Veliaj: Kopshtet do të qëndrojnë hapur edhe gjatë verës

Dita

Tiranës i është shtuar edhe një kopësht tjetër i rikonstruktuar, i cili pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë falë vënies në shërbim të ambienteve të pashfrytëzuara më parë, për shkak të lagështirës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi ambientet e reja të kopshtit “Bambi” në Njësinë Administrative Nr. 10, duke vlerësuar punën e mirë për fëmijët.

“Kemi një kopësht me dyfishin e kapacitetit, i cili shkon nga 100 në 200 vende. Gjithashtu, kemi një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga prindërit për të sjellë fëmijët e tyre në kopshte publike, sepse janë më të lira dhe me cilësi më të mira si në ushqim, ashtu edhe në kujdestari dhe infrastrukturë”, tha kryebashkiaku Veliaj, i cili shtoi se kopshtet nuk do të mbyllen as gjatë muajve të verës.

“Lajmi i dytë i mirë është se pas disa vitesh, praktika e vendosur jo zyrtarisht në bashki që i mbyllte kopshtet gjatë muajit gusht, merr fund këtë verë. Pra, në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht, në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë patur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët edhe gjatë këtij muaji”, deklaroi Veliaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *