Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisën ditën sot me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin në lidhje me projektin e dyfishimit të kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë. Ai tha se përfituesit kryesor do jenë zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.
“Te Astiri po punojmë për ujësjellësin. Qeveria po bën pjesë nga Bovilla te impianti, ne po bëjmë pjesën me BERZH-in, dyfishimi i impiantit të filtrimit dhe pjesën tjetër të tubacionit të dedikuar që na furnizon Astirin, dhe lagjet e reja që kanë qenë me puse. Me vendimin e Këshillit Bashkiak zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit në Tiranë. Edhe kjo energji mes Drejtorisë së Ujërave në qeveri dhe UKT na ka dhënë një kombinim përfitues”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se në bashkëpunim me ARRSH-në ka nisur rikonstruksioni i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa aktualisht punimet janë përqendruar në segmentin Tiranë-Vaqarr.
“Me Sonilën dhe ARRSH-në, filloi rruga e Ndroqit, që është një rrugë e ARRSH-së, një rikonstruksion. Tani janë duke punuar tek segmenti Tiranë-Vaqarr. Gjithashtu rruga për në Pezë, e cila derisa të”fillojë autostrada e re do të bëhet si një by-pass”, u shpreh Veliaj.
e.t./dita

Zgjidhje përfundimisht e çështjes se ujit në Tiranë do te thote Vetem kur banoret e saj te kene uje te pishem 24 ore ne 24 dhe te mos e blejne më neper dyqane apo te mos u gĕrricen veshet perdite nga zerat e cjerre nga megafonet e autoboteve “erdhi uji”
Deri tani ne zonat ku ka nderhyre bashkia Tirane me shtrim rrjeti te ri tubash uji nuk ka asnje permiresim ne cilesi apo orar furnizimi
Perkundrazi orari i furnizimit me uje eshte pergjysmuar, falë kjo premtime publike te Veliajt psh orari i furnizimit në dreke më parë ishte 12:00 ÷ 15:00 por sot eshte 12:00÷13:30 po keshtu edhe ne mengjes apo mbremje fhe orari nuk eshte i percaktuar. Urojme të mos premtojë më….
Kur te mbaroje komplet investimi i bashkise prej 230 milion € qe po e shlyejne banoret e Tiranes analizat do kryhen ne laboratore jashte shtetit nga shoqeria civile, dhe po te jete se ciesia e ujit nuk do jete brenda normave te ujit te pishem, Veliaj do duhet te perfundoje në gjyq per shperdorim taksash !
Gjithashtu nuk mund te kete përfundimisht zgjidhje per çështjen e ujit në Tiranë po nuk u izolua rezervuari i Bovilles nga ujerat e zeza te familjeve rrotull saj qe derdhen aty eshte vetem papergjegjshmeria (e zakonshme) e ish kryebashkiakeve rama e basha por edhe e Veliajt qe nuk marrin masa per kete problem
MSHTRIME!
MASHTRIME!
MASHTRIME!
Nuk ka furnizim me u7je te pijshem,por me uje te PISTE,por qe shitet si uje i pijshem!
Ky eshte mashtrim dhe vjedhjew kolosale!
Mbi te gjitha uji i piste na shitet me cmimin sa i energjise elektrike,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe sidomos e blerjes se energjise eshte disa here me e larte se e ujit!
Jeni HAJDUTE dhe MASHTRUESE te pa pare!