Kur kryeministri Berisha provokoi opozitën me propozimin për të nisur procedurat për mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 23 qershorit, në selinë rozë nuk e morën fort seriozisht. Erion Veliaj, koordinator për rininë dhe emigracionin në PS, thotë se ajo deklaratë ishte një tjetër shashkë e Berishës për të hedhur tym në situatën parazgjedhore në vend. Sipas tij, opozita e ka propozuar dy herë një skemë konkrete për të zgjidhur problemin e votës së emigrantëve, por asnjëherë mazhoranca nuk e mori parasysh. “Në logjikën e propozimit të Kryeministrit, një emigrant shqiptar që banon në një qytet periferik të Greqisë së Veriut do duhet të udhëtonte me qindra kilometra me makinë për të votuar në konsullatën tonë në Selanik”, thotë Veliaj për Klan. Projektligji i PS-së është më konkret: Votohet me anë të postës dhe emigrantët jo vetëm do të mund të votojnë, por do të kenë mundësinë edhe të zgjedhin përfaqësues të tyre direkt nga emigracioni për në parlamentin e ardhshëm. Veliaj premton se me të ardhur në pushtet, PS-ja do të nismojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për ta bërë të mundur këtë gjë. Nga ana tjetër, sipas tij, PS-ja ka një strategji të përgatitur mirë për rininë, e cila është rezultat i një konsultimi të gjerë me ta dhe fokusohet jo vetëm tek punësimi, arsimi dhe përfshirja sociale, por edhe tek rritja e aksesit të rinisë tek arti, kultura dhe sporti, gjithmonë duke vënë theksin tek meritokracia. “Është e nevojshme që rinisë shqiptare t’i rikthehet shpresa”, thotë ai. Veliaj u përgjigjet edhe pyetjeve nëse PS-ja ka mundur të krijojë koalicionin më të mirë të mundshëm dhe pse AK-ja nuk arriti të përfundonte me sukses negociatat me selinë rozë.
– Zoti Veliaj, në një studim të fundit të një instituti të huaj mbi të rinjtë shqiptarë, doli si rezultat se mbi 50 për qind e tyre do donin të emigronin jashtë vendit. Çka do të thotë se ky brez duket se e ka humbur shpresën…A ka Partia Socialiste një strategji për rininë shqiptare, nëse ajo vjen në pushtet? Pra, çfarë duhet bërë për rikthimin e shpresës?
Partia Socialiste ka një program të gjerë e tepër të detajuar për rininë, me fokus tek disa nga çështjet më therëse për të rinjtë e të rejat e vendit, e më specifikisht tek punësimi (me theks tek meritokracia dhe incentivat financiare për punësimin rinor), arsimi (veçanërisht ai profesional), mbrojta dhe përfshirja sociale, rritja e aksesit të rinisë tek arti, kultura dhe sporti, promovimi i talenteve e kështu me rradhë. Strategjia jonë për rininë është përgatitur pas një procesi të gjatë konsultimi me të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, si dhe në bashkëpunim me institucione e organizata të cilat kanë në fokusin e tyre rininë shqiptare. Jemi frymëzuar nga histori suksesi në vend, ashtu si dhe nga praktikat e mira në rajon e më gjerë, në krijimin e platformës sonë për rininë. Sigurisht që është e nevojshme që rinisë shqiptare t’i rikthehet shpresa, por që ky rikthim të ndodhë ka nevojë që të ketë një rikonfigurim të mënyrës se si vendimmarrësit, pushtetarët e më konkretisht qeveria, shohin detyrën që kanë ndaj shqiptarëve në përgjithësi e të rinjve në veçanti. Jam i bindur se ndryshimi që do të nisë pas 23 Qershorit do të kulmojë dhe me një rikthim të shpresës tek gjeneratat e reja në Shqipëri.
– Një tjetër studim i Bankës Botërore nxori një të dhënë të frikshme për Shqipërinë: Se 57% e të rinjve janë analfabetë funksionalë. Sa e vërtetë është kjo dhe cilat janë arsyet e kësaj situate?
Fatkeqësisht nuk habitem nga kjo statistikë. Arsimi nuk ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverie në ikje. Ka qenë me fjalë, por asnjëherë me vepra. Dhe vepra më e mirë për të treguar që një qeveri ka prioritet arsimin është buxheti që qeveria i cakton arsimit. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të opozitës në këto 8 vite, buxheti i arsimit ka ardhur në rënie, dhe shkollat e universitetet shqiptare vuajnë nga mungesa fondesh, nuk kanë bazë materiale të nevojshme, laboratorë të mirëpajisur, e kështu me radhë. Që të kuptosh se sa e vërtetë është kjo statistikë, mjafton t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale dhe të shohësh se si shkruajnë të rinjtë e të rejat; gabimet gramatikore e sintaksore janë tanimë rregulli, me shumë pak përjashtime nga ky rregull.
– Që nga koha kur ishit drejtues i G99-ës, por edhe më vonë, ju keni qenë një mbështetës i fortë i çështjes për votën e emigrantëve. Madje, keni propozuar që në vitin 2009 një projektligj që do ta mundësonte këtë gjë. Ditët e fundit, kryeministri Berisha hodhi idenë që vota e emigrantëve të bëhej realitet nëpërmjet votimit në ambasadat tona nëpër botë. Përse PS-ja nuk e pranon këtë ide?
Së pari, dua të rikujtoj që opozita ka propozuar dy herë një projekt për mundësimin e votës së jashtme përmes postës. Si në vitin 2008, ashtu dhe në vitin 2012, gjatë funksionimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, është propozuar që emigrantët të votonin me postë të rregullt, dhe projekt-propozimi përfshinte detaje të mirëspecifikuara të procedurave të regjistrimit, identifikimit, sekretimit dhe numërimit të votës së emigrantëve, praktika të marra nga eksperienca të ngjashme të suksesshme në vende si Kroacia e Sllovenia. Në të dyja rastet, mazhoranca e ka rrëzuar propozimin e opozitës. Ndërkaq, për propozimin e Kryeministrit, më pak se dy muaj nga zgjedhjet, ne si opozitë nuk mund të jemi të verbër e të mos shohim se përfaqësitë tona diplomatike janë kthyer në depo magazinimi për militantë partiakë, dhëndurë e farefis të partisë në pushtet. Sidoqoftë, përtej këtij fakti, ka një problem logjik dhe ligjor votimi nëpër ambasada e konsullata. Shprehja e vullnetit përmes votës duhet të jetë e lirë, e pacënueshme dhe arsyeshëm e mundshme. Në logjikën e propozimit të Kryeministrit, një emigrant shqiptar që banon në një qytet periferik të Greqisë së Veriut do duhet të udhëtonte me qindra kilometra me makinë për të votuar në konsullatën tonë në Selanik, duke e bërë shprehjen e vullnetit financiarisht dhe praktikisht të pamundur për të e për qindra mijëra emigrantë në atë zonë. Akoma më i pamundur do ishte votimi për një shqiptar që banon në periferi të SHBA-ve; ai do duhet të udhëtonte me mijëra kilometra për në Uashington, ku ndodhet ambasada jonë, e cila, me që ra fjala, nuk ka para për të paguar energjinë elektrike dhe benzinën e makinës, por do kishte aftësinë të mundësonte votimet për rreth 35 mijë shqiptarë në SHBA! Ne besojmë që ky është një propozim aspak serioz dhe që nuk mundëson realisht votën e emigrantëve, por thjesht një tjetër shashkë e Berishës për të shpërndarë tym në situatën parazgjedhore në vend.
– Sipas jush, kur mund të bëhet realitet një nismë e tillë dhe si? Pra, që emigrantët të votojnë për vendin e tyre pa u dashur të vijnë në Shqipëri?
Ne si PS e kemi një ndër premtimet tona kyç për emigracionin mundësimin e votës së jashtme. Projektligji është i gatshëm, dhe tërësisht i mundshëm nga ana teknike. Votohet me anë të postës, dhe në logjikën e projektligjit tonë, emigrantët jo vetëm do të mund të votojnë, por do të kenë mundësinë edhe të zgjedhin kandidatët nga emigracioni (pra përfaqësues të tyre direkt) për në parlamentin e ardhshëm. Kjo nismë sigurisht që kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor, por besojmë që do gjejmë edhe konsensusin e opozitës së ardhshme për të mundësuar këto ndryshime.
– Sa vjen dhe fushata zgjedhore do të hyjë në ditët e saj më të nxehta. A mendoni se PS-ja me programin e saj të Rilindjes, ka arritur të krijojë deri tani një frymë të mirë opozitare, e nevojshme për të pasur rotacion në 23 qershor?
