Bashkia e Tiranës do të mbështesë ndërtimin e hapësirave sportive për institucionet arsimore publike dhe private. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë sot pjesë në inaugurimin e kompleksit sportiv të universitetit “Marin Barleti”.
Veliaj tha se statistikat flasin për situatën jo të mirë kur është fjala për raportin mes shëndetit dhe sportit në qytetin e Tiranës. “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ne jemi sot një nga qytetet më obeze në Europë. Në fakt, 20% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, janë zyrtarisht obezë. Tirana është qyteti i tretë në Europë kur vjen puna te shëndeti dhe obeziteti i fëmijëve. Kjo nuk është një lloj kupe që ne dëshirojmë”, tha Veliaj.
Duke iu referuar këtyre statistikave, kryebashkiaku theksoi se një qytetar i Tiranës jeton 2 vjet më pak se i njëjti qytetar në një shtet tjetër të BE-së, ose në një qytet tjetër të Shqipërisë vetëm për çështje të ndotjes, vetëm për çështje të trafikut dhe të përdorimit të tejskajshëm të makinave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se duhet që të ndryshojë stili i jetesës dhe jo detyrimisht numri i makinave.

O ero, po ky marlin barleti nuk o privat. Ket financon ti mre.
Po une kam ken ke 11 janari e kena pas palester me te xhitha veglat gjimnastikore. Bohet fjal para 90tes. Cu bon mre.
Kam morr vesh se e jep drejtoresha palestren me qira por me bo kurse private dansi e kalamojt sdine me vrapu , ju ngatarohen e ju bohen komet kryq e plasen ne shesh si thesa me kashte.