jetë”, tha ai’
Ai qe na spegon lidhjen mes pasionit edhe trafikun e mire fiton nje shetitje me erionin me… biciklete!
Sa mashtroni o kandidata ordiner. E ku do i gjesh leket ti qe do i shpenzoke per shkollat dhe çerdhet? E kush do i paguaje ato leke. A e dini qe po merrni borxhe per te lare borxhet? Po mire se juve ja u do xhepi dhe zanati mashtrusit te genjeni diten per diell per dy vota me shume, po ne sa popull trap paskemi qene qe i besojme te gjitheve nga cepi majtas e deri te cepi djathtas. Jeni te gjithe njesoj plehra
Ky po ia kalon edhe Lulit per genjeshtrat dhe pafytyresine e tij. Kot nje kuriozitet, a e ka Veliaj teseren e PS-se?
LULZIM BASHA NUK DI TE VENDOS NJE PUSETE, POR DITI TE VJEDHE ME MURAFET 200 MILION EUR NGA FONDET E RRUGES DURRES-KUKES
prandaj o bolsheviku Erion Veliaj aftesia e njeriut dhe BOSIT sot nuk matet me puseta dhe fadroma, por me pasurine e tij qe ka vene me teorine e Makiavelit dhe te Nices:
JASHTE “UNIT” NUK EKZISTON ASGJE!
Prandaj mos u ngut ta cosh Lulin e Saliut ne shtepi, sepse vendin e ka ne burg si te gjithe vrastaret dhe kusaret me pushtet.