Paraditja e sotme ka ofruar dy pamje krejt të kundërta për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ketë mëngjes 3-4 te rinj vandale të udhehequr dhe drejtuar nga kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, sulmuan e dhunuan godinën e Bashkisë se Tiranes, duke mos lejuar administratën e saj që të niste normalisht detyrën e përditshme.
Sulme që do të vazhdonin edhe më vonë nga Kreshnik Spahiu, i cili pasi u lirua nga ambientet e Policisë së Tiranës, ku u shoqerua si organizator i protestes se paligjshme, do të shpërthente në një histeri sharjesh dhe mallkimesh, jo vetëm kundër Veliajt, por duke marrë me radhë gjithë politikën shqiptare, pa opozitën.
Por, teksa Spahiu, i sponsorizuar nga PD, shfrytëzonte kamerat dhe vazhdonte teatrin e lumin e ndyre te sharjeve, Veliaj shfaqej në krah të një prej artisteve shqiptarë më me ndikim sot në botën kulturore dhe artistike, tenorit me famë botërore, Saimir Pirgu.
Ai e ka pritur Pirgun në zyrën e tij duke i dorëzuar edhe Çelësin e Qytetit, në shenjë mirënjohje për aktivitetin e tij te jashtezakonshem artistik dhe profesional ne bote, si promovues i vlerave te Shqiperise.



Ju flet Gazeta DITA – Organi Politik i Aleances se Qelbesirave
Shko tek 55 e bej te fala saleh-plehut!
E mbaji te poshtemet kreshnik spajunit!