Veliaj me biznesin e vogël: Koha “ca të nënës e ca të njerkës”, do marrë fund

redaktor

Pas 21 qershorit, të gjitha bizneset do të trajtohen njësoj dhe do të shmangim çdo padrejtësi në mbledhjen e taksave. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj, në dëgjesën që zhvilloi sot me përfaqësues të biznesit të vogël në Tiranë.

Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës ka një problem shumë të madh me taksat vendore sepse çdo vit mbledh vetëm gjysmën e tyre, çka do të thotë se vetëm gjysma e bizneseve paguajnë taksa.

“Nuk kam dëgjuar që bizneset të ankohen për taksat, por ama ata ankohen për padrejtësinë që u shkaktohet sepse vetëm 30% e tyre i paguajnë dhe 70% jo. Pra, të jesh i ndershëm në Tiranë paska një kosto të lartë. Por, dua t’ju them se trajtimi “ca si të nënës e ca si të njerkës” do të marë fund. Nuk do të ketë më asnjë diferencim”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, bashkia e re do të vendosë drejtësi dhe do tí trajtojë të gjitha bizneset si të barabartë. Veliaj tha se është e nevojshme të ngrihet edhe Këshilli Ekonomik i Bashkisë, në mënyrë që këtu të diskutohet çdo vendim për investimet, para se të kalojë në Këshillit Bashkiak, njësoj siç veprohet në Këshillin Kombëtar të Punës.

Pyetjes nëse edhe në Bashkinë e re do të ketë një fond për nxitjen e punësimit, Veliaj u shpreh pozitivisht ndaj kësaj ideje, në mënyrë që edhe pushteti vendor të funksionojë me zyra pune për të rritur punësimin.

Share This Article
13 Comments
    • ne fakt qe kur erdhi Rilindja ne pushtet gjerat kane filluar te ndryshojne ndjeshem..e duke qene se dhe Veliaj ka qene pjese e sistemit do vazhdoje me te njejtin progres edhe ne bashki.

  • kemi besim tek erioni se do beje dicka per tiaranen duke i ndrshuar faqen e duke e bere nje kryeqytet me te mire per qytetaret e tiranes

    • Erion Veliaj kandidati me i denje per Tiranen ka aftesi, vizion, vlera dhe shume komunikues me qytetaret me te kryeqyteti do ece me shpejt drejt vizionit europian

      • ne kater vite qe lame ne tirane nuk u be asnje investim duke e lene ne vend numero duke mos bere asnje investim as me minimalin ndaj kete here do votoj pasnje dyshim Erion Veliaj pasi duket i pershatashem dhe i duhuri per kreun e bashkise

        • eri ne vetem dy vite arriti te dallohej si figure dhe ka administruar ne menyre te shelqyer mmsr-ne edhe per kryeqytetin do beje me te miren duke i rikthyer dinjitetin e humbur tiranes

          • Kryeqyteti, banoret, bizneset qe operojne ketu kane me shume se kurre nevoje per modelin qe ofron kandidati i majte si me rimekembese dhe shpresedhenese.

          • kandidate energjik i disponon gjithe cilesite e mira. Figure per tu marre shembull duhet ta fitoj per me shume ndryshim dhe per nje tiarne me afer standarteve dhe vizionit perendimor

          • je me i miri Erion u garanton qytetareve sigurii te uroj shume suksese dhe nje fitore te madhe se e meritoon te jesh ti administratori i tiranes me shume se kushdo tjeter

  • ne dy vite ne krye te ministrise se mirqenjes personale u dallove per shume gjera.
    1. si organizator dasmash, me financime te mamit.
    2.per ndertim vilash luksoze me leket e gruas,
    3. per papunesi te thelluar.
    4. per heqjen e asistences sociale per 200 mije persona ne nevoje.
    5. per shperdorim detyre.
    6.per mashtrim.
    7. per eksodin e detyruar.
    etj etj
    bravo je goc persembari. Go erjonka go

  • Keni shum te drejte ju Vilajeti jam shume dakort me ato cfare keni deklaruar per Erin e Kalave ! Pervec gjithe ketyre qe keni theni me siper , zogu per Tiranen po takon gjasme bizneset se do jene te gjithe te barabarte . Ju jeni ne qeveri dhe e keni groposur fare biznesin e vogel dhe ate te madhin nga taksat e larta , nderkohe qe dilini tani per fushate dhe i takoni ne rruge gjasme mashtrim per tju qare hallin dhe tju vini ne ndihme . Jam shume kurjoze tju shof nese ndonjeri qe ju keni takuar ju ka gjuajtur me veze ose domate . Jo per gje po e meritoni .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *