Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një dëgjesë publike me profesionistët e rinj, ku theksoi rëndësinë e transformimit të politikës nëpërmjet përfshirjes të të rinjve, bazuar në eksperiencat profesionale dhe akademike të tyre.
“Nuk duhet të kemi politikë për të baltosur, por politikë që mundëson hapësira zgjidhjesh, idesh me një vizion të ri, që më në fund të hidhen hapa në drejtimin e duhur, në drejtimin e politikës në shërbim të komunitetit”, deklaroi Veliaj. Ai shprehu nevojën e politikave mbështetëse në rastet kur një kompani është e gatshme të investojë në formimin e vazhdueshëm dhe përgatitjen e ekselencës profesionale dhe akademike.
“Është ky një model i ri që do të mundësojë shkatërrimin e modelit të arrogancës, që e ka vënë ekselencën në periferi të politikës”, theksoi kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës duhet të angazhohet në shndërrimin e shkollave në Qendra Komunitare, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Gjatë takimit, ai u kushtoi një rëndësi të veçantë politikave rinore. Për këtë çështje, kandidati i së majtë theksoi nevojën e shndërrimit të pronave të Bashkisë së Tiranës në shërbim të të rinjve. Sipas tij, janë 10 mijë kafene në 50 mijë biznese që ka qyteti. “Një bar më shumë nuk bën asnjë diferencë, kurse një lulishte, një kënd lodrash, një hapësirë sportive bën diferencë për cilësinë e jetës së komunitetit. Qendrat rinore, bibliotekat e lagjes, do të jenë hapësira ku ju të zbatoni idetë tuaja”, deklaroi Veliaj.
Veliaj vlerësoi nevojën e ndalimit të rrënimit të bashkisë dhe të adminsitratës duke e kthyer atë në krye të detyrës, që nga kryetari i bashkisë, i cilisipas tij, duhet të jetë në punë 24 orë në 7 ditë të javës. Gjithashtu,Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranë duhet të transformojë mënyrën e administrimit dhe të hyjë në garë edhe me qeverinë për ofrimin e shërbimeve cilësore.

erion veliaj eshte drejtimi i duhur per tiranen, per ti dhene gjallerine e munguar kryeqytetit
#drejtimi i duhur , erioni eshte shembelltyre e njeriut punetor dhe te vullnetshem qe ka per ta bere tiranen perseri te bukur sic ka qene para 4 viteve, per te larguar nje here e pergjithmone dembelat qe kane zaptuar sot bashkine
Puna e mire e bere ne MMSR deshmon me se miri aftesite e kandidatit Erion Veliaj. Masat e marra dhe reformat e kryera ne ministri jane nje tregues i mire se Veliaj mund te beje pune te mire edhe per kryeqytetin.
E rendesishme eshte se Tirana me ne fund do kete kryebashkiakun e saj i cili i mungon prej kater vitesh. Shpresojme qe Erioni te punoje me aq zell sa ka punuar ne ministri edhe ne Bashkine e Tiranes.
puna dhe vullneti i erionit kane per ti dhene tiranes gjallerine e munguar, drejtimi i duhur per te larguar dembelizmin qe ka zaptuar bashkine e sotme, puna dhe vullneti i tij jane shembull per cdo njeri ne ditet e sotme
Ka energjine, kreativitetin, aftesite e duhura drejtuese per te udhehequr kryeqytetin. Tirana ka mbetur per fat te keq ne meshire te fatit. Ne kryeqytet mungojne edhe kazanet e plehrave, ndersa per investime as qe behet fjale. Qytetaret e Tiranes nuk meritojne kete gjendje ne te cilen eshte katandisur kryeqyteti.
erion veliaj eshte duke bere nje super fushate, mjaft pozitive dhe shume premtues
veliaj eshte kandidati qe ka plot arsye qe do e fitoj kete betej. dhe te gjithe qytetaret jan te lumtur qe do ken erion veliaj si kryetar bashkie
edhe saliu do votoj per erion veliaj, sepse saliu voton per fituesit. dhe fituesit e kesaj beteje eshte ERION VELIAJ
veliaj eshte premtues, dhe ai di ti mbaj premtimet
votojm erion veliaj qe tirana te ndryshoj fytyr