Besoj se nuk ka pasur ndonjëherë frymë më të madhe opozitare në vend se sa në këto zgjedhje. Shqiptarët janë absolutisht të lodhur e të zhgënjyer nga Berisha dhe shpura e tij, por sigurisht që për ne si PS kjo nuk mjafton. Kjo është arsyeja që sot kemi një program qeverisës që realisht mund të konsiderohet si më i miri i prezantuar ndonjëherë përpara elektoratit shqiptar. Programi ynë, me trajta e tipare qartësisht të majta, është i shtrirë në të gjitha fushat me rëndësi jetike për progresin e vendit, dhe është përpunuar e përgatitur nga ekspertë vendas e ndërkombëtarë, duke marrë parasysh dhe sugjerimet që kemi marrë në konsultimet me shqiptarët në të katër anët e vendit.
– Tani që janë konfiguruar koalicionet parazgjedhore, gara duket më e qartë. A ishte ky koalicioni më i mirë i mundshëm që mund të krijonte PS-ja për të ardhur në pushtet?
Koalicionet janë një proces negocimi që nuk mund të varen vetëm nga njëra palë që negocion. Idealja për PS-në, si partia më e madhe në vend, sigurisht që do të ishte që të hynte në zgjedhje e vetme dhe të fitonte e vetme, për të garantuar një mandat të pakushtëzuar prej koalicioneve. Por, ne e dimë shumë mirë që politika nuk funksionon vetëm mbi ideale, por merr parasysh edhe realitetet zgjedhore dhe dinamikat e interesat e grupeve të ndryshme të përfshira në procesin politik. Kemi krijuar një koalicion opozitar tepër të gjerë, me parti që përfaqësojnë shtresa e interesa të ndryshme, por me të cilat kemi rënë dakord mbi disa parime bazë të qeverisjes së drejtë për të cilat nuk jemi të gatshëm të bëjmë asnjë lëshim. Në këtë kontekst, them se ky është një koalicion që ka aftësinë dhe mundësinë për të korrur një fitore plebishitare që do na mundësojë të qeverisim vendin e të arrijmë realisht ato objektiva që i kemi vënë vetes dhe ato premtime që u kemi bërë shqiptarëve.
– Aleanca Kuqezi ishte partia e fundit që mund t’i bashkohej opozitës, por pa sukses. A mendoni se ajo është një diversion i mazhorancës apo thjesht nuk kërkonte të bënte koalicion me PS-në?
Nuk kam mundësinë reale, po as dëshirën që të spekuloj mbi arsyet e vërteta që shtynë AKZ (ose më specifikisht liderin e saj) që të mos pranonte një koalicion me opozitën. Besoj se në këtë betejë elektorale nuk ka vend për pozicionime të vagëta; nëse je kundër pushtetit aktual, pozicionohesh qartazi kundra tij. Nuk mund të jesh edhe kundër pushtetit, edhe kundër opozitës. Me këtë arsyetim PS-ja i ofroi AKZ-së përfshirje në koalicionin tonë, por sigurisht që kjo përfshirje nuk mund të kushtëzohej nga kërkesa e pretendime jorealiste. Shoh se vendimi përfundimtar i liderit të AKZ-së nuk është i njëjtë me qëndrimin e shumë prej anëtarëve të asaj force politike. Kjo shpjegon eksodin masiv larg kësaj partie!
*Revista KLAN
Forca Rilindje. Te gjithe te bashkuar drejt fitores
Eshet RIPJELLJE,por me duket se do perfundoje ne RIDESHTIM.
Tekat e pozites dhe piozicionimin e saj do ta shofim pas 23′ , normalisht nuk i intereson z. Berisha te krijoje kushte te pershtatshme per emigrantet i intereson qe mos te votojne ata dhe sdo me dite , nuk ka krijuar ne keto 20vite lider i pd-se z.berisha kushte per punesim te emigranteve . Votat e atyre dihet qe do perqendrohen te fryma e kualicionit dhe klani berishian sigurisht del me nje rrenim .Sidoqofte forca te gjithe shqipetareve anemban e cep me cep ne kete perjudh mobiulizohuni per ti dhene goditjen perfundimtare
nuk rruge tjeter pervecse rilindjes se shqiperise., nuk mund te ket vazhdim perPara te demokrateve! jane nje tufe hajdutesh qe kane grabitur cdo pjese te ketij vendi dhe kjo seshte rruga e duhur! ne duhet te sigurohemi qe te shporret njehere e mrie pjella e demokrateve!
Shume mire Erjon, ne te urojme fitore ne qarkun ku jeni deputet , dhe rilindja mbi te4 gjitha .Askush nuk mund ti vendos kushte partive te medha dhe jo me A.K , keto ishin teka te liderit delirant te A.K per te dal kundra opozites dhe per ti hequr vota por qe normalisht do te jene pa suksese.
Per sa i perket pozites Erion nuk marrin asnje lloj mendimi dhe propozimi x zgjidhjen e ceshtjes se emigranteve ne lidhje me votiin per shkak se jane ne pozite dhe nuk duan ti bejne punet ne menyre objektive .Harrojne se asgje nuk eshte e perjetshme . Gjithesesi Erjon fitoren e kemi ne xhep rilindja perpara ne 23 qershor.
Nuk ka dyshime qe do te fitojme Z.Velia mos harxhoni me energji per te shpjeguar gjithe gafat e Z.Berishes tashme te gjithe shqipetaret jane aq te familjarizuar me te ekonomia per faqe te zeze , infrastruktura me keq ska ku shkone saqe uje hyne ne shtepite e ulta te shqipetareve nga mungesa e hapjes se kanaleve qe mbledhin ujerat e zeza , punesimi me keq sbehet ,Znj. koci eshte bere drejtoresh ne ministri nderkohe ka persona qe kane vite ne ministri dhe pozicion i tyre nuk ka ndryshuar . Kjo pra eshte qeveria e Z.Berisha duhet te jesh nje cop “injorante” qe te kesh nje pune .
Berisha leshon ca kumulla dhe pret qe njerezit te reagojne…Flet njeher kot, si fljale per te thene dhe shume shpejt hesht pastaj…
E vetmja mundesi per me mire eshte : Rilindje
Asnje statisitke negative e studimeve nuk na habit me , sepse ne nje gjendje te tille negativiteti eshte katandisur shoqeria shqiptare, pa pune, pa shpres etj…
Asgje nuk e mbane me kete popull te lidhur me PD, nuk ka me te ardheme me te, vetem pas mund te shkojme por perpara jo me. Ndaj te gjithe po mendojne per Rilindjen
Ps ka krijuar koalicionin me te mire te mundshem per te realizuar nje fitore te thelle qe do te ndryshoi shqiperine.
23 Qershori do te jete dita e nje Rilindje te shumpretur, dita qe do ti ktheje shpresen shqiptareve se vertet shqiperia mund te behet edhe me shqiptare…
Kreshnik Spahiu dhe jo AK si parti, por Paria e kreshinikut eshte me e drejte ta quash, nuk mund te bente koalicion me PS sepse ajo eshte nje parti Berishiane dhe kot flet per te kundertet sepse veprimet e Kreshnikut flasin me shume se fjalet e tij.
Partia Socialiste ka nje strategji per ngritjen e cilesis ne arsim, ka nje strategji per daljen nga kriza dhe keto jane strategji te mirestudiuara pike per pike…e ndaj ne duhet ta mbeshtesim PS me 23 Qershore.
PS ka nje startegji per te vendosur drejtesine ne shqrbim te qytetarit dhe jo ne sherrbim te pushtetarit…ka nje strategji per ti dhene frymemarrje biznesit….le ta mbeshtesim qe te tregoi punen e saj….
PD nuk ka me asgje per ti ofruar shqiptareve, sigurisht qe nuk ka me cfare tregon, e tregoi per tete vite me radhe fytyren e saj te krimit, shkaterrimit, vjedhjes etj. Tashme eshte koha per Rilindje.
PS-ja ndryshe nga partia demokratike ka nje strategji te jashtezakonshme ne lidhje me rinin te cilen une kam pasur fatin ta degjoj edhe vete. ai program fokusohet jo vetem tek punesimi dhe arsimi sic shprehet saliu ne programin e tij te deshtuar por edhe tek rritja e aksesit te rinisene art kulturure dhe sport bazuar ne meritokracine e gjithkujt
veliaj e ka shprehur drejte 🙂 Partia Socialiste ka arritur te beje koalicionin me te mire te mundshem. dhe do te jete pikerisht ky koalicioni fitues i 23qershorit me nje diference te madhe votash me Koalicionin e djathte,dhe jam sh e sigurte per kete
Populli ne keto 8 vite te qeverisjes se saliut ka arritur te kuptoje anet negative te qeverisjes se tij.dhe keqqeverisjen e ketij kabineti qeveritar…per kete arsye ne 23qershor te gjithe do te votojne ‘Aleancen per Shqiperine Europiane’ …sepse te gjithe duam Rilindjen e shtetit shqiptar duam nje jete te re
shqipetaret kane 8 vjet qe vuajne nga papunesia,mungesa e kushteve minimale te jeteses,rrogat e ulta,krimi,pasiguria e jeteses etj per kete arsye te gjithe shqiptaret nuk do ta votojne me saliun dhe pavaresisht perpjekjeve te tij manipuluese te votave do sdo ai ndryshimi do te vij 🙂
Me Berishen jane lodhur te gjithe shqiptaret dhe mbi te gjithe rinia, qe endet e papune rrugeve te kryeqytetit dhe te gjithe shqiperis pa asnje fije shprse.
Rilindja do te mudn ti ktheje shpresen rinise shqiptare per nje shqiperi me te mire, per me shume punesim per ta…per me shme vleresim…Rilindje
Koalicioni i majte eshte koalicioni i shpreses dhe i fitores se thelle te zgjedjeve te 23 Qershorit, per te rrezuar nga pushteti keqberesin me te madh te shqiperis Sali Berishen.
Berisha ne berjen e listave u tregua strateg
E strategjite per fitore,jane vetem ata,qe triumfojne para se te ndodhe,ngjarja.
Pandaj Berisha,ne komunikim te vazhdueshem me bashkepunetoret,beri kalimin e cdo ideje apo mendimi.
Ne nje sistem sitash,njeri pas tjetrit.
Te kombinuar me sitemin AMFIB.
Duke bere keshtu listen me te mire e fitimtare.
Sistemi amfib:
Nga ajri e kish bllokuar me mosrealizimin e aleances me AK-ne.
Nga toka,vete Berisha i ka mire te ngulura te dyja kembte ne toke.
Nga uji,anijeve te ngjalave,i vendosi sistemin e nedeteseve te tij por me kapiten et tyre.
E mer keshtu lehtefare madatin e 3-te.
Pasi Iliri po humbi,nuk e quan veten te humbur(vazhdon opoziten).Se 38 dite ne opozite ka.
Pas 1370 dite ne pushtet.
F Nano me te tijet,aq me tepr nuk del kurre i humbur.
Dhe mbi 2/3 e deputeteve te PS nuk dalin te humbur.
Vetem Edi me nje pjese te deputeteve ndjejne se kane humbur.
E keshtu do te ndodhe.
Pas zgjedhjeve ku sigurisht sic thame do fitoje e djathta,ne fund do kete paqe per te gjithe.
Me perjashtim te nje pakice te vogel
Eshte shume evertet kjo qe deklaron Erioni ,Duhet qe te gjtihe ti pergjigjemi me vote masive kunder Berishes ,pasi atij nuk i kihet bese asnjeher
Berisha po ben gjoja sikur eshte lodhur ,por ne te vertet i rrine mendja ne cod monet seis te gjej nje menyre per ti vjedhur keto zgjedhje se ai gjithmon i ka vjedhur ato ,dhe kesaj here po has ne vehstiresi
Berisha eshte ujk i vjeter dhe shume i pabese ,ne momentin qe ti mendon se ai ehste dorezuar ,te jesh i bindur qe ai eshte duke komplotuar dicka te ndyre ,Prandaj te gjtihe ne gadishmeri dhe te bashkuar per tja treguar vendin ketij diktatori
Kete here skuadra e RILINDJES me e kompletuar se kurre ,dhe po ja veshtiresojne gjendjen Berishes dhe berishianeve.TE gjithe sebashku per nje vend te lire pa diktator dhe pa Berishiane
Erjoni eshte fantastike ,nje djale me plot energji qe ja transmeton cdo personi qe deshiron te behet pjese e skuadres se PS dhe te kontribuoj ne largimin e Berishes
Berisha tahsme e ka humbur fare dhe spo di cben ,po del me deklarata boshe dhe inatcore si femije i vogel E ndjen veten humbes qe tani nga keto zgjedhje ,,dhe nga skuadra e PS
ERION VELIAJ SI GJITHMONE KOHERENT DHE REALIST NE ATE CKA U PARAQET SHQIPTAREVE DHE EMIGRANTEVE QE JANE PJESE E POLITIKAVE TE TIJ,BROVO ERI
KY NJERI EM TE VERTETE PERFAQESON TE MJATEN SHQIPTARE ME TE VERTETE PERFAQESON TE RINJTE SHQIPTARE NE PARLAMENT DHE EMIGRANTET SHQIPATR,MERITON RESPEKT DHE VOTE
KY NJERI KA BERE TE PAMUNDUREN QE NGA 2009 QE EMIGRANTET TE KENE MUNDESI TE VOTOJNE REALISHT E JO ME PALLAVRA ASHTU SIC MERET SALI BERISHA NEPER MBLEDHJE TE TURPSHME QEVERIE
PER MUA TE RINJTE SHQIPTARE DHE FRESHISTET KANE PERFAQESUESIN E TYRE NE PARLAMENT DHE MBROJTESIN ME TE MADHE TE TE DREJTAVE TE TYRE DHE ZERIN E VIZIONIN ME TE MADH TE TYRE
FRYMA E RILINDJES ESHTE KRIJUAR NE VEND PO ME TE VERTE NUK MJAFTON DHE DUHET PUNE SHUME EMADHE PER TE FITUAR ZGJEDHJET NDAJ QE TE VIJ RILINDJA SECILI DUHET TE JAPE KONTRIBUTIN E TIJ
MUND TE ME THONI JU PERVEC FJALEVE CFAR GJEJE KONKRETE KA BERE SALI BERISHA PER VOTEN E EMIGRANTEVE?UN THEM ASGJE THJESHT LLOMOTIT PER TE MASHTRUAR CA NJEREZ PER FUSHATE DHE KAQ
KY KRYEMINISTER KA GENJYER SHQIPTARET DHE EMIGRANTET NE 23 VJET DHE NUK JU KA DHENE ATYRE TE DREJTEN E VOTES POR VETEM U KA VENE SHKELMIN DHE JU KA MARE PARATE
KJO POLITIKE RRENACAKE DHE SHPIFESE QE BEN KRYEMINISTRI ESHTE E TURPSHEM DHE ASKUSH SDUHET TA BESOJ,VETEM NJEREZ SI ERION VELIAJ FUQIMISHT PO MBESHTESIN KAUZEN PER VOTEN E TYRE
MINIMALJA QE KERKOJNE EMIGRANTAT PAS GJITHE ATIJ KONTRIBUTI QE I JAPIN SHQIPTAREVE DHE FAMILJEVE TE TYRE KETU E SHETIT TE SHQIPATR DUHET TE VOTOJNE DHE KETE DO UA MUNDESOJE VETEM PARTIA SOCIALISTE
SALI BERISHA NUK KA PARAQITUR ASNJE DRAFT PER VOTEN E MIGRANTEVE NDERKOHE QE ERION VELIAJ DHE PARTIA SOCIALISTE ME KOHE PARAQITET PROJEKTINPER VOTEN E TYRE QE NUK U MIRATUA NGA VETE SALIU
BERISHA DO LARGOHET NGA PUSHTETI SEPSE FRYMA E RILINDJES DHE LODHJA NGA PUSHTETI PO BEJNE TE VETEN DUKE MARE PARASYSH DHE PROGRAMIN FANTASTIK QE PS U KA PARAQITUR SHQIPATREVE
ASNJE PARTI POLITIKE DERI SOT NUK KA APSUR NJE PROGRAM KAQ TE DETAJUAR DHE KAQ POZITIV DHE KAQ TE MIRE PER SHQIPTARET DHE PER ELEKTORATIN DHE KJO DO VLERESOHET SHUME NGA SHQIPATRET
SHQIPATRET KANE ARRITUR NJE PIKE KY PO GJYKOJNE SHUME DREJT NE 23 QERSHOR DHE PUNA E ERION VELISE EDI RAMES DHE PARTISE SOCIALISTE PER SHQIPATRET BRENDA DHE JASHTE VENDIN DO VLERESOHET ME VOTE PRO NE 23 QERSHOR
te gjithe emigrantet dhe shqipatret qe besojne rilindjen ne 23 qershor do bejne te mundur ardhjen e ps ne pushtet per te vetmin qellim rilindjen dhe zhvillimin e vendit