Veliaj: Në 2016-n, sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në pedonale

Dita

Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe më parë sërish Tirana sot ka një ditë pa makina.

Kreu i bashkisë Veliaj thotë se në 2016 sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale.

Veliaj tha se plani i pedonales është i njëjtë me planin e lënë nga Rama por do ti shtohen më shumë hapësira të gjelbërta.

“Por, para se të fillojmë me sheshin, do të fillojmë me Unazën e Vogël, që kalon mbas Operas dhe Hotel Tiranës. Qeveria dhe Kryeministri kanë miratuar shpronësimet aty dhe besoj se, duke zgjidhur edhe çështjen e trafikut, jemi gati të fillojmë punimet në shesh. Kështu që, do të respektojmë këtë rend të gjërave.”­ – tha Veliaj.

Referuar përmbytjeve të ditëve të fundit në kryeqytet Veliaj tha se jemi ne që i bëjme dëm natyrës dhe ajo na kthen përgjigjje.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve për financimin e aktivitetve Veliaj i’u përgjigj: “Të gjitha aktivitetet i financojnë kompani private ashtu si “nisma Dhuro një çerdhe apo korsitë tek Dritan Hoxha, kjo është gjë e mirë pasi nuk prek aspak buxhetin e Bashkisë”­ sipas tij.

Share This Article
2 Comments
  • Velija eshte puntor i madhe ,besoi se do beje gjera shume te mira fillimi eshte i mire,por do shohim deri ne fund a’ do ta ruaj shpirtin e punes .Kurse Lulzim Basha fleti gjume kater vjet ne karrike te bashkise,eshte e turpshme ,edhe pemet i lapa vaditur .Vetem nje sulme agresiv i beri ishe Stacionit trenit e prishi Brenda shtat dite e nete ,Kryeqitetin e la pa stcion TRENI.?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *