Rama: Bashkia e Tiranës, me ritme si ekipi kombëtar

Dita

Kur ka kaluar një vit nga zgjedhjet e vendore të 21 qershorit, ka përfunduar 1/3 e punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut të parë nëntokësor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan sot nga afër punimet për projektinqë po ecën me ritme të shpejta, teksa e vlerësuan ndërtimin e parkingut nëntokësor si një mundësi e mirë për të lehtësuar situatën e parkimeve në kryeqytet.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se projekti do t’i jap një vlerë tjetër gjithë kësaj zone.“Unë besoj se brenda një kohe të arsyeshme, me ritmin e jashtëzakonshëm që bashkia po rimerr, ky bulevard do të jetë një tjetër vlerë e shtuar dhe mbi të gjitha, një standard i ri në hapësirën tonë urbane. E pse jo, do të jetë vendi ku do të bëhet “FanZone” e finaleve të ardhshme të evropianit, që sido që të shkojë, nuk do të kenë shijen e jashtëzakonshme të këtyre të parave historike dhe të asaj të mbrëmshmes, që ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë në një finale të kampionatit evropian”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kryeministri Rama vlerësoi Bashkinë e Tiranës për ritmin e ri të punëve që ka sjellë në qytet në vitin e saj të parë, pas fitores në 21 qeshorin e kaluar. “Unë besoj se skuadra e Bashkisë është në lartësinë e ambicieve të skuadrës sonë kombëtare”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,tha se Bulevardi i Ri ka qenë një nga projektet madhore, që bashkia e premtoi në fushatën elektorale dhe që sot po bëhet realitet. “Kur erdhëm në krye të Bashkisë së Tiranës, projektin e gjetëm vetëm 2% të realizuar. Praktikisht, ishte hapur vetëm një pjesë e kantierit, ndërsa sot kemi avancuar në 1/3 e projektit”, tha kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij, puna e kryer tregon se projekte të tilla janë të mundura për t’u realizuar në Tiranë, ndërsa shtoi se ai do të lehtësojë parkimin, kryesisht në zonën përreth Bulevardit “Zogu I” dhe te ish stacioni i trenit. “306 makinat që sot bllokojnë Bulevardin “Zogu I” dhe zonën e stacionit të trenit do të shkojnë nëntokë. Parkingu do të menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe i hap rrugën edhe ndërtimit të disa parkingjeve të tjera nëntokësore”,u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

db07fa89-11d8-45c3-aa8c-55100803d935Përfaqësuesi i firmës nënkontraktore për projektin e Bulevardit, Pëllumb Beta, theksoi se parkingu do përfundojë brenda këtij viti, ndërsa Bulevardi i Ri brenda vitit tjetër.

Parkimi nëntokësor do të ketë një kapacitet prej 306 vend parkimesh të shpërndara përkatësisht: 152 parkime në katin e parë dhe 154 në katin e dytë. Sheshi i parashikuar mbi mbulesën e parkimit do të jetë zonë pedonale, me sipërfaqe 7000 metër katror. Struktura e parkingut, për shkak të gjatësisë së tij të madhe, është i ndarë në tre blloqe, përkatësisht A, B dhe C.

Bulevardi i Ri ka një gjatësi prej 1.600m dhe një gjerësi prej 70m, ku përveç 6 korsive të makinave, ka dhe nga një park linear të gjelbër në të dyja anët e tij. Gjithashtu, ai parashikon një infrastrukturë moderne nëntokësore, ku përfshihen kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, rrjeti drenazhimit dhe galeritë nëntokësore.

Share This Article
1 Comment
  • Nje bravo kozmike per Erionin !!! Bajga qe iku vetem
    kakariste “per mungese fondesh” qe donte t’i merrte
    qe pastaj t’i vidhte sic vodhi 240 milionet e rruges se
    Kombit !!! Edhe tash vazhdon te kakarise per aq kohe
    qe disponon sa pa u aprovuar Reforma ne Drejtesi dhe
    pastaj ky myteber nuk do te kete me mundesi te sajoje
    alibira per t’ju shmangur drejtesise vecse po u arratis ne
    Hollanden e tij,por edhe atje do te gjindet e do vije si cecua ne Shqiperi per t’u gjykuar si hajn,si vrases dhe
    si atdheshites. ,!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *