Veliaj: Meta mos të tallet me një popull

Edona Llukacaj

Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherazi kandidati i koalicionit të majtë për një mandat të dytë Erion Veliaj e ka cilësuar qëndrimin e  sotëm të Presidentit Meta duke dekretuar një datë të re zgjedhjesh tre ditë para 30 qershorit një tallje me qytetarët shqiptarë. Duke folur në “Real Story”, Veliaj theksoi se Kolegji Zgjedhor ka folur qartë se zgjedhjet janë ditën e dielë, ndërsa vlerësoi si thelbësor rolin e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara për kombin tonë.

Veliaj tha: “Shumë politikan përfshirë edhe presidentin harrojnë që shoqëria është emancipuar dhe i jep ujë në bisht të lugës shumë prej politikanëve dhe ti tallesh me miletin  t’u thuash “shkoni ikni, bëni një xhiro nga plazhi e dukuni në tetor”, ndërkohë që qartazi përveç SHBA, hera e parë pas kaq muaj protestë, ne ramë dakord me Lul Bashën i cili gjithashtu nuk e pranon këtë datë. Në qoftë se donte konsensus, Ilir Meta me budallallëkun epik që bëri sot, arriti të formësonte pa dashje konsensus midis forcave politike kryesore dhe i bie që ka pyetur vetëm Tit Vasilin për datën. Kjo më duket realisht një tallje në nivelin grotesk me popullin tënd. Mirë që s’je promovues i unitetit kombëtar, por edhe të tallesh me një popull që sapo e ke përçarë ndërkohë që i ke të gjithë kundra, ligjin, kushtetutën kundra, ke 5-0 vendimin e gjykatës kundra dhe ke SHBA kundër. Në momentin që ti thua për të disatën herë Koreja e Veriut, është një lloj vetëkënaqësie që do moderuar disi, kur vjen puna për një autoritet që si të djathtë e të majtë e kemi pranuar që vendi ynë e ka këtë prirje pro perëndimore. Për ne SHBA kanë qenë jetike që në ekzistencën tonë si komb kur diskutojmë kohën e presidentit Ëilson, jetike në transformimin tonë post totalitar …”.

Ai shtoi:  “Nëse Ilir Meta është gati të hapë luftë me Amerikën, se ai mund të bëjë edhe dekrete të thotë fillojmë luftë me SHBA për faktin që Tit Vasili nuk merr vizë qartazi, ka nënvlerësuar Amerikën por edhe mentalitetin qytetar sot në Shqipëri”.

Share This Article
2 Comments
  • O Veliaj , Meta e ka nga frika edhe disa nga ju te PS jeni me frike nga SPAK e BKH , por mos o ofendo Meten , se po tallet me popullin . Nje gje eshte e vertetuar , vetem dy kapedane hipokrite jane tallur diten per diell me populin , e keto jane :

    1 ..Erion Velia nga Mjaft ,u ngjiz ne “PS ”

    2… Sali Berisha nga sekretar partie i PPSH u ngjiz ne “Demokrat ” Prandaj o karjeristi erjon Velia ,me keqeardhje kjo eshte e verteta e talljes .

  • Me kujtohet Veliaj ne fillim nisi te behej I njohur te TV Klan ku site edge Aleksander Frangaj we I tha Erjonit.Ju meritoni te rraheni te pakten tre her ne dite. Sepse sidhej is mistrec.Sikur ta kishin rrah ate her nuk do ishte kaq misrec sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *