Një vit nga shpallja person “non grata” e Sali Berishës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është turp që në 2022 ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga sheshi “Skënderbej”, ku bashkë me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ndoqi koncertin e bandës frymore të ushtrisë amerikane, Veliaj theksoi se shqiptarët nuk kanë lidhje me atë pakicë të zhurmshme që përpiqet të zgjidhë hallet e veta, duke krijuar debate të pavlefshme me Amerikën.
“Vitin e fundit është kthyer në modë, se kush ka ndonjë problem në politikë, fillon e shan Amerikën; kush ka ndonjë problem me veten e tij, shan një nga fondacionet tona. Kush ka një problem me jetën e tij, që ka dilemat e jetës së vet, mundohet ta gjejë fajin tek dikush tjetër. Së pari, mua më vjen turp që mes nesh ka ende njerëz që, në vitin 2022, janë gati të flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Amerikës. Më vjen turp që në 2022, në një qytet të hapur me 1 milionë banorë, ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën. Ne jemi më të mirë se kaq, ne jemi më të virtytshëm se kaq, ne jemi më mirënjohës se kaq. Raca jonë është shumë herë më e mirë sesa një pakicë e zhurmshme, që mundohet të zgjidhin hallet e tyre duke na krijuar debate të pavlefshme me Amerikën”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët i janë mirënjohës SHBA për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë.
“Dua një duartrokitje nga të gjithë ju, për të treguar se ne jemi mirënjohës, jemi besnikë, dhe jemi shumica e atyre që e duan këtë raport të fortë, të shëndoshë dhe të bukur si sot. Shijojeni mbrëmjen, Amerika patjetër është fuqi, patjetër është ushtri, patjetër është ekonomi, por ne besojmë jo vetëm tek ajo që është fuqi e fortë, por edhe tek ajo që është fuqi e butë, si filmat, muzika. Sot jemi për të festuar jo vetëm ata që janë me uniforma ushtarake, por edhe ata që janë me instrumente muzikorë, edhe sa bukur kur bashkohen të dyja fuqitë, edhe njerëzit me uniformë, edhe këngët e “Rock’n & Roll”-it amerikan. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra dhe mezi pres të festojmë deri në fund këtë javë fantastike, që celebron marrëdhënien speciale të shqiptarëve dhe të amerikanëve”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se sot shqiptarët jetojnë në një vend të lirë, kjo edhe falë miqësisë shumë të veçantë me SHBA-të.
“Sot jetojmë në një vend të lirë, në një qytet të transformuar, në një qytet ku jetojnë shqiptarë, italianë, amerikanë, njerëz nga 140 kombësi, dhe sot shumë prej këtyre legjendave që na dukeshin mollë e ndaluar, janë të mundura. Janë të mundura falë lirisë dhe hapjes, por janë të mundura falë edhe një miqësie shumë të veçantë që ne kemi me ambasadën amerikane, me shtetin amerikan, me gjithë qytetarët amerikanë, që për Shqipërinë kanë një ndjesi të veçantë, një dashuri të veçantë, edhe një avokati të veçantë, për të cilën ne jemi të gjithë shumë mirënjohës”, deklaroi kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.
a.m/dita

me e turpeshme eshte qe nje kryebashkiak i kuq
abuzon me enver hoxhen e tij
me e turpeshme eshte qe kimamerikanet na prune enveistin sale ne 1991 dhe sot ai po ja u ben tete me dy usalinjjeve te tij
amerika e beri profet enverin me usali biberishen qe tashme i ka dale nga kontrolli
Shih shih sa mire e pershkruan ky frymen antiamerikaneme te cilet u rrit e u edukuarnga prinderit qe luftojshin ameriken e ishinvigjilentete e Enverit!
Kurse neproamerikanet e burgosur nga soji i tij dje kemi bile pak dignitete e i themi mikut kur je keq je keq e ne kete rast me nje mashtrues ,mbreti i korruptionit, shkaterues i cdo vlere shqiptare et plus asaj pedofilkriminel, nuk kemi qef te shohim as armiqte tone e lere me ambasadoren amerikane!
Sicili zgedh ne demokraci me ke do me u shoqeruar, po ne demokraci kemi edhe te drejte me i thane ambasadores te kesh turp me ke shoqerohesh e cfare vlera promovon .erion nuk eHte mesuar me democracy
O Veliaj,Ke lexuar ndonje rrjesht nga Enveri ti?Te gjitha cka thene po’ i vertetohet,nje per nje.Ju jeni ATA qe i keni hapur rruge “derrit dhe doses”.Thote nje shprehje popullore “te zuri cucja gjize dhe po’ ben bythen Stan”
Alabak I bashkise! Saliu eshte agjent serbo-rus dhe antishqiptari me I terbuar qe ka njohur historia shqiptare, o trupeshk. Te tille Jane gjithe shpurra e tij qe duhen djegur ne turren e druve te inkuizicionit.
Nese do te kishte shtet te se drejtes, veliaj do te ishte duke vuajtur denimin me burg per shkallmimin qe i ka bere vlerave te trashegimis te Tiranes prej bashkepunimit me boten e krimit e te korrupsionin.E jo me te krenohej si pilati per ndershmeri njerezore. Koha e velinave e salinave me shoke e shoqe enverist dhe e tutoreve te tyre te perlyer deri ne brryla me krime e korrupsion mbarroje, s’ka pushtet e dobic brenda e jasht qe mund ti shpetoje nga banga e drejtesis, pervecse do ti bashkoje si autore e bashkefajtore me ta ne bangen e akuzes e ate te drejtesis.