Viti 2016 për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn pritet të jetë një vit i frytshëm në aspektin personal. Gjatë një interviste në “News 24”, Veliaj mes humorit pranon se do të zgjerojë familjen.
“Tani që do rikuperojmë edhe çeqet për bebet, besoj që edhe unë do jap një kontribut personal”, shprehet Veliaj.
Më tej gjatë intervistës, ai pranoi se është një tip që i pëlqen shumë të bëjë dhurata, ndërsa nga ana tjetër na njeh më një mangësi të tijën.
“Jam dështak në kërcim. Besoj se njerëzit duhet të thonë të vërtetën dhe e vërteta është që unë jam një dështak në vallëzim. Ajola kërcen shumë bukur, kam përshtypjen që kur perëndia i ndau talentet i shkau dora dhe këtë të vallëzimit e derdhi të gjithin tek Ajola”.
Por kush janë pengjet e tij për vitin që lamë pas?
“Për bashkinë nuk kam pengje Po t’i kthehesha ditës së betimit do kisha bërë ekzaktësisht atë qe kam bërë. Përveshëm mëngët dhe nisëm nga puna. Për Tiranën kemi marrë vendimet e drejta. Duhet të kisha kaluar me shumë kohë me familjen, kështu që rezoluta imi për 2016 është të jem më eficent në detyrë që të mos sakrifikoj familjen”.
