Një ditë pas marrjes së detyrës, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar edhe drejtorët e parë në disa institucione të rëndësishme. Pasi premtoi në fushatë se një nga vendimet e para të tij do të ishte largimi i Florenc Hoxhës dhe zëvendësimi i tij, burime nga Bashkia e Tiranës shprehen se Veliaj ka vendosur që t’ia besojë këtë pozicion Skerdi Drenovës, i cili do të jetë drejtori i ri i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor.
Burimet bëjnë të ditur se pas marrjes së detyrës nga kreu i i ri i INUV do të kryhet një audit për të parë gjendjen në të cilën ndodhet ky institucion. Skerdi Drenova është me profesion inxhinier dhe ka punuar disa vite në media. Prej kohësh ai është marrë me biznes dhe njihet për aftësitë e tij shumë të mira menaxhuese.
Një tjetër emërim është edhe ai i Arli Naska, i cili do të mbajë postin e drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Naska ka punuar si drejtues në disa institucione të rëndësishme dhe gjithashtu ka drejtuar disa degë bankash të nivelit të dytë në Shqipëri. Së fundi ai mbante pozicionin e administratorit në një kompanie private.

po ffillon edhe ky si basha me miqte e tije ;;; MOS TE BEJNE ME NDERTIME SE E BENE LEMSH TIRONEN .. TE BEJE PARQE DHE TE RREGULLOJE TIRANNEN …UNAZEN E MADHE TA MBAROJNE SE …TIRANA ESHTE QYTETI ME I PISET NE EUROPE ..
florenc basha -berisha vakabond skedinash pijanec rrugesh
Edhe Inxhinjer ne media dhe e bene Shef te Policise Bashkiake Tirane, kesaj i thon o ti lum miku Pushtet Privat Velia-Rama.
Faji eshte i joni dhe jo i juaji qe ju besojme edhe kur na genjeni qe do shkrijme policine bashkiake !!!
o palle ne te gjithe boten ka polici bashkiake ndersa INUV eshte tjeter gje o cecen dhe qe e drejton nje ing.eshte zgjidhja me e duhur po eshte veshtire qe ti kuptoni ca gjera ju,,,,,,
PER ERMIR,,, SHUM E DREJTE POR KUJT TI THUASH,,,,,SHUM PERSONAVE JU KA NGEL NE MES TE BALLIT,,DY GISHTAT PERPJETE,,,,,,,
Transparenca Fillon me ky ka punuar ne fillan kompani,qe te shohim a ka a jo konflikt interesi,e jo si ky artikel qe nuk thot asgje te verifikueshme per punet qe i Kane bâ po vetem ‘ disa funksione’ te kryera nga ‘ inxhinier ne media’ e ne disa biznesse!
Amaini, ne kini perendi , vendoseni kete foto qe shoqeron shkrimin ne hyrje te bashkise. Me tipik rrugaci e tip beu nuk ka ……….se do na marr malli per kete trim….
Sa te pa fytyr qe jane!Vazhdojne te qendrojn akoma ne bashki keta felliqesira.