Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Veliaj: Mjafton një vesë shiu për të fshirë çdo investim të Bashkisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Veliaj: Mjafton një vesë shiu për të fshirë çdo investim të Bashkisë
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Veliaj: Mjafton një vesë shiu për të fshirë çdo investim të Bashkisë

redaktor
Published May 19, 2015
Share
SHARE

Erion Veliaj, kanditat i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, u shpreh sot se javën e ardhshme do të prezantojë një program të detajuar për çdo njësi të kryeqytetit, ku do të jenë të listuara konkretisht ndryshimet që ai do të sjellë në Tiranë.

“Ne do të kemi një program për çdo njësi, ku do të listojmë saktësisht rrugët që do të prekim, kopshtet e çerdhet, ndriçimin, në mënyrë që njerëzit ta kenë sa më të qartë se çfarë do të bëjmë. Kjo është fushata jonë larg barcaletave”, tha ai gjatë takimit të pasdites me banorët e njësisë 5.

Veliaj tha se shiu i sotëm ishte një kujtese e situatës që kemi kaluar në Tiranë në këto 4 vitet e fundit. “Ju e dini mirë se mjafton një vesë shiu për të shplarë edhe vijat e fundit të bardha që Bashkia priti 4 vite për t’i bërë. Aq qesharake është bërë kjo situatë ku çdo investim e merr shiu i parë, sa edhe kandidati rival na dha të drejtë kur tha këta as bojë nuk dinë të zgjedhin, këta as poça nuk dinë t’i ndërrojnë, as kapak pusete. Por pika ku ne ndryshojmë nga kandidati tjetër është se ne besojmë që ekipi që e solli Tiranën në këtë derexhe nuk mund të jetë i njëjti ekip që të marrë dhe 4 vite të tjera për të rregulluar Tiranën”, deklaroi ai.

Veliaj tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje për familjet tona. “Mijëra familjeve në 2011 u premtoi hipotekën në dorë. Zero, asgjë nuk u dhanë”, tha ai.

redaktor May 19, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    May 19, 2015 at 8:29 pm

    Para dy javëve u bënë të gjitha vizimet e rrugëve kryesore të Tiranës së Re! Kënaqej syri duke i parë! Por po të vini sot, vizimet janë zhdukur të gjitha,mezi dallohen. Ju lutem, a ka mundësi t’ju përcillni bashkiakëve shqetësimin tim si qytetar që “herë tjetër të mos i lyejnë rrugët me kos d.m.th me atë që edhe haet edhe pihet sepse del shpejt si bojë”! Të gjejnë ndonjë lloj boje më cilësore fjala vjen “qumësht nga lopët e zhelalit të kamzës” sepse thonë që është bojë më e fortë? E kam megjithëmënd? Tung!

    Reply
  • altin says:
    May 20, 2015 at 9:13 am

    Cfare do qe ti te thuash une nuk te besoj voten, pasi dy vite si minister i mereqenies nuk bere asgje, kete e kam provuar vet te zyrat e tua te punes!

    Reply
  • eni says:
    May 20, 2015 at 9:17 am

    Veshtire se drejtimi i duhur per Tiranen mund te asociohet me Erion Veliaj. E provoi veten si minister i mireqenies sociale dhe rezultati doli te jete se shqiptaret jane me te varfer, me te palumtur dhe po largohen nga vendi i tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?