Qindra qytetarë nisën sot vrapimin për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.
Në aktivitetin me moton “Run4autism” qyetarët kanë nisur vrapimin në sheshin “Nënë Tereza”, për të vazhduar më pas drejt Sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardit “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit, e më pas do të rikthen sërish për të përfunduar te Parku i Liqenit Artificial.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua kësaj nisme, tha se “Sot Tirana është përfshirë nga një valë solidariteti. Çdo qytetar që ka vrapuar duke blerë një bluzë ka dhuruar një shumë modeste. Kjo shumë shpërndahet për mësuesit dhe eduktorët, trajnerët, terapistët, duke qenë se autizimi ka zgjidhje, por kërkon shumë përpjekje terapeutike. Nëse në një klasë ne kemi një mësues me 40 nxënës, nëse në një kopësht ne kemi një edukatore me 10 -15 fëmijë, ajo që është ideale për fëmijët autikë është që të kemi një terapist për 1-3 fëmijë”.